By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ja arsyet pse Trump po i zgjat sanksionet kundër politikanëve ne rajon
June 27, 2025
Ambasada gjermane vlerëson qëndrimin parimor të Kosovës ndaj Ukrainës
June 27, 2025
Ismaili: BQK për dy vite kontribuoi me 35 milionë euro në buxhet të Kosovës
June 27, 2025
Të shtëna me armë në `Bregun e Diellit` në Prishtinë
June 27, 2025
Trump: Kosova e Serbia po shkonin drejt luftës
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli thotë se e ka vrarë një tjetër zyrtar të lartë të Hezbollahut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Izraeli thotë se e ka vrarë një tjetër zyrtar të lartë të Hezbollahut
Ballina 2Rajon / Botë

Izraeli thotë se e ka vrarë një tjetër zyrtar të lartë të Hezbollahut

Kosova Times
Last updated: 2024/09/29 at 12:46 PM
Kosova Times Published September 29, 2024
Share
SHARE

Ushtria izraelite tha të dielën se ka vrarë një tjetër zyrtar të lartë të Hezbollahut në një sulm ajror, duke vazhduar t’i shkaktojë goditje të rënda shkatërruese grupit militant libanez, pasi të premten ia vrau liderin e kamotshëm, Hassan Nasrallah.

Ushtria izraelite tha se Nabil Kaouk, zëvendëskryetari i Këshillit Qendror të Hezbollahut, u vra të shtunën.

Hezbollahu nuk e ka komentuar lajmin ende, ndërsa nuk dihet se, ku ndodhi sulmi.

Disa komandantë të lartë të Hezbollahut janë vrarë në sulmet izraelite në javët e fundit, duke përfshirë anëtarët themelues të grupit që kishin shmangur vdekjen ose arrestimin për dekada dhe ishin të afërt me Nasrallahun.

Hezbollahu është grup militant dhe parti politike njëkohësisht, i cili e kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor. Ai është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

Hezbollah ishte gjithashtu shënjestër e një sulmi të sofistikuar ndaj pajisjeve të tij të komunikimit, për të cilin u fajësua gjerësisht Izraeli.

Një valë sulmesh ajrore izraelite në pjesë të mëdha të Libanit ka vrarë të paktën 1.030 njerëz — përfshirë 156 gra dhe 87 fëmijë — në më pak se dy javë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit.

Qindra mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Liban për shkak të sulmeve të fundit.

Hezbollah ka vazhduar të hedhë raketa drejt veriut të Izraelit, por shumica e tyre janë shkatërruar ose kanë rënë në zona të hapura, duke shkaktuar pak viktima dhe dëme të vogla.

Kaouk ishte anëtar veteran i Hezbollahut prej viteve ‘80 dhe shërbeu si komandant ushtarak i Hezbollahut në jug të Libanit gjatë luftës së vitit 2006 me Izraelin. Ai shpesh shfaqej në media lokale, ku komentonte për zhvillimet politike dhe të sigurisë, dhe mbante fjalime në ceremonitë e varrimit të militantëve të lartë. Shtetet e Bashkuara kishin shpallur sanksione ndaj tij në vitin 2020.

Hezbollah filloi ta sulmojë veriun e Izraelit me raketa dhe dronë pas sulmit që Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga ShBA dhe BE – e kreu në jug të Izraelit më 7 tetor, i cili e nxiti luftën e Izraelit në Gazë.

Hezbollahu dhe Hamasi janë aleatë që e konsiderojnë veten pjesë të një “Boshti të Rezistencës” të mbështetur nga Irani kundër Izraelit.

Izraeli i është përgjigjur Hezbollahut me valë sulmesh ajrore, dhe konflikti është rritur gradualisht deri në prag të një lufte të përgjithshme, duke ngjallur frikën e një lufte të përgjithshme në rajon.

Izraeli thotë se është i vendosur t’i kthejë rreth 60.000 qytetarë izraelitë në komunitetet në veri që u evakuuan gati një vit më parë.

Hezbollah ka thënë se do t’i ndalë sulmet raketore vetëm nëse do të ketë një armëpushim në Gaza,. Por, arritja e një armëpushimi në Gazë duket e vështirë, pavarësisht negociatave indirekte mes Izraelit dhe Hamasit, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti.

You Might Also Like

Ja arsyet pse Trump po i zgjat sanksionet kundër politikanëve ne rajon

Ambasada gjermane vlerëson qëndrimin parimor të Kosovës ndaj Ukrainës

Radman: Ideja e botës ruse ndikoi në idenë e botës serbe

Irani pranoi dëmet e mëdha në objektet e tij bërthamore

Macut për TASS: Vëllazëria e serbëve dhe rusëve – e pathyeshme, bashkëpunimi me BRICS – një interes strategjik

TAGGED: #Bejrut, #Liban
Kosova Times September 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Zgjedhjet në veri sërish në pikëpyetje

Kosova Times Kosova Times March 22, 2023
Raportohet edhe për tre të vrarë në protestat në Iran
Diskutime me tone të larta në Komisionin Parlamentar për Integrime
Baerbock për skemën për të dërguar Taurus në Londër dhe raketa britanike në Kiev: “Ky do të ishte një opsion”
Largimi i madh ne skenen politike evropiane: Le Pen njofton ndarjen me AfD
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?