By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Inteligjenca Gjermane: Putini po përgatitet të sulmojë shtetet baltike nën pretekstin e “mbrojtjes së popullsisë rusishtfolëse”
June 10, 2025
Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s
June 10, 2025
Të shtëna në një shkollë në Graz, të paktën pesë të vdekur. “Sulmuesi u gjet i vdekur në tualet”
June 10, 2025
Tregu energjetik, drejtori i KEK-ut takoi përfaqësues të bizneseve
June 10, 2025
Komuniteti i biznesit thotë se tregu energjetik ndikon në rritje të çmimeve
June 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Libanezët pa kulm mbi kokë pas sulmeve shkatërruese izraelite
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Libanezët pa kulm mbi kokë pas sulmeve shkatërruese izraelite
Ballina 2Rajon / Botë

Libanezët pa kulm mbi kokë pas sulmeve shkatërruese izraelite

Kosova Times
Last updated: 2024/10/03 at 3:17 PM
Kosova Times Published October 3, 2024
Share
SHARE

Mahmoud e bën gjumin në një batanije, bashkë me gruan dhe djalin dyvjeçar, në plazhin e kryeqytetit të Libanit, Bejrut.

Ata janë në mesin e dhjetëra mijërave njerëzve që kanë kërkuar strehim në Bejrut, pasi janë detyruar të zhvendosen nga pjesë tjera të Libanit, për shkak të sulmeve ajrore të Izraelit.

“Erdhëm në Bejrut, sepse menduam që ky qytet është më i sigurt”, ka thënë Mauhmoud.

“Por, tani po e bëjmë gjumin këtu, në plazh, pa asgjë”.

Mahmoud dhe familja e tij kanë ikur prej qytezës Gazijeh, në jug të Libanit, njërës prej zonave të goditura më së rëndi, pasi sulmet ajrore izraelite ia kanë dëmtuar shtëpinë.

Pasi janë nisur me autobus, me vetëm tri çanta trupi, ata kanë arritur në Bejrut.

Udhëtimi ka zgjatur më shumë se 20 orë, dhe shpesh rrugët kanë qenë të bllokuara.

Ofensiva tokësore e Izraelit në jug të Libanit dhe sulmet e vazhdueshme ajrore që shënjestrojnë Hezbollahun – grup i armatosur që mbështetet nga Irani, dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit – kanë rënduar shumë supet e civilëve.

Zyrtarët libanezë kanë thënë që më shumë se 1.100 njerëz janë vrarë prej nisjes së bombardimeve izraelite më 23 shtator.

Rreth 1.2 milion njerëz janë zhvendosur, apo një e pesta e popullsisë, çka shënon zhvendosjen më të madhe në historinë e shtetit.

Në Bejrut, shkollat, universitetet, xhamitë, e madje edhe stadiumet e futbollit janë kthyer në qendra strehimi për të zhvendosurit. Prapëseprapë, mijëra njerëz nuk kanë ku të shkojnë, dhe po e kalojnë natën nëpër plazhe, në parqe, sheshe, apo edhe në makinat e tyre.

Mahmoud dhe familja e tij janë duke qëndruar që katër ditë në plazhin e Bejrutit, El Manara. Ata janë duke mbijetuar me ushqimin që ua japin banorët lokalë.

“Nuk e dimë çfarë të bëjmë”, ka thënë Mahmoud. “Të gjitha qendrat e strehimit janë të mbushura”.

Familja frikësohet që do t’i duhet të zhvendoset sërish.

Bejruti, qytet me rreth 2.5 milionë banorë, është kthyer në skenë të sulmeve vdekjeprurëse izraelite, të cilat kanë dëmtuar rëndë një pjesë të rajonit.

“Ne jemi të tmerruar”, ka thënë Mahmoud.

“Çdo ditë, bombat na afrohen dhe më shumë. Mirëpo, ne nuk e dimë ku të shkojmë. Nuk kemi ku të shkojmë”.

Persona tjerë të zhvendosur, të cilët kanë mbetur pa kulm mbi kokë, pas nisjes së bombardimeve izraelite.
Persona tjerë të zhvendosur, të cilët kanë mbetur pa kulm mbi kokë, pas nisjes së bombardimeve izraelite.

Buzë krizës humanitare

Qeveria e përkohshme e Libanit, e stërngarkuar nga shkalla e zhvendosjeve brenda shtetit, me vështirësi po arrin t’iu ndihmojë të tjerëve. Strehimoret janë të mbushura plot, pavarësisht se autoritetet lokale kanë shndërruar 500 shkolla në qendra strehimi.

Programi Botëror i Ushqimit ka nisur një operacion urgjent për të siguruar bukën për 1 milion banorë të prekur nga konflikti i Izraelit në Liban.

Organizata, e cila ka paralajmëruar se Libani është në “pikë kritike”, ka thënë se është duke shpërndarë shujta dhe para të gatshme nëpër qendrat strehuese brenda shtetit.

Më 1 tetor, Izraeli e ka nisur pushtimin tokësor në jug të Libanit, hap që pritet të përkeqësojë krizën humanitare në këtë shtet të Lindjes së Mesme.

Pak pasi forcat ushtarake izraelite e kanë kaluar kufirin – për herë të parë prej luftës mes Izraelit dhe Hezbollahut më 2006 – ushtria izraelite ka urdhëruar evakuimin e dhjetëra komuniteteve në jug të Libanit.

“Askush nuk ndihet i sigurt”

Edhe në Bejrut, mijëra persona janë detyruar të largohen prej shtëpive të tyre, pas nisjes së bombardimeve izraelite në disa pjesë të këtij qyteti, i treti më i madh në Lindje të Mesme.

Në mesin e tyre është Maiya, punëtore në bankë, e cila tashmë është zhvendosur dy herë brenda qytetit.

“Javën e kaluar, unë, nëna ime dhe motra kanë ikur prej banesës, pasi bomba ka rënë vetëm dy metra më larg”, ka thënë 27-vjeçarja, që ka jetuar në Msajtbeh, lagje në qendër të Bejrutit.

“Jam duke qëndruar me familjarët e mi në pjesën tjetër të qytetit. Por, askush nuk ndihet i sigurt”.

Në paralagjet në jug të Bejrutit e ka bazën Hezbollahu, grup i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara, ndonëse Bashkimi Evropian e ka futur në listë të zezë vetëm krahun e tij të armatosur.

E rrethuar prej ndërtesave të banimit, kjo zonë është goditur rëndë nga sulmet izraelite.

Mirëpo, me dukje të një qyteti fantazmë, jugu i Bejrutit është kryesisht i thatë dhe skenë e ndërtesave të bombarduara dhe rrugëve shkrumb e hi.

Lagje e shkatërruar në Bejrut.
Lagje e shkatërruar në Bejrut.

Maiya ka thënë se ka parë shumë persona të zhvendosur në Bejrut që kanë thyer dyert e hoteleve dhe të ndërtesave të pabanuara, pasi nuk kanë ku të fusin kokën.

“Nuk mund të ndalim dritat në banesën tonë, sepse frikësohemi që dikush mund të hyjë brenda”, ka thënë ajo.

“Është kaos në Bejrut. Nuk ka rend. Njerëzit nuk e dinë çfarë të presin”.

“Kjo është ndryshe”

Manal, nënë e dy fëmijëve, ende nuk është larguar prej banesës së saj në lagjen Bourj Abi Haidar në qendër të Bejrutit.

Megjithatë, ajo frikësohet se shumë shpejt do të detyrohet të largohet.

“Ne i paketojmë të gjitha gjërat tona çdo natë”, ka thënë 40-vjeçarja, kimiste me profesion.

“Zhurma e bombave nuk ndalet. Duket sikurse bota po shkundet nën këmbët tona”.

Manal ka thënë se disa prej miqve dhe familjarëve të saj kanë ikur në malet përmbi Bejrut, për të qenë më të sigurt.

“Por, edhe atje, ata na thonë se nuk u kanë ikur bombave”.

Manal ka qenë dëshmitare e luftës mes Izraelit dhe Hezbollahut, më 2006, e cila është nxitur pas kidnapimit të dy ushtarëve izraelitë nga grupi libanez.
Përgjatë konfliktit 34-ditor, sulmet masive izraelite, që kanë pasur cak Hezbollahun dhe infrastrukturën civile, kanë vrarë më shumë se 1.100 njerëz në Liban.

“Kam përjetuar luftëra edhe më përpara, por kjo është ndryshe”, ka thënë Manal.

“Nuk ka vend të sigurt, i gjithë shteti është nën rrethim”.

You Might Also Like

Inteligjenca Gjermane: Putini po përgatitet të sulmojë shtetet baltike nën pretekstin e “mbrojtjes së popullsisë rusishtfolëse”

Të shtëna në një shkollë në Graz, të paktën pesë të vdekur. “Sulmuesi u gjet i vdekur në tualet”

Kirurgu plastik britanik dënohet me burgim të përjetshëm për përpjekjen për t’i vënë flakën ish-shefit

Greta Thunberg deportohet nga Izraeli

Sekretari i Shëndetësisë shkarkon të gjithë komitetin e vaksinave në SHBA

TAGGED: #Liban, #Sulme izraelite
Kosova Times October 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Thaçi po qëndron për vizitë familjare në Kosovë

Kosova Times Kosova Times September 2, 2023
Kurti letër Abdixhikut: Jemi të interesuar për koalicion me LDK-në
Si të humbni yndyrën e barkut pa mbajtur dietë: Një pije e fuqishme që shkrin yndyrën gjatë natës, e bërë nga 2 përbërës të lirë
OKB: 50 milionë njerëz i nënshtrohen skllavërisë moderne
Personat LGBTI druajnë të tregojnë orientimin e tyre seksual në vendin e punës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?