By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Triumfi i Shqipërisë ndaj Serbisë, Begaj: Ndeshje që do mbahet mend gjatë
October 11, 2025
Shqipëria triumfon 1-0 në Leskovc ndaj Serbisë
October 11, 2025
Festoi golin e Reni Manajt dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet autori
October 11, 2025
Ndërroi jetë aktorja legjendare Diane Keaton
October 11, 2025
Forcat e Armatosura Shqiptare të tretët në garën e `Cambrian Patrol`
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryetari Rama diskuton për potencialin e zhvillimit ekonomik përmes Lojërave Mesdhetare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Kryetari Rama diskuton për potencialin e zhvillimit ekonomik përmes Lojërave Mesdhetare
Lajme

Kryetari Rama diskuton për potencialin e zhvillimit ekonomik përmes Lojërave Mesdhetare

Kosova Times
Last updated: 2024/09/28 at 12:09 PM
Kosova Times Published September 28, 2024
Share
SHARE

Në forumin “Prishtina 2030: Mundësitë e rritjes së biznesit dhe zhvillimit ekonomik përmes Lojërave Mesdhetare”, të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, theksoi potencialin e Lojërave Mesdhetare për të transformuar qytetin dhe për të rritur vlerat shoqërore e ekonomike. Gjatë forumit, Kryetari Rama nënvizoi se këto lojëra do të sjellin investime të reja, rritje të turizmit dhe do të fuqizojnë pozicionin e Prishtinës si një qendër rajonale për biznes dhe inovacion.

Kryetari i Prishtinës theksoi se është jetike që Prishtina të zhvillojë një masterplan të qartë për infrastrukturën e nevojshme dhe të angazhohet me investitorë të huaj për të realizuar projekte të rëndësishme, si ndërtimi i hoteleve dhe objekteve sportive, por edhe infrastrukturës së transportit dhe infrastrukturës tjetër përcjellëse. Kryetari Rama foli edhe për 23 projektet e prezantuara gjatë dy konferencave të investitorëve të organizuara nga Qyteti i Prishtinës gjatë këtij viti, të cilat ofrojnë edhe mundësi të jashtëzakonshme bashkëpunimi ndërmjet kompanive nga Kosova me ato ndërkombëtare, përfshirë edhe ato të Diasporës.

Oda Amerikane Rezultatet e anketës prezantoi një anketë të kryer me anëtarët e saj, e cila gjeti se fushat kritike të ndërhyrjes janë përmirësimet në transport, objektet sportive dhe infrastrukturën digjitale, me disa kompani që shprehën gatishmëri për të kontribuar në këto fusha. Gjysma e të anketuarve u shprehën të interesuar në projektet për teknologjinë e qyteteve inteligjente (Smart Cities), derisa sfidat kryesore përfshinin mungesën e informatave dhe mundësive të bashkëpunimit.

Rama nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit midis autoriteteve të qytetit dhe sektorit privat për të adresuar sfidat e identifikuara nga anketa. Ai po ashtu tha se bllokadat politike dhe mungesa e burimeve financiare mbeten pengesa reale, por theksoi se këto do të tejkalohen përmes bashkëpunimit të ngushtë me sektorin privat dhe institucionet. Ai shprehu besimin se energjia pozitive e Prishtinës dhe interesimi i investitorëve mund të konvertohen në mundësi reale zhvillimi, nëse ka një koordinim të mirë mes sektorit publik dhe privat.

Në përfundim, diskutimi nxori në pah se me një strategji të qartë dhe angazhim të përbashkët, Prishtina ka potencialin për të qenë një lider në rajon, duke krijuar një ambient të favorshëm për investime dhe zhvillim ekonomik. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Prodhimi nga energjia e rinovueshme tejkalon qymyrin

ATK: Tatimet sjellin 794.3 milionë euro në arkën e shtetit

ATK në takim me partnerët institucionalë dhe përfaqësuesit e bizneseve

Kurti: Kosova vazhdon rritjen ekonomike dhe mbështet sektorin privat

198 ndërmarrje në Kosovë përfitojnë 8.9 milionë euro nga KIESA

TAGGED: #OEAK, #Përparim Rama
Kosova Times September 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Ponosh: Njerezit nga mjedisi kriminal, përdoren për punë të tilla si “nxitja e kryengritjes në Kosovë”

Kosova Times Kosova Times July 1, 2024
Planet e Vuçiq me Asociacionin: Sjellja e kompanive të minierave në veri në këmbim të kredive të lehta
Vritet politikania e njohur ne ne ShBA: FBI nisi një hetim urgjent
Aeroporti i Rinasit arrin mbi 1 milion pasagjerë gjatë muajit qershor
ShBA shpreson në arritjen e një marrëveshjeje për targat
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?