By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani mirëpret nisjen e zhbllokimit të konstituimit Kuvendit
August 26, 2025
Pastrimi i plazheve, Rama: Turistë dhe qytetarë iu bashkuan ekipeve në terren
August 26, 2025
Eurotopics: Midis Trump dhe Putin – A po zvogëlohet roli i Evropës?
August 26, 2025
Kuvendi dështon të konstituohet, bllokadë e re te nënkryetari serb
August 26, 2025
Kundërsulmet ukrainase eliminuan një pikë të rrezikshme të spikatur pranë Pokrovskut
August 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia thotë se ballafaqimi i saj me Perëndimin është i pashembullt në histori
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia thotë se ballafaqimi i saj me Perëndimin është i pashembullt në histori
Rajon / Botë

Rusia thotë se ballafaqimi i saj me Perëndimin është i pashembullt në histori

Kosova Times
Last updated: 2024/10/03 at 4:17 PM
Kosova Times Published October 3, 2024
Share
SHARE
Ballafaqimi i tanishëm mes Rusisë dhe Perëndimit për Ukrainën është i pakrahasueshëm në histori, si dhe një gabim i cili mund të çojë drejt katastrofës, ka thënë një diplomat i lartë rus të enjten.Ai i bëri këto komente kur u pyet rreth krahasimeve mes ballafaqimit të tanishëm dhe Krizës Kubane të Raketave më 1962.Lufta tashmë dyvjeçare e gjysmë në Ukrainë, lufta më e madhe tokësore në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore, e ka nxitur një ballafaqim të madh mes Rusisë dhe Perëndimit, dhe zyrtarë rusë thonë se ballafaqimi tani po futet në etapën më të rrezikshme deri më sot.Diplomatët rusë në të kaluarën kanë nxjerrë krahasime me krizën e vitit 1962 kur superfuqitë e Luftës së Ftohtë thuhet të kenë qenë shumë afër luftës bërthamore ndërkombëtare, pasi Moska vendosi fshehurazi raketa në Kubë.Por, zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha për gazetarë të enjten se “çfarë po ndodh [tani] nuk ka ngjashmëri me të kaluarën”.Ryabkov, i cili është mbikëqyrës i kontrollit të armëve dhe marrëdhënieve me Amerikën Veriore, tha për gazetarë në Moskë se rreziku i përleshjeve me armë mes fuqive bërthamore nuk duhet të nënvlerësohet.“Ne jemi duke ecur nëpër territor të pashkelur më parë ushtarak dhe politik”, tha ai.Ryabkov tha se një gabim në këtë kohë mund të shkaktojë fatkeqësi të madhe, tha se dyshon nëse ata në Perëndim janë në gjendje t’i “kuptojnë pasojat e rrugës që kanë marrë”.Ka javë që Rusia i paralajmëron Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre se, nëse ata i japin leje Ukrainës të godasë thellë brenda tokës ruse me raketa perëndimore, atëherë Moska do ta cilësojnë këtë si përshkallëzim të madh.Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kohë që u lutet aleatëve ta lejojnë Ukrainën t’i përdorë armët me të cilat ata e furnizojnë për sulme brenda Rusisë.Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha më 12 shtator se Perëndimi do të futej në një lufte të drejtpërdrejtë me Rusinë, nëse do ta lejonte Ukrainën të kryejë sulme në tokën ruse me raketa me rreze të gjatë veprimi të prodhuara nga Perëndimi.Putini e ndryshoi doktrinën bërthamore të Rusisë për ta ulur pragun e përdorimit të armëve të tilla nga Moska në përputhje me situatën.Zelensky i ka kërkuar Perëndimit t’i kalojë dhe shpërfillë të ashtuquajturat “vija të kuqe” të Rusisë, dhe disa vende perëndimore i kanë bërë thirrje ShBA-së ta bëjë pikërisht këtë.Rusia, fuqia më e madhe bërthamore në botë, thotë se kjo është marrëzi.

You Might Also Like

Eurotopics: Midis Trump dhe Putin – A po zvogëlohet roli i Evropës?

Kundërsulmet ukrainase eliminuan një pikë të rrezikshme të spikatur pranë Pokrovskut

Droni ukrainas rrëzohet në Estoni

VIDEO: Boeing me 250 pasagjerë pëson defekt në motor, bën ulje emergjente në Siberi

Mëngjesi Kombëtar i Lutjes në Kiev: I dërguari i SHBA-së Kellogg thotë se Trump kërkon paqe për Ukrainën

TAGGED: #Perëndimi, #Rusia
Kosova Times October 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Nga 1 gushti KEDS aplikon tarifat e rikyçjes për amvisëri në vlerë 17.70 €

Kosova Times Kosova Times July 25, 2024
Burimet: Kamala Harris ka zgjedhur Tim Walzin si kandidat për nënpresident
Në Nizhny Tagil, dy hyrje të një ndërtese pesëkatëshe u shembën pas një shpërthimi
Festivali i Teatrit Shqiptar `Moisiu` vjen në Prishtinë
Peizazhet impresive
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?