By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Projekti për të krijuar jetën njerëzore nga e para fillon në Britani, ekspertët janë të ndarë
June 26, 2025
Arrestohet bosi më i kërkuar i drogës në Ekuador, i fshehur në një vrimë nën banakun e kuzhinës
June 26, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 26, 2025
Parashikimi i motit në Shqipëri
June 26, 2025
Ngjarjet e datës 26 qershor
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lojë mashtruese banale e partive politike me diasporën vetëm për përfitime elektorale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lojë mashtruese banale e partive politike me diasporën vetëm për përfitime elektorale
Ballina 1Lajme

Lojë mashtruese banale e partive politike me diasporën vetëm për përfitime elektorale

Kosova Times
Last updated: 2024/10/06 at 9:19 PM
Kosova Times Published October 6, 2024
Share
SHARE

Katër partitë më të mëdha rivale politike, VV, LDK, PDK dhe AAK janë nisur në fushatë me ofensivë për ta grabitur kush më shumë votën e diasporës për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Njohësit e zhvillimeve të deritashme politike në vend, konsiderojnë se ky orientim drejtë diasporës, është një tregues i cili flet mjaftueshëm se besimi i partive politike në vend është lëkundur te të gjitha pa dallim, për shkak të zotimeve dhe premtimeve të pa realizuara gjatë mandateve të kaluara. Prandaj tashmë ka mbetur vetëm edhe diaspora që të sprovohet dhe shfrytëzohet për ta plotësuar boshllëkun e rrezikshëm elektoral të krijuar në vend, nga zhgënjimi i madh i qytetarëve më gjendjen e krijuar ndër vite. Pra, lufta për votën e diasporës do të jetë po aq e ashpër sa ajo për votën e qytetarëve rezident në Kosovë, pasi që tashmë janë krijuar mundësi dhe lehtësi që diaspora të voton edhe jashtë, pa u detyruar që votuesit të vijnë dhe votojnë në Kosovë siç ka ndodhur mandatet e kaluara, ose të votojnë me postë dhe pastaj votat e tyre ta humbin sigurinë dhe peshën e ndikimit në rezultatin final dhe vendimtar.

Analisti Xhevat Meha, konsideron se mërgata është një storje e dhimbshme që po abuzohet nga politika në vend, sepse padrejtësisht ata qytetar janë detyruar të largohen nga vendi, njësoj sikur që e kishte hartuar platformën akademiku nacionalist serb Dobrica Qisiq, dhe tashmë të njëjtin kontigjent të atyre qytetarëve, politika po e shfrytëzon dhe abuzon për interesat e veta, pasi që mërgata është forcuar, stabilizuar dhe paraqet edhe faktor me peshë strategjike e politike për ndërtimin e shtetit dhe të pushtetit në shtetin e Kosovës.

“Mërgata jonë tani është pjesa më vitale e popullit tonë, më vitale sesa pjesa që jeton në Kosovë. Janë më të pakët në numër po falë kushteve të ofruara nga vendet ku jetojnë kanë vitalitet të lartë”, tha analisti Meha për “Kosova Times”.

Madje ai thotë se kjo mërgatë është krijuar kësisoj me politikat e qeverive të partive politike të deritanishme. VV deri tani nuk e kishte pjesën e vetë, tani edhe kjo e ka kontributin e vetë në përbërjen e qytetarëve nga Kosova në emigrim. Përzërja e qytetarëve nga Kosova është program i rrjetit të fshehtë serb-rus i kryer nga alternativat politike të deritanishme përmes kontrollit të tyre brenda partive politike”, tha analisti Meha për “Kosova Times”.

Sidoqoftë, Meha thotë se sikurse në të kaluarën, edhe tani, mërgata- diaspora do të bombardohet me premtime mashtruese.

“Alternativat politike të deritanishme kanë përzënë qytetarët nga Kosova duke u ofruar rrena e mashtrime në vend të ofrimit të zgjidhjes së problemeve të tyre. Rrena dhe mashtrimi janë fuqia e shtetit të Serbisë, e deklaruar haptazi nga akademiku i tyre Dobrica Qosiq”, tha analisti Meha.

Sipas tij, Kjo platformë e veprimit të alternativave të deritanishme e rrenës dhe mashtrimit pritet që të vazhdojë të zbatohet edhe në fushatën me diasporën, ashtu si është zbatuar deri tani në fushatat zgjedhore në Kosovë.

“Nuk pres ndonjë ndryshim, nuk po shoh ndonjë shenjë të mendoj ndryshe”, tha Meha për “Kosova Times”.

You Might Also Like

Parashikimi i motit në Shqipëri

Ngjarjet e datës 26 qershor

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të pakta

Erdogan: KFOR-i turk është në veri të Kosovës, s`do të ketë asnjë problem

Çeku: Një tjetër projekt i rëndësishëm drejt përfundimit

TAGGED: #Diaspora, #Kosova, #Zgjedhjet
Kosova Times October 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zelensky: Pasojat e luftës do të prekin të gjithë botën

Kosova Times Kosova Times February 17, 2024
Vdes ish-drejtori i Transfuzionit të Gjakut, Hysen Sadriu
Kryeministri Kurti takoi presidentin e Shqipërisë, Begaj, diskutuan për tensionet në veri
Lufta në Serbi për mbikëqyrje të stilit kinez
Bislimi: Kosova është e orientuar drejt një zhvillimi gjithëpërfshirës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?