By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Organizohet ‘Dita e Hapur’ në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë
November 20, 2025
Shkarkohet nga detyra u.d. i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi
November 20, 2025
Xhafer Tahiri jep dorëheqje nga drejtimi i Degës së LDK-së në Vushtrri
November 20, 2025
Theret me thikë në Prishtinë pas një mosmarrëveshjeje, policia kërkon të dyshuarin
November 20, 2025
Prizren: 28-vjeçari qëllohet me armë zjarri në të dyja këmbët, dorasi arratiset
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Koreja e Veriut kërcënon me armë bërthamore nëse sulmohet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Koreja e Veriut kërcënon me armë bërthamore nëse sulmohet
Rajon / Botë

Koreja e Veriut kërcënon me armë bërthamore nëse sulmohet

Kosova Times
Last updated: 2024/10/04 at 9:40 AM
Kosova Times Published October 4, 2024
Share
SHARE

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se shteti i tij do të përdorë armë bërthamore “pa hezituar” nëse sulmohet nga Koreja e Jugut dhe aleati i tij, Uashingtoni, raportoi media shtetërore verikoreane më 4 tetor.

Raportet mes dy Koreve janë në pikën më të ulët në dekada dhe Seuli gjatë kësaj jave mbajti një paradë ushtarake ku shfaqi një raketë të fuqishme që tha se mund të godasë bunkerët nëntokësorë të Veriut. Gjatë paradës, presidenti jugkorane, Yook Sun Yeol, paralajmëroi Kimin se përdorimi i armëve bërthamore do të nënkuptonte fundin e regjimit të tij.

Nëse forcat e armikut do “të shkelnin sovranitetin” e Veriut, Pheniani “do të përdorte pa hezituar të gjitha forcat sulmuese që ka në dispozicion, përfshirë edhe armët bërthamore”, tha Kim, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, KCNA.

Sipas fotografive të publikuara nga KCNA-ja, Kim i bëri këto deklarata gjatë një trajnimi të forcave për operacione speciale.

Ai e kritikoi Yoonin për komentin e bërë për “fundin e regjimit” dhe aleancën e Koresë së Jugut me Shtetet e Bashkuara.

Seuli, që nuk ka armë bërthamore, është aleat me Uashingtonin i cili ka stacionuar dhjetëra mijëra trupa në këtë shtet që kur përfundoi lufta Koreane më 1953 pa një traktat të paqes.

Kim tha se Seuli dhe Uashingtoni “po shkatërrojnë sigurinë rajonale dhe paqen”.

Të martën, mbi qiellin e Koresë së Jugut fluturuan avionë luftarakë dhe në rrugë u shfaqën armë të Koresë së Jugut. Ky shtet për herë të parë shfaqi raketën më të madhe balistike që ka, Hyunmoo-5, e cila është e aftë të shkatërrojë bunkerë nëntokësorë.

Gjatë paradës, në qiellin e Koresë së Jugut u panë edhe bombarduesit amerikanë B-1B dhe avionët luftarakë F-15K.

Uashingtoni në mënyrë periodike dislokon asete bërthamore në Gadishullin Korean, duke thënë se vepron kështu për të mbrojtur Seulin nga kërcënimet në rritje që vijnë nga Pheniani.

You Might Also Like

Ndërprerje e pjesshme e energjisë në Paris – Linjat e metrosë jashtë funksionit

Plani i Trump dhe roli i Witkov – Shqetësim midis evropianëve

Vuçiç u përpoq ta fshihte stërvitjen ushtarake me rusët, por sapo mori një shuplakë nga Brukseli

Mesazh nga të rinjtë nga Ballkani: “Nëse BE-ja nuk na do, ja ku jemi për të”

“Vejushat e Zeza” të Rusisë – Gratë që Martohen me Ushtarë për para

TAGGED: #Armë bërthamore, #Koreja e Veriut
Kosova Times October 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Afera në Ukrainë. Ata u pasuruan duke blerë ushqime për ushtrinë, blenë hotele në Kroaci

Kosova Times Kosova Times April 5, 2025
Xhamia “Kadërie” në Lagjen e Muhaxherëve lidhet me rrjetin e ngrohjes së “Termokos”
Lajçak paralajmëron javë dinamike në Davos
Murati: Buxheti i RTK-së i bllokuar për shkak të bllokadës parlamentare
Rukiqi: Investimet e huaja në Kosovë të kufizuara në patundshmëri dhe riinvestime bankare, pa ndikim në zhvillim ekonomik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?