By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 nëntor
November 3, 2025
FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse
November 2, 2025
Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare
November 2, 2025
Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë
November 2, 2025
Rënie e numrit të bagëtisë, kërkohet më shumë përkrahje nga institucionet
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: CorrWatch: Dhjetëra pozita nëpër ministri e agjenci mbahen jashtëligjshëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > CorrWatch: Dhjetëra pozita nëpër ministri e agjenci mbahen jashtëligjshëm
Lajme

CorrWatch: Dhjetëra pozita nëpër ministri e agjenci mbahen jashtëligjshëm

Kosova Times
Last updated: 2024/09/27 at 10:04 AM
Kosova Times Published September 27, 2024
Share
SHARE

Iniciativa CorrWatch ka shprehur shqetësimin për vazhdimin e praktikës së mbajtjes së pozitave drejtuese me ushtrues të detyrës (UD) në administratën publike edhe pas tejkalimit ligjor.

iniciativa CorrWatch ka theksuar se në vazhdimësi ka reaguar lidhur me këtë praktikë dhe pasojat negative që është duke shkaktuar, por se sipas tyre, fatkeqësisht situata vazhdon të mbetet e njëjtë.

“Më 26 shtator 2024 janë bërë 1 vit nga hyrja në fuqi e Ligjit për Zyrtarët Publik (LZP) dhe një shumicë e konsiderueshme e pozitave drejtuese (sekretar të përgjithshëm, drejtor departamenti dhe udhëheqës i divizionit) vazhdojnë të mbahen me ushtrues detyre edhe pse afati ligjor ka skaduar. LZP ka vendosur disa rregulla dhe afate kohore sa i përket ushtruesve të detyrës ku ndër të tjera edhe maksimumin e ushtrimit të një pozitë që është 6+6 muaj ose 1 vit. Për ilustrim, nga gjithsej 16 ministri të Qeverisë (përfshirë Zyrën e Kryeministrit), 8 prej tyre funksionojnë me ushtrues detyre. Ndërsa sa i përket agjencive ekzekutive, 29 prej tyre janë me ushtrues detyre/zëvendësues”, thuhet në reagim e CorrWatch, pjesë e të cilit janë Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe INDEP-i.

Në reagim theksohet se tejkalimi i këtij afati përveç që është paligjshmëri në vetvete, “prodhon edhe një pasojë tjetër juridike që është shpallja e paligjshme e çdo vendimi të marrë nga ushtruesi/ja i/e, pas kalimit të afatit 1 vjeçar siç përcaktohet nga vet LZP”.

“Shpallja e paligjshme e vendime të nxjerra nga ushtruesit e detyre pas afatit 1-vjeçar, marrë parasysh natyrën e vendimeve të nivelit të lartë drejtues, rrezikon dhe cenon rëndë të drejtat dhe interesat e ligjshme të personave të cilat janë të garantuara me ligj sidomos në ato institucione të cilat ofrojnë shërbime publike administrative. Tejkalimi i afatit ligjor për ushtruesit e detyrës është shkelje ligjore si e mbikëqyrësve të drejtpërdrejtë ashtu edhe të mbajtësve të pozitave të caktuar si ushtrues detyre”, thuhet në reagim.

Iniciativa Corrwatch u ka bërë thirrje institucioneve që të ndërmarrin veprimet  të menjëhershme ligjore në rekrutimin e pozitave të lira në administratën publike.

Sipas saj, vazhdimi i dukurisë të ushtruesve të detyrës, i cili ka degraduar në normë për vite të tëra, është një praktikë e papranueshme dhe duhet të marrë fund pa vonesa. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Zbulohet përmendorja e Lekë Dukagjinit në Shpenadi të Prizrenit

Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës

Organizonin luftëra ilegale me qen, arrestohen 9 veta nga Maqedonia dhe Kosova

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Rama: Në takimin e Nanos me Millosheviqin nuk pati asgjë prej tradhtari

TAGGED: #Iniciativa CorrWatch, #Pozita të jashtëligjshme, #Qeveria e Kosovës
Kosova Times September 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ish-këshilltari i Trump dënohet me katër muaj burg pasi refuzoi të dëshmonte për sulmin e 6 janarit

Kosova Times Kosova Times October 21, 2022
ISW: Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda 3 viteve
Kurti: Prodhuesit e Mamushës japin kontribut të madh në ekonominë e Kosovës
Ish-kreu i Unionit Ndërkombëtar të Biatlonit u dënua për korrupsion
Vdes profesori universitar Belul Beqaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?