By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Irani përgjigjet me raketa, ka të vdekur. Konsulli kroat dhe gruaja e tij plagosen në Tel Aviv
June 14, 2025
Kosova dhe SHBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
June 14, 2025
Haradinaj uron 250-vjetorin e krijimit të ushtrisë amerikane
June 14, 2025
Osmani: Japonia, partner kyç në shtetndërtimin e Kosovës
June 14, 2025
Hill: SHBA-ja nuk ndërhyn, Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet
June 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dallimi mes politikanëve dhe mërgimtarëve!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Dallimi mes politikanëve dhe mërgimtarëve!
Opinion

Dallimi mes politikanëve dhe mërgimtarëve!

Kosova Times
Last updated: 2024/10/04 at 7:38 AM
Kosova Times Published October 4, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Lidhja e subjekteve politike me mërgatën duhet të jetë e sinqertë dhe reciproke, ndryshe mbetet e pa vlerë dhe e pa nder! Lidhjet apo marrëdhëniet e shtetit me mërgatën duhet të jenë reciproke, ndryshe nuk sjellin rezultate të dëshiruara nga të dyja palët!

Dashuria e pashtershme e mërgimtarëve për shtetin

Për t’u arritur një lidhje e mirëfilltë dhe e njëmend mes mërgatës dhe shtetit, këta të fundit, pra shtetarët (politikanët) duhet të tregohen më të kujdesshëm dhe më të sinqertë ndaj mërgatës për 365 ditët e vitit kalendarik e jo vetëm në kohë të fushatave zgjedhore.

Lidhja shtet-mërgatë duhet të funksionojë sikurse dashuria e Nënës ndaj fëmijës që e ka në emigrim, e cila lidhje nuk është e bazuar në interes por në dashuri të sinqertë dhe reciproke, e cila rezulton me vizita të shpeshta të fëmijëve te prindërit në vendlindje!

Viteve të fundit lidhjet e dashurisë shtet-mërgatë janë zbehur në masë të madhe, jo për shkakun e mërgimtarëve, por të shtetarëve (politikanëve), të cilëve për mërgatën u bie ndërmend vetëm në prag të fushatave zgjedhore!

Ndërsa dashuria e mërgimtarëve për shtetin dhe atdheun e tyre rri e zgjuar çdo herë, e cila shpërthen si vullkan në çdo kohë të pushimeve verore, të cilët vërshojnë rrugët tokësore dhe ato ajrore për të zbarkuar në tokën e bekuar të atdheut të tyre të shenjtë.

Veprimtarët dhe aktivistët e mërgatës nuk ndalen asnjëherë, zhvillojnë aktivitete nga më të ndryshmet në mbrojtje të traditave dhe të kulturës shqiptare, bëjnë qindra e mijëra kilometra për të marrë pjesë në një takim me shtetarët (politikanët), pa dallim pushtet dhe opozitë duke shpenzuar me qindra euro, dhe bërë rrugë të gjatë vajtje-ardhje për të takuar të preferuarit e tyre!

Ndërsa politikanët udhëtimin e bëjnë pak më ndryshe dhe më komod (me aeroplan), me shpenzime të shtetit apo partisë që i dërgon. Edhe pse, askush nuk e di koston e saktë të vizitave të politikanëve në shtetet perëndimore, një gjë është e sigurt, ato shpenzime nuk i mbulojnë nga xhepi i tyre!

Dhe pikërisht këtu e ka zanafillën padrejtësia dhe pabarazia qytetare në të cilën thirren shtetarët (politikanët) e ditëve të sotme, të cilët bëjnë jetë “sheikësh” në Kosovë, kurse mërgimtarët i kalojnë ‘shtatë rrathët e ferrit’ për të ardhur teri tek ekzistenca dhe mirëqenia e familjeve të tyre në shtetin e huaj!

Mërgimtarët dhanë djersën dhe gjakun, pushtetarët morën gjithçka nga shteti

Për dallim nga partitë politike të Kosovës që tani e 25 vjet më radhë i kanë shikuar vetëm interesat e tyre politike jo interesin e qytetarëve, pa bërë asgjë për mërgatën, këta të fundit kanë sakrifikuar gjithçka për shtetin dhe mirëqenien e popullatës në Kosovë, duke dërguar mjete financiare për familjarët e tyre dhe ndihmuar njerëzit me nevojë, për të cilët nuk brengosen politikanët e ditëve të sotme.

Janë me dhjetëra shoqata dhe organizime të mërgatës, të cilat janë duke e luajtur rolin e shtetarëve me ndihmat solidare për të pastrehët dhe njerëzit me nevoja të veçanta, që përkujdesen për shërimin e bashkatdhetarëve në vendlindje me sëmundje të rënda dhe kancerogjene!

Shumica e qytetarëve që jetojnë në Kosovë dhe mërgimtarët në Diasporë e kanë pritur në Kosovë ndryshe nga kjo e sotmja!

E kanë pritur një Kosovë me të zhvilluar dhe më demokratike, ku funksionon ligji dhe drejtësia.

E kanë pritur një Kosovë me barazi qytetare e jo diskriminuese në baza partiake, fetare dhe racore!

Edhe përkundër padrejtësive të shumta që çdo ditë ndodhin në shtetin çfarë e dëshiruan, mërgimtarët asnjëherë nuk hoqën dorë nga shteti i tyre, nuk hoqën dorë nga veprimet humanitare për të ndihmuar njerëzit nevojë dhe shtetin përmes investimeve kapitale në vendlindje!

Republika e Kosovës është produkt i shumë gjeneratave, i ndërtuar me gjakun e dëshmorëve dhe heronjve, me mundin dhe sakrificën e shumë brezave të mërgimtarëve që dhanë gjithçka që patën për shtetin e Kosovës.

Mërgimtarët që dhanë më së shumti për lirinë e Kosovës janë më të harruarit dhe më të anashkaluarit nga shtetarët (politikanët) lakmitar, ashtu siç janë harruar dëshmorët dhe heronjtë që e dhanë më të shtrenjtën-jetën e tyre për Lirinë e Kosovës. Një gjë mos e harroni se djersët e mërgimtarëve janë pika gjaku në Dhe të huaj që janë duke u tretur dita-ditës me mallin e pashuar për kthim në atdhe!

You Might Also Like

Kuvendarët po veprojnë të çorganizuar sikur të ishin nën ndikimin e madh të alkoolit?!

Strategji e rrezikshme në rrjete sociale: A po teston Serbia terrenin për kaos në veri të Kosovës?

Sikur nesër të ishin votimet – për kënd do të votojë qytetari?

DIOGUARDËT ME LIGËN QYTETARE SHQIPTARO-AMERIKANE ZBARKOJNË NË MAQEDONINË ILIRIANE

RREZIKIMI I SIGURISË KOMBËTARE NË KOSOVË

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times October 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Rama uron 110 vjetorin e Pavarësisë krah Dua Lipës

Kosova Times Kosova Times November 28, 2022
Sinwar, njeriu “i pamëshirshëm” i Iranit në krye të Hamasit
Rusia ka shpallur gatishmërinë e saj për të filluar negociatat e paqes me Ukrainën në një nga vendet perëndimore. Një opsion është Hungaria
KRU ‘Prishtina’ fton konsumatorët ta paguajnë borxhin për ujin
Rizvanolli dhe FMN diskutojnë zhvillimin e projekteve konkurruese për energji të erës prej 150 MW
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?