By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 janar
January 5, 2026
Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë
January 4, 2026
Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga
January 4, 2026
Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi
January 4, 2026
Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë
January 4, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hezbollahu e sulmon Izraelin në njëvjetorin e luftës në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Hezbollahu e sulmon Izraelin në njëvjetorin e luftës në Gazë
Ballina 2Rajon / Botë

Hezbollahu e sulmon Izraelin në njëvjetorin e luftës në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/07 at 8:35 AM
Kosova Times Published October 7, 2024
Share
SHARE

Hezbollahu e sulmoi me raketa qytetin e tretë më të madh të Izraelit, Haifa, tha policia izraelite të hënën. Ndërkohë, mediat izraelite raportuan se 10 njerëz u plagosën në veri të vendit nga sulmet në përvjetorin e parë të luftës në Rripin e Gazës, e cila është përhapur në Lindjen e Mesme.

Hezbollahu, një aleati Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, i cili po e lufton Izraelin në Gazë – tha se e sulmoi një bazë ushtarake në jug të Haifës me një breshëri raketash “Fadi 1”.

Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja, ndërsa BE-ja e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

Mediat izraelite thanë se dy raketa ranë në bregdetin mesdhetar të Haifës, ndërsa pesë të tjera goditën Tiberiasin, rreth 65 kilometra larg.

Policia tha se disa ndërtesa dhe prona janë dëmtuar dhe se u raportua për disa të plagosur lehtë.

Ushtria izraelite tha se avionët e saj luftarakë goditën objektiva që i përkisnin Selisë së Inteligjencës së Hezbollahut në Bejrut, përfshirë mjete për grumbullimin e informatave, qendra komanduese dhe infrastruktura të tjera.

Ushtria izraelite tha se në orët e fundit i bombardoi depot e armëve të Hezbollahut në zonën e Bejrutit.

Sulmet ajrore goditën gjithashtu objektiva të Hezbollahut në Libanin e Jugut dhe zonën e Bekës, tha ushtria.

Izraeli e fajësoi Hezbollahun se qëllimisht i ka vendosur qendrat e komandës dhe ka fshehur armatimin nën ndërtesat e banimit në zemër të Bejrutit, duke rrezikuar popullsinë civile.

Të hënën, izraelitët shënuan përvjetorin e parë të sulmit vdekjeprurës që Hamasi e kreu në jug të Izraelit. Ai sulm shkaktoi një luftë e cila ka nxitur protesta në mbarë botën dhe rrezikon të ndezë një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Ceremonitë dhe protestat në Jerusalem dhe në jug të Izraelit u planifikuan të fillonin rreth orës 6:29 të mëngjesit, në momentin kur militantët e udhëhequr nga Hamasi nisën raketa drejt Izraelit në fillim të sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar.

Militantët i vranë afro 1.200 njerëz dhe i rrëmbyer rreth 250 pengje, sipas autoriteteve izraelite.

Izraeli u përgjigj duke nisur sulme ajrore dhe tokësore në Gazë, të cilat e bën rrafsh me tokën shumicën e kësaj enklave dhe vranë mbi 42.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi.

Forcat e sigurisë janë në gatishmëri të lartë në gjithë Izraelin të hënën, thanë ushtria dhe policia, duke parashikuar sulme të mundshme palestineze të planifikuara për përvjetorin e 7 tetorit 2023, kur filloi përgjakja më e rëndë në konfliktin dekada të vjetër izraelite-palestinez.

Për Izraelin, sulmi i befasishëm nga grupi militant palestinez, gjithashtu një aleat i Iranit, ishte një nga dështimet më të mëdha të sigurisë për një vend që krenohet me një ushtri të fortë dhe të sofistikuar.

Sulmi i Hamasit ndaj komuniteteve izraelite matanë kufirit të Gazës dhe fushata e pamëshirshme e Izraelit si pasojë, e kanë destabilizuar Lindjen e Mesme, ndërsa shkalla e vrasjeve dhe shkatërrimeve ka tmerruar njerëzit në mbarë botën.

Izraeli i ka goditur rëndë Hamasin dhe Hezbollahun duke ua vrarë një numër të madh të liderëve dhe komandantëve të tyre, pjesë e “Boshtit të Rezistencës” të Iranit, që përfshin gjithashtu Houthit e Jemenit dhe grupe të armatosura në Irak që luftojnë kundër interesave të Izraelit dhe SHBA-së në Lindjen e Mesme.

Fokusi i luftës është zhvendosur gjithnjë e më shumë në veri të Libanit, ku forcat izraelite kanë shkëmbyer zjarr me Hezbollahun prej se grupi i mbështetur nga Irani nisi një breshëri raketash drejt Izraelit në mbështetje të Hamasit më 8 tetor.

Ato që filluan si shkëmbime të kufizuara të përditshme zjarri, janë përshkallëzuar në bombardime të fortifikatës së Hezbollahut në Bejrut dhe një ofensivë tokësore në fshatrat kufitare, me qëllim çrrënjosjen e luftëtarëve të tij dhe kthimin e dhjetëra mijëra izraelitëve të evakuuar nga shtëpitë e tyre në veri të vendit.

Sulmet izraelite kanë vrarë mbi 1.000 njerëz gjatë dy javëve të fundit dhe kanë detyruar mbi 1 milion njerëz të zhvendosen nga Libani.

Përshkallëzimi ka rritur frikën se Shtetet e Bashkuara dhe Irani do të përfshihen në një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Irani nisi një sulm me raketa ndaj Izraelit javën e kaluar, si hakmarrje ndaj luftës së tij në Liban dhe Gazë, ku militantët e Hezbollahut dhe Hamasit janë aleatë të Teheranit në të ashtuquajturin Bosht i Rezistencës.

Izraeli, i cili thotë se qëllimi i tij është kthimi i sigurt i dhjetëra mijëra qytetarëve në shtëpitë e tyre në veri të vendit, premtoi hakmarrje mes frikës se tensionet do të përshkallëzoheshin në një konflikt të përgjithshëm rajonal.

You Might Also Like

Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë

Trump tha se SHBA-të kanë nevojë për Groenlandën dhe shpjegoi se çfarë lidhje kanë Kina dhe Rusia me të

Ndërhyrje masive në pothuajse të gjitha frekuencat

I moshuari vret vajzën e tij 60-vjeçare në zonën e Modenës

Normalizimi gradual i Sistemit të Trafikut Ajror

TAGGED: #Hezbollah, #Izrael
Kosova Times October 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Moti në Shqipëri me reshje shiu, borë në verilindje dhe juglindje

Kosova Times Kosova Times December 6, 2025
ISW: Rusia ka mbledhur një grup prej 50,000 trupash për të sulmuar Kharkovin
Piloti rus që u arratis në Ukrainë u vra në mënyrë të dhunshme në Spanjë:
Policët serbë pa mbështetjen e Beogradit dhe pa mbrojtjen e Prishtinës
Ukraina thotë se e parandaloi një komplot rus për ta vrarë Zelenskyn
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?