By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant
June 7, 2025
Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras
June 7, 2025
Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital
June 7, 2025
Vdes atdhetari Selim Shala
June 7, 2025
Gjermania në frikën e sulmeve ruse: Planifikohet zgjerim i madh i rrjetit të bunkerëve dhe strehimoreve
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Studim: Raportimi i mediave të shkruara në Kosovë me mangësi dhe shkelje të shumta të kodit të etikës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Studim: Raportimi i mediave të shkruara në Kosovë me mangësi dhe shkelje të shumta të kodit të etikës
Ballina 1Lajme

Studim: Raportimi i mediave të shkruara në Kosovë me mangësi dhe shkelje të shumta të kodit të etikës

Kosova Times
Last updated: 2024/10/04 at 6:25 PM
Kosova Times Published October 4, 2024
Share
SHARE

Një hulumtim i organizatës “Çohu” i publikuar të premten tregon se raportimi i mediave të shkruara në Kosovë përcillet me mangësi dhe shkelje të shumta të kodit të etikës, posaçërisht në raportimet për gratë dhe fëmijët.

Sipas raportit me titullin “Sfidat e raportimit profesional”, mbi 80 për qind e të anketuarve thonë se lexojnë në vazhdimësi mediat e shkruara në Kosovë, ndërkaq rreth 65 për qind e tyre besojnë se këto media shkelin vazhdimisht kodin e etikës.

“Një pyetje ka qenë a keni parë në portale informative shkrime ku shkilet kodi i etikës gazetareske si pamje të aksidenteve me pasoja për njerëzit e përfshirë, 24 për qind kanë thënë po, publikimi i emrave dhe të dhënave në raste të aksidentit 27 për qind, publikimi i fotografive të fëmijëve 22 për qind. Një pyetje tjetër ka qenë a keni parë në portale lajme që përmbajnë paragjykime dhe gjuhë seksiste ndaj grave dhe 66 për qind kanë thënë po, 24 për qind kanë thënë nganjëherë dhe 6.9 për qind kanë thënë jo”, tha Besnik Boletini, nga organizata “Çohu”.

Zoti Boletini tha se mbi 90 për qind e të anketuarve besojnë se këto raportime mund të shkaktojnë dëme te palët e përfshira. Por, një numër i vogël i qytetarëve ka njohuri se ku mund të raportojnë rastet e tilla.

“37 për qind kanë thënë po, ndërsa 62 për qind kanë thënë jo. Pyetja pasuese ka qenë a keni raportuar ndonjëherë ndonjë rast dhe 86 për qind kanë thënë se nuk kanë raportuar dhe 13 për qind po”, tha ai.

Drejtori i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, Imer Mushkolaj, tha se viteve të fundit ka një rritje të ndërgjegjësimit të qytetarëve për mënyrën e raportimit nga mediat.

“Ne si Këshill i shqyrtojmë ankesat çdo muaj, nëse krahasohemi me Këshillat e tjerë në rajon kemi ankesa shumë më shumë edhe me numrin e banorëve që e kemi. Për shembull, në muajin gusht i kemi pasur diku 17 ankesa, para dy ditësh e kemi pasur mbledhjen tjetër dhe i kemi pasur 14 ankesa, që vijnë prej profileve të ndryshme”, tha ai.

Donjeta Kelmendi nga Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve, tha se raportimi jo etik shkakton pasoja të rënda për fëmijët.

“Në qoftë se ka një rast të abuzimit, posaçërisht abuzimit seksual që është forma më e rëndë, mbrohet identiteti i fëmiut pra fotografia dhe emri e mbiemri por shkohet në shkollën ku ai shkon, hyhet në klasën ku ai vijon mësimin, mirret në intervistë kujdestari i klasës, shkolla është në një fshat që e ka një shkollë të vetme. Ai fëmijë nesër duhet të shkojë në atë shkollë, në atë komunitet dhe të gjithë e kuptojnë se për kë bëhet fjalë. Kjo formë e shkeljeve pra publikimi i rrethanave që çojnë në zbulim të identitetit, kjo është më e shpeshta”, tha zonja Kelmendi.

Lonida Molliqaj nga Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion tha se në raportimet për gratë shkeljet më të rënda kanë të bëjnë me rastet e dhunës në familje.

“Çfarë ndodhë është që shumë portale zgjedhin të raportojnë vetëm rastet kur burri ka qenë viktimë dhe fotografitë që i bashkëngjiten artikullit janë gjithmonë problematike zakonisht një grua me një takë, me një tigan, duke lënë të nënkuptohen si mjetet e gruas në hapësirën private por që shkaktojnë tepër irritim”, tha ajo.

Hulumtimi i organizatës “Çohu” përfshin gjashtë muajt e parë të këtij viti dhe në përfundimet e tij rekomandohet një angazhim i shtuar për ta futur lëndën e edukimit medial në shkollimin fillor në Kosovë, si një investim afatgjatë i shoqërisë në ndërgjegjësimin e të rinjve për efektet e çrregullimit informativ.

You Might Also Like

Vdes atdhetari Selim Shala

Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, humb jetën motoçiklisti

Prokuroria e Speciales kritikohet për zvarritje dhe shkelje të afateve

DHSK: Gjyqtarët janë përzgjedhur në përputhje me mandatin e gjykatës

Kryetarja e Speciales arsyeton mosmbajtjen e konferencës në Prishtinë

TAGGED: #ÇOHU, #Kodi i etikës, #Mediat e shkruara
Kosova Times October 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

A la shije të hidhur takimi Trump-Zelenski?

Kosova Times Kosova Times March 2, 2025
Krasniqi: Në Tiranë samiti i rëndësishëm, Kurti po mban ligjërata në Irland
Guardiola i lumtur me fitoren, flet edhe për rikthimin e Gundogan
Trepça dhe Peja synojnë trofeun e parë të sezonit të ri
Ora uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?