By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një tren pasagjerësh u qëllua me armë zjarri në rajonin Sumy të Ukrainës
October 4, 2025
Kurti: Lidhja me Shqipërinë, përveç historike e shpirtërore, edhe fizike
October 4, 2025
KDI publikon shpenzimet e 10-të kandidatëve për kryetar në rrjete
October 4, 2025
Murati: PDK, LDK e AAK duan ta përmbysin rezultatin e 9 shkurtit
October 4, 2025
Natë e përgjakshme në Suedi: Gjashtë të plagosur nga të shtënat, autori është 14-vjeçar
October 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Franca shkatërron 30 mijë hektarë me vreshta
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Franca shkatërron 30 mijë hektarë me vreshta
Bujqësi

Franca shkatërron 30 mijë hektarë me vreshta

Kosova Times
Last updated: 2024/10/05 at 1:58 PM
Kosova Times Published October 5, 2024
Share
SHARE

Duket se periudha e lulëzimit të vreshtave në Francë ka përfunduar. Ky vend, që përbën 11% të sipërfaqeve me vreshta në të gjithë botën, ka vendosur të çrrënjosë rreth 30 mijë hektarë vreshta nga rreth 800 mijë që ka. Arsyet kryesore janë afarizmi i dobët i produkteve të verës franceze në botë, por edhe në Francë, transmeton Radio Kosova.

Vreshtarët dhe prodhuesit francezë të verës kanë shënuar humbje nga rënia e konsumit dhe e shitjes së verës për vite me radhë.

Nga njëra anë, shijet po ndryshojnë: të rinjtë francezë po pinë gjithnjë e më shpesh birrë në vend të verës së kuqe. Gjithashtu, eksportet e verës franceze në SHBA dhe Kinë janë në rënie, ndërsa vreshtarët francezë flasin për dëmet që po pësojnë nga ndryshimet klimatike.

Veçanërisht në jugperëndim të Francës, shumë vreshta kanë mbetur djerrinë, sepse kultivimi i rrushit nuk ia vlen më, duke pasur parasysh çmimet e ulëta të verës në fuçi dhe kërkesën në rënie. Kërkesa globale për verë është në rënie të vazhdueshme dhe ka arritur nivelin më të ulët në 60 vitet e fundit.

Të ndodhur përballë këtyre sfidave, shteti francez ka vendosur të mbështesë ata vreshtarë që dëshirojnë t’i prishin dhe t’i çmbjellin vreshtat. Për këtë qëllim, pas kërkesës së bërë në BE, Komisioni Evropian ka ndarë 120 milionë euro për të subvencionuar me nga 4000 euro për hektar çdo vreshtar që dëshiron të çrrënjosë vreshtën e tij. Toka e pastruar nga hardhitë e rrushit nuk guxon të mbillet përsëri me vreshta për së paku gjashtë vjet.

Subvencionet për shkatërrimin e vreshtave jepen vetëm deri më 31 dhjetor 2024, kështu që vreshtarët që duan të çrrënjosin vreshtin e tyre duhet të aplikojnë këtë vit përmes një procesi online nga mesi i tetorit. Më pas, sipërfaqja e vreshtit duhet të pastrohet nga hardhitë deri më 15 maj 2025, raporton “Vitisphere”.

Franca është prodhuesi më i madh i verës në botë. Sipas agjencisë “Bloomberg”, ndihma e BE-së për zvoglimin e hektarëve me vreshta në Francë jepet në përputhje me nenet 107 deri në 109 të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian, të cilat përcaktojnë rregullat për ndihmën shtetërore në shtetet anëtare.

Me miratimin e Komisionit Evropian, në fund të vitit 2023, Franca kishte çrrënjosur 8,000 hektarë vreshta në zonën e Bordeaux. Zyrtarisht thuhej se bëhej fjalë për luftimin e dëmtuesve.

Sipas këtyre trendeve, këtë vit, Franca ka të ngjarë t’i dorëzojë Italisë titullin e prodhuesit më të madh të verërave në botë.

Vjelja e rrushit këtë vit në Francë, sipas AFP-së, pritet të jetë 39.3 milionë hektolitra, që i bie 18% më pak se në vitin 2023. Edhe në Itali, gjërat nuk shkuan mirë në krahasim me mesataren e viteve të mëparshme, por vreshtaria atje u rikuperua disi nga situata katastrofike.

You Might Also Like

Kosova kryeson Grupin Rajonal për Zhvillimin Rural

Konfirmohet sëmundja e murtajës së deleve në Kosovë

100 milionë euro në vit për fermerët, mbështetje sipas praktikave të BE-së

Blegtorë e bujq rogovas bëjnë gati ushqimin e bagëtive për dimër

AUV dhe ASK nënshkruajnë marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave

TAGGED: #Franca, #Vreshta
Kosova Times October 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Sondazhi: Ekonomia, çështja kryesore për votuesit amerikanë

Kosova Times Kosova Times April 10, 2024
U godit nga gomonia në Karaburun, 56-vjeçari transportohet urgjent me helikopter drejt Tiranës
Ish-presidentja zvicerane kujton shpalljen e Pavarësisë: Lufta në Ukrainë ndryshoi lojën, frika nga një Bosnjë e dytë në Kosovë
NATO: Rusia t’i përmbahet Traktatit për reduktimin e armëve bërthamore
Dodë Gjergji: Dhuna në çdo formë është shkelje e thellë e vlerave hyjnore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?