By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusia sulmoi Ukrainën me 215 dronë, qyteti Kharkov është në flakë
June 7, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 7, 2025
Ekran gjigant për ndeshjen Shqipëri–Serbi në sheshin e Prishtinës
June 7, 2025
Mot i nxehtë dhe me diell këtë të shtunë në Kosovë
June 7, 2025
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Oxfam: Klasa e super të pasurve minon bashkëpunimin për të trajtuar varfërinë, ndryshimet klimatike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Oxfam: Klasa e super të pasurve minon bashkëpunimin për të trajtuar varfërinë, ndryshimet klimatike
Ballina 2Rajon / Botë

Oxfam: Klasa e super të pasurve minon bashkëpunimin për të trajtuar varfërinë, ndryshimet klimatike

Kosova Times
Last updated: 2024/09/29 at 6:31 PM
Kosova Times Published September 29, 2024
Share
SHARE

Ndërsa udhëheqësit botërorë marrin pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, organizata bamirëse Oxfam thotë se puna e tyre po dëmtohet nga ajo që e quan ‘oligarki globale’ e super të pasurve që kontrollojnë ekonominë botërore. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, Oxfam e akuzon klasën e super të pasurve për përkeqësimin e problemeve si pabarazia ekstreme dhe ndryshimet klimatike.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara synon të ofrojë një platformë të barabartë që udhëheqësit të diskutojnë çështjet më urgjente botërore si varfëria dhe ndryshimet klimatike.

Një raport i ri nga organizata bamirëse Oxfam thotë se takimi vjetor i udhëheqësve botërorë po zhvillohet nën hijen e asaj që e quan ‘oligarki globale’ e kontrolluar nga korporatat super të pasura.

Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Nabil Ahmed, i cili udhëheq grupin për drejtësi ekonomike dhe racore me departamentin e Oxfam-it për Amerikën.

“Ata po ndikojnë në krijimin e rregullave në favor të tyre dhe po e bëjnë këtë në kurriz të njerëzve të zakonshëm. Kjo po nxit pabarazi brenda dhe midis shteteve.”

Oxfam thotë se jemi në një epokë të pabarazisë globale ekstreme, ku një grup që përbën 1% të popullsisë së botës zotëron më shumë pasuri se 95% e pjesës tjetër të botës.

“Jetojmë në një botë ku shumë nga mega-korporatat paguajnë pak ose aspak taksa”, thotë Nabil Ahmed me organizatën Oxfam.

Brazili, i cili aktualisht mban presidencën e vendeve të G20, kërkon të vendosë një taksë minimale prej 2% për miliarderët më të pasur të botës dhe thotë se kjo do të siguronte deri 250 miliardë dollarë. Kjo përpjekje mbështetet nga organizata Oxfam dhe shumë grupe të tjera joqeveritare.

Plani mbështetet nga disa vende të G20, përfshirë Afrikën e Jugut, Spanjën dhe Francën, por kundërshtohet nga Shtetet e Bashkuara, që thonë se një marrëveshje globale është shumë e ndërlikuar dhe e panevojshme.

Ministri i financave i Brazilit tha në korrik se transformimi i sistemit aktual të taksave ishte jetik. Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, u shpreh kundër masës gjatë takimit të vendeve të G20 në muajin korrik.

“Është shumë e vështirë që politika e taksave të koordinohet globalisht dhe nuk e shohim nevojën ose dëshirën për të negociuar një marrëveshje të tillë globale. Ne mendojmë se të gjitha vendet duhet të sigurohen që sistemi i tyre i taksave të jetë i drejtë dhe progresiv”, tha Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen.

Oxfam thotë se vendet në zhvillim i shpenzojnë të ardhurat nga taksat për të paguar kreditorët privatë dhe bankat. Organizata bamirëse akuzon gjithashtu kompanitë e mëdha farmaceutike për ndikimin në krijimin e rregullave për të drejtat e pronësisë intelektuale nga të cilat përfitojnë aksionaret e tyre.

Organizata Oxfam thotë se vendet e varfra nuk ishin në gjendje të siguronin vaksinat e duhura kundër koronavirusit edhe pse kompanitë farmaceutike morën miliarda dollarë nga qeveritë për zhvillimin e tyre.

“U përdorën paratë e taksapaguesve për zhvillimin e vaksinave. Në fakt investimet publike prej disa dekadash u përdorën për krijimin e vaksinës mRNA”, thotë zoti Ahmed.

Kompania Pfizer i tha Zërit të Amerikës se u kishte ofruar falas vendeve të varfra vaksinën e koronavirusit, por shumë vende më të pasura kishin bërë përpjekje më të shpejta për të blerë dozat e prodhuara.

Drejtuesi i firmës Pfizer paralajmëroi gjithashtu se eliminimi i të drejtave të pronësisë intelektuale do të dekurajonte kompanitë nga ndërmarrja e një rreziku të madh financiar në zhvillimin e vaksinave të tilla, pikëpamje që mbështetet nga firma të tjera të mëdha farmaceutike.

You Might Also Like

Rusia sulmoi Ukrainën me 215 dronë, qyteti Kharkov është në flakë

Axhenda ndërkombëtare

Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë

Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse

WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë

TAGGED: #Klasa e pasur, #Ndryshimet klimatike, #Oxfam, #Varfëria
Kosova Times September 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ish-deputeti bullgar i akuzuar për spiunim, zgjidhet shef i grupit të mbështetur nga Moska

Kosova Times Kosova Times March 15, 2023
Martesa mes gjinisë së njëjtë, pika që deputetët ende s’kanë “guximin” ta votojnë
Krasniqi pret në selinë e PDK-së Prattipatin, flasin për zgjedhjet
Penava: Rezoluta e Malit të Zi është një akt armiqësor
Hargreaves: Jemi krenarë për rolin tonë në FSK për progresin e saj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?