By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
U mbajt dialogu mes Kosovës, Zvicrës e Lihtershtejnit në fushën e migrimit
June 12, 2025
Osmani: Sot u dëshmua potenciali për thellimin e bashkëpunimit me Tokion
June 12, 2025
Ballkani Perëndimor dhe BE riafirmojnë bashkëpunimin doganor
June 12, 2025
Goditi me shuplakë nxënësin, arrestohet mësuesja në veri
June 12, 2025
Ibrahimoviq: Mbështetja për Kosovën në KeE nuk rrezikon koalicionin
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mediat kryesore i bëjnë thirrje ShBA-së “të ndalë ndjekjen e Julian Assange”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Mediat kryesore i bëjnë thirrje ShBA-së “të ndalë ndjekjen e Julian Assange”
Rajon / Botë

Mediat kryesore i bëjnë thirrje ShBA-së “të ndalë ndjekjen e Julian Assange”

Kosova Times
Last updated: 2022/11/28 at 8:09 PM
Kosova Times Published November 28, 2022
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara duhet t’i japin fund ndjekjes penale të Julian Assange, thanë mediat kryesore nga ShBA-ja dhe Evropa që kanë bashkëpunuar me themeluesin e WikiLeaks, duke u thirrur në shqetësime të lirisë së shtypit.

“Kjo aktakuzë krijon një precedent të rrezikshëm dhe kërcënon që të minojë amendamentin e parë të Amerikës dhe lirinë e shtypit”, thanë kryeredaktorët e Guardian, New York Times, Le Monde, Der Spiegel dhe El Pais përmes një letre të hapur.

Assange kërkohet nga autoritetet amerikane për 18 akuza, përfshirë edhe për spiunazh për shkak të publikimit që Wikileaks bëri të dokumenteve konfidenciale të ushtrisë amerikane dhe të kabllogrameve diplomatike. Mbështetësit e tij thonë se ai është një hero kundër establishmentit që është viktimizuar pasi ka ekspozuar keqbërjet e ShBA-së, përfshirë ato në konfliktet në Afganistan dhe Irak.

Më 28 nëntor shënohen 12 vjet që kur mediat që bashkëpunuan me të për të publikuar pjesë nga mbi 250.000 dokumente që Assage siguroi, në ato që njihen si publikime të “Cablegate”.

Materialet rrodhën te WikiLeaks nga ushtarja e atëhershme amerikane, Chelsea Manning, dhe zbuluan detaje për diplomacinë e brendshme amerikane në mbarë botën. Dokumentet ekspozuan “korrupsionin, skandalet diplomatike dhe çështjet e spiunazhit në shkallë ndërkombëtare”, u tha në letër.

Në gusht, një grup i gazetarëve dhe avokatët paditën Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) dhe ish-drejtorin e saj, Mike Pompeo, lidhur me pretendimet se kjo agjenci kishte spiunuar ata kur vizituan Assange në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Assange qëndroi shtatë vjet në ambasadën e Ekuadorit para se të dërgohej në burg më 2019 lidhur me shkeljet e lirimit me kusht. Ai vazhdon të jetë në një burg në Londër, ku po pret që të vendoset për ekstradimin e tij. Nëse do të ekstradohet në ShBA, ai mund të dënohet deri me 175 vjet burgim.

Ekipi i tij mbrojtës ka dërguar çështjen në Gjykatën e Lartë të Londrës, teksa po tenton që të parandalojë ekstradimin e Assange.

“Publikimi nuk është krim”, thanë mediat në letrën e tyre të hapur të publikuar të hënën.

You Might Also Like

Ibrahimoviq: Mbështetja për Kosovën në KeE nuk rrezikon koalicionin

Rrëzohet avioni me mbi 200 pasagjerë në bord në Indi

Rusia ‘fshehu’ bombarduesit strategjikë në Lindjen e Largët pas sulmit ukrainas

Burime ruse pretendojnë se një fabrikë baruti i është vënë flakë nga një sulm me dron

Një muaj para pensionimit vritet karabinieri në Brindisi

Kosova Times November 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Konflikti në Sudan: Mbi 700.000 persona kanë ikur nga shtëpitë e tyre

Kosova Times Kosova Times May 9, 2023
Haradinaj: Japonia është partner i rëndësishëm strategjik i Kosovës
Osmani: Presidenti Rugova hodhi themelet e Kosovës së pavarur
Jashari ndan medaljen ‘Shërbim Vetëmohues’ për oficeren Alexandra Erickson
Abdixhiku Përkujton Kolë Berishën në 3-vjetorin e ndarjes: “Një patriot dhe politikan i madh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?