By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Modelja më e bukur në botë foli për luftën e saj me një sëmundje kronike
November 16, 2025
Speca në salcë kosi – një pjatë dimërore që është e lehtë për t’u përgatitur dhe akoma më e lehtë për t’u zhdukur nga tryeza
November 16, 2025
Kaloi pesë vjet duke kërkuar vendet më të bukura në botë për të jetuar: Fotot e tij ndryshojnë perspektivën e jetës
November 16, 2025
Strategjia e heshtur e administratës Trump ndaj Lukoil dhe ndikimi në tregjet e energjisë globale
November 16, 2025
Fustani Gucci i Hailey Bieber i tejkaloi krijimet më të guximshme të vitit
November 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti
Ballina 1Lajme

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Kosova Times
Last updated: 2024/10/06 at 5:26 PM
Kosova Times Published October 6, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk ka dallime thelbësore me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, sa i përket vizionit të përbashkët për projekte strategjike.

Gjatë një interviste të dhënë në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Strugë, ShBA, Kurti u pyet për marrëdhëniet e tij me Ramën dhe refuzoi të japë një vlerësim numerik për të.

“Nuk mund ta bëj një kuantifikim të tillë,” tha Kurti, duke shtuar: “Por mund të them që kemi marrëdhënie të shkëlqyera mes dy qeverive. Kemi krijuar një treg të përbashkët energjetik, kemi hapur 26 vendkalime të reja kufitare për 200 mijë banorët e zonës ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Gjithashtu kemi mbajtur dy mbledhje të përbashkëta të qeverive dhe kemi arritur 58 marrëveshje të reja.”

Kurti gjithashtu përmendi disa projekte të rëndësishme që po realizohen mes dy vendeve, duke përfshirë bashkëpunimin në kulturë dhe ekonomi, si dhe bashkëfinancimet në fusha të ndryshme.

“Kosova ka tashmë dy zyra doganore në Porto Romano dhe në Durrës, dhe do të realizojmë gjithashtu hekurudhën Prishtinë-Durrës,” theksoi Kurti, duke nënvizuar rëndësinë e këtyre projekteve.

Ai vuri në dukje se shpesh, dallimet e vogla në qëndrime bëhen lajm, duke thënë: “Duhet ta keni parasysh që aty ku pajtohemi, s’bëhet kurrë lajm. Aty ku kemi dallim, ajo bëhet lajm dhe përpiqet që të eksploatohet në mënyrë të pamëshirshme.”

Duke iu referuar një prej dallimeve kryesore me Ramën, Kurti përmendi çështjen e nismës së Ballkanit të Hapur

“Unë besoj që dallimi i cili më së shumti është shpërdoruar është ai rreth Ballkanit të Hapur, duke u përpjekur që atë dallim ta vendosin në çdo çështje e në çdo temë në mënyrë të padrejtë,” tha ai, duke theksuar se ky dallim nuk duhet të zmadhohet përtej kontekstit të tij specifik.

View this post on Instagram

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

You Might Also Like

Sekuestrohet material eksploziv në Leposaviq

41 aksidente dhe 10 arrestime gjatë 24 orëve të fundit

Pesë raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orë

Moti ne Shqiperi i qëndrueshëm me vranësira kalimtare

Sot në Strasburg, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

TAGGED: #Albin Kurti, #Edi Rama
Kosova Times October 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Gjykatësi më mirëdashës në botë” Frank Caprio ka ndërruar jetë

Kosova Times Kosova Times August 21, 2025
Macron ia kujtoi Vuçiqit Banjskën: A do ta zgjidhë Beogradi rastin e sulmit në Kosovë?
Gjermania dhe Britania afër nënshkrimit të Traktatit të rëndësishëm të ‘Trekëndëshit’ në verë
Ngjarjet e datës 23 korrik
Amerikanët hedhin në erë një tjetër anije pranë Venezuelës. Trump publikon videon
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?