By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE-ja e çon Hungarinë në gjykatë për shkak të ligjit kundër ndikimit të huaj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > BE-ja e çon Hungarinë në gjykatë për shkak të ligjit kundër ndikimit të huaj
Ballina 2Rajon / Botë

BE-ja e çon Hungarinë në gjykatë për shkak të ligjit kundër ndikimit të huaj

Kosova Times
Last updated: 2024/10/03 at 2:47 PM
Kosova Times Published October 3, 2024
Share
SHARE

Komisioni Evropian ka vendosur që ta dërgojë Hungarinë në Gjykatën e Drejtësisë, pasi vlerëson se ligji i saj kombëtar për “mbrojtjen e sovranitetit” shkel ligjin e Bashkimit Evropian. Ky ligj synon të luftojë ndikimin e huaj.

Sipas KE-së, ky ligj themelon Zyrën për mbrojtje të sovranitetit që ka për detyrë të hetojë aktivitete specifike që thuhet se kryhen në interes të një shteti tjetër apo trupi të huaj, organizate apo personi, aktivitete që “supozohet se shkelin apo kërcënojnë sovranitetin e Hungarisë”.

Në njoftim u tha se KE-ja e kishte njoftuar në shkurt të këtij viti Hungarinë për shqetësimet rreth ligjit. Por, pasi përgjigja e Hungarisë ndaj shqetësimeve të bllokut nuk ishte e pakënaqshme, në maj Komisioni dërgoi një opinion duke përsëritur shqetësimet lidhur me shkeljen e Kartës së BE-së për të drejtat themelore, liritë themelore të tregut të brendshëm dhe legjislacionin e BE-së për mbrojtjen e të dhënave.

“Në përgjigje të këtij opinioni, Hungaria pretendoi se ligji për mbrojtjen e sovranitetit nuk e cenon ligjin e BE-së dhe shqetësimet e ngritura ishin të pabaza”, tha KE-ja.

Por, KE-ja tha se shumica e shqetësimeve që ka ngritur për këtë çështje ende nuk janë adresuar.

Më 12 dhjetor 2023, Asambleja Kombëtare hungareze miratoi ligjin për mbrojtjen e sovranitetit, që i jep fuqi Zyrës për mbrojtje të sovranitetit për të kryer hetime.

Kjo zyrë mund të hetojë “çdo aktivitet që financohet nga jashtë e që mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve, vullnetin e votuesve apo mbështet aktivitete të tilla”.

Në preambulë thuhet se ligji është miratuar në përgjigje të “sulmeve të paligjshme ndaj sovranitetit të Hungarisë nga organizata të huaja dhe individë që synojnë të mbrojnë interesat e tyre në Hungari dhe të kundërshtojnë interesat dhe rregullat hungareze”.

Ligji parasheh që të bëhen publike gjetjet e hetimeve. Po ashtu, parashihen pasoja negative për entitetet që janë subjekt i hetimit.

BE-ja dhe Budapesti në të kaluarën janë përplasur për shkak të sundimit të ligjit në Hungari dhe respektimin e të drejtave të komunitetit LGBT.

You Might Also Like

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.

Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

TAGGED: #BE, #Gjykata e Drejtësisë, #Hungari
Kosova Times October 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Voton Shaip Kamberi, bën thirrje për dalje të shqiptarëve në zgjedhje

Kosova Times Kosova Times December 17, 2023
Grossi mirëpret “njoftimet për situatën në Iran”
Amnistia rrezikon koalicionin qeveritar
Ahmeti: Kosova synon anëtarësimin në NATO, BE dhe Këshill të Evropës
Muriqi e Hazrollaj optimist për sukses me trajnerin e ri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?