By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një letër nga e kaluara që nuk mundi të gjendej: Një sekret egjiptian i fshehur për 3,500 vjet
June 7, 2025
Ukrainasit rrëzojnë Su-35 rus mbi Kursk, publikohet video
June 7, 2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
June 7, 2025
Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend
June 7, 2025
Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja dhe BE-ja i bëjnë thirrje për dialog spektrit politik në Shqipëri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA-ja dhe BE-ja i bëjnë thirrje për dialog spektrit politik në Shqipëri
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA-ja dhe BE-ja i bëjnë thirrje për dialog spektrit politik në Shqipëri

Kosova Times
Last updated: 2024/10/01 at 2:10 PM
Kosova Times Published October 1, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësim dhe keqardhje për skenat që u panë një ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë dhe u bënë thirrje pushtetit dhe opozitës që të zhvillojnë dialog.

Deputetët opozitarë, gjatë seancës plenare të 30 shtatorit, nxorën jashtë sallës karriget e tyre dhe i dogjën para ndërtesës së Kuvendit.

“Ambasada e ShBA-së është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në Parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik”, u tha në reagimin e Ambasadës së ShBA-së në Tiranë.

Ndërkaq, më herët ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, shprehu keqardhje për atë që ndodhi në Kuvendin shqiptare.

“Në një demokraci funksionale si Shqipëria, pakënaqësi nga më të ndryshmet duhet të shprehen në mënyrën e duhur dhe nuk duhet që të përdoret dhunë apo të bëhen dëmtime ndaj pronës për të shprehur mendimin. Sepse deputetët e Kuvendit të Shqipërisë duhet të kenë mundësinë që të përmbushin dhe të luajnë rolin e tyre në siguri të plotë”, tha Gonzato.

Duke kujtuar se Shqipëria ndodhet para një momenti të rëndësishëm, siç është vendimi për hapjen e negociatave me BE-në, ambasadori Gonzato tha se ky zhvillim pozitiv për Tiranën kërkon bashkëpunim mes pushtetit dhe opozitës.

Ai theksoi se është shumë e rëndësishme që Kuvendi të luajë rolin e duhur që Shqipëria të bëhet një vend anëtar në një demokraci funksionale, pasi kjo ka të bëjë me objektivin madhor që ka Shqipëria që të jetë në bllokun evropian.

“Thirrja që unë u bëj të gjithëve në këtë moment është t’i ktheheni dialogut, jo që të bini dakord për gjithçka, por për të diskutuar dhe dialoguar. Gjithashtu të shmangen sulmet personale apo verbale. Lutem që të ulet përshkallëzimi”, tha Gonzato pasi mori pjesë në punimet e Asamblesë parlamentare të Nismës për Evropën Qendrore, presidencën e së cilës Shqipëria e mban prej 1 korrikut.

Thirrje për dialog bëri edhe Ambasada e ShBA në Tiranë.

“Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë. Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare, teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euroatlantike”, tha Ambasada amerikane.

Më 30 shtator, deputetët e Partisë Demokratike nxorën jashtë sallës së Kuvendit karriget e tyre dhe u vunë zjarrin në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji. Ata po ashtu kërkuan një Qeveri teknike, që pas tyre, do ta çonte vendin në zgjedhjet e ardhshme parlamentre.

Ndërkaq, Partia Socialiste në pushtet dorëzoi në Kuvend kërkesën për marrjen e masave disiplinore ndaj 24 deputetëve të opozitës, që u bënë pjesë e djegies së karrigeve dhe skenave të tjera të dhunshme në sallën e Kuvendit.

Policia e Tiranës ka referuar në Prokurorinë e Posaçme, deputetët e opozitës që u bënë pjesë e këtij veprimi.

“Këta shtetas kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrige dhe kanë hedhur në drejtim të kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta [pjesë të karriges së thyer]. Gjithashtu kanë djegur disa karrige në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, u tha në njoftimin e Policisë së Tiranës.

You Might Also Like

Ukrainasit rrëzojnë Su-35 rus mbi Kursk, publikohet video

Demokratët e Senatit i bëjnë thirrje Trumpit të përballet me Putinin për luftën kundër Ukrainës

Në Spanjë, 48 persona u arrestuan, u sekuestruan pothuajse katër ton kokainë

Një shtetas amerikan u përpoq të bashkohej me shërbimin e inteligjencës gjermane, informoi BND-ja CIA-n

Rusia sulmoi Ukrainën me 215 dronë, qyteti Kharkov është në flakë

TAGGED: #BE, #Kuvendi i Shqipërisë, #ShBA
Kosova Times October 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Obradoviq: Tashmë është e qartë se rruga drejt BE-së kushtëzohet nga Kosova, duhet hequr dorë nga iluzioni i quajtur BE

Kosova Times Kosova Times January 19, 2023
Inteligjenca amerikane: Rusia ka para të mjaftueshme për një vit tjetër luftë në Ukrainë
Dallimet midis Trumpit dhe Bidenit lidhur me dokumentet e klasifikuara
Joseph per administraten e Biden: “Duke mbajtur anën e Vuçiqit, destabilizohet Ballkani!”
Frederik X bëhet mbret i Danimarkës, pasi Mbretëresha Margrethe abdikoi nga froni
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?