By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ekonomia ruse është në prag të kolapsit
November 4, 2025
Mediat polake: Aktivisti Igor Rogov pranon se ka spiunuar për FSB-në
November 4, 2025
Konjufca merr mbështetje nga grupi multi-etnik
November 4, 2025
Gripi i shpezëve, Kosova ndalon importin nga Italia
November 4, 2025
Kelmendi e Çela flasin për luftën kundër krimit në Kosovë e Shqipëri
November 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nga Qeveria thonë se po punojnë që Procesi i Berlinit të jetë i suksesshëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nga Qeveria thonë se po punojnë që Procesi i Berlinit të jetë i suksesshëm
Ballina 1Lajme

Nga Qeveria thonë se po punojnë që Procesi i Berlinit të jetë i suksesshëm

Kosova Times
Last updated: 2024/10/03 at 8:39 PM
Kosova Times Published October 3, 2024
Share
SHARE

Pozita e Kosovës në Procesin e Berlinit dhe Marrëveshjen për Tregti të Lirë – CEFTA mbetet ende e paqartë. Kur kanë mbetur edhe 11 ditë kur do të mblidhet samiti i Procesit të Berlinit, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se po angazhohen që ky proces të jetë i suksesshëm. Mirëpo, nuk kanë treguar nëse veprimet e ndërmarra do të rezultojnë edhe me lejimin e prodhimeve serbe në Kosovë.

Kompromisi nuk është gjetur ende, por kërcënimet e shtetit gjerman për përjashtimin e Kosovës nga Procesi i Berlinit dhe CEFTA, kanë mobilizuar ekzekutivin e Kosovës.

Qeveria e Kosovës po angazhohet që vendi ta ruajë pozitën në Procesin e Berlinit, i cili do të mbahet më datën 14 të këtij muaji.

Gjermania edhe më tej vazhdon kërcënimet se, në rast se nuk lejohet importi i mallrave serbe në Kosovë, republika do të përjashtohet nga ky proces, si dhe nga marrëveshja për Tregti të Lirë.

“Po punojmë dhe jemi të angazhuar që 10-vjetori i Procesit të Berlinit të jetë i suksesshëm”, tha për RTK-në, Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.

Mirëpo, Kryeziu nuk ka treguar nëse po konsiderohet heqja e ndalesës ndaj mallrave serbe, në këmbim të mospërjashtimit të Kosovës nga ky proces e nga CEFTA.

Njohës të politikës e të ekonomisë, Mazllum Baraliu dhe Ismet Mulaj kërkojnë nga qeveria që të ndërmarrë veprime sa më shpejt, teksa paralajmërojnë pasoja të mëdha për vendin.

Të mërkurën kryeparlamentari Konjufca u shpreh optimist për gjetjen e një kompromisi sa u përket mallrave serbe, derisa tha se kjo ndalesë është bërë për shkaqe sigurie.

Gjermania pati premtuar furnizimin e Kosovës me skanerë profesionalë përmes të cilëve mund të detektohej nëse në mesin e mallrave serbe, që hyjnë në Kosovë, mund të ketë edhe armë.

Në rast të furnizimit të vendit me këta skanerë, vendimi për lejimin e mallrave serbe në Kosovë mund të ndryshohet.

You Might Also Like

Konjufca merr mbështetje nga grupi multi-etnik

Kelmendi e Çela flasin për luftën kundër krimit në Kosovë e Shqipëri

Thirrja e Bashës: T’i themelojmë trupat parlamentare e ta votojmë buxhetin

Kallas dhe Kos: Shqipëria përparim të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së

Nisma Socialdemokrate: Kuvendi nuk ka shumicë, zgjidhja e vetme zgjedhjet

TAGGED: #Procesi i Berlinit, #Qeveria e Kosovës
Kosova Times October 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia do të dërgojë 60 mijë kozakë në luftën në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times October 10, 2023
Izraelitët që po i mbrojnë palestinezët nga dhuna në Bregun Perëndimor
Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies
Vitia: “Pharma Leader” falsifikoi dokumentet në tenderin për insulina, e dërguam në Prokurori
Moti në Shqipëri me vranësira
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?