By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: LVV mes vazhdimësisë dhe dështimit historik!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > LVV mes vazhdimësisë dhe dështimit historik!
Opinion

LVV mes vazhdimësisë dhe dështimit historik!

Kosova Times
Last updated: 2024/10/09 at 1:02 PM
Kosova Times Published October 9, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Tani kur jemi në parafushatë elektorale, hapen shumë tema dhe shtohen shumë dilema! Përderisa pushtetarët i thurin lavde vetes për sukseset e arritura, janë opozitarët që e bëjnë të kundërtën, i akuzojnë këta të parët për mospërmbushje të premtimeve. Përderisa pushtetarët kanë ngelur shumë larg realizimit të premtimeve elektorale, opozitarët nuk e kanë kryer si duhet detyrën e tyre në Parlamentin e Kosovës!

Albini me “duar të pastra”, ministritë e zhytura në korrupsion dhe krim të organizuar

Pyetja më e shpeshtë të cilën e dëgjojmë gjatë ditëve të fundit është ajo, se, a është i përfshirë në korrupsion edhe kryeministri Albin Kurti?!

Logjika e të menduarit të thjeshtë e jep këtë përgjigje:

Sikur të mos ishte i përfshirë në afera korruptive edhe kryeministri, ai nuk do t’i mbyllte sytë në rastin e bastisjeve të Zyrave të MMPHI, e njohur ndryshe si ‘Ministria e Mjedisit’ dhe as nuk do të qëndronte indiferent pas ngritjes se aktakuzave ndaj zyrtarëve të lartë në qeverinë që ai e drejton!

Si mund të jetë i pastër një Kryeministër që i mbron hajnat brenda qeverisë dhe përfaqësuesit jashtë saj në stafin diplomatik? Kjo është e njëjtë sikur i zoti shtëpisë tenton t’i mbrojë meshkujt e shtëpisë kur bastisen ose arrestohen nga organet e rendit, me tendencën për ruajtjen e imazhit si drejtues i ndershëm i familjes (qeverisë) që ai e drejton!

Mbrojtja e aferave korruptive siç ishte ajo e Martin Berishajt apo edhe e ish kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi nga dy drejtuesit e lartë shtetëror, siç janë kryeministri dhe presidentja e paraqet ” “Maja e Ajsbergut” korruptiv në vend, nga të cilat, mund të jenë pasuruar liderët e lartë shtetëror!

Bastisjet e fundit në Ministrinë e Mjedisit janë pasqyra më reale e Qeverisë së Kosovës të drejtuar prej njeriut me “duar të pastra”, i cili, edhe përkundër dëmit të shkaktuar buxhetit të shtetit, vazhdon ta heshtë megaskandalin në këtë ministri!

Policia e Kosovës me të përfunduar aksionin në MMPHI që drejtohet nga ministri Liburn Aliu, dy persona të dyshuar për keqpërdorim detyre dhe shpëlarje parash, përshirë sekretarin e kësaj ministrie i ka shoqëruar në Polici.

Ndryshe, shuma e dëmit të shkaktuar në këtë ministri llogaritet të jetë rreth 90 milionë euro!

Në fund, përsëri dhe logjikshëm shtrohet pyetja:

A janë LVV-GUXO-A të pastër apo të inkriminuar në korrupsion?!

I zoti shtëpisë që i mbron hajdutët nën çatinë e tij, a është edhe ai hajn apo vëzhgues i hajnisë!

Diçka nuk është në rregull me ne si shoqëri njerëzore, nxitet hajni me “pelë për dore”, thonë fajet i ka drejtësia!

Lulëzon korrupsioni qeveritarë, thonë fajet i ka opozita!

Kjo po i bie, që engjëjt na janë kthyer në djaj dhe anasjelltas!

“Mazraku në thes nuk hyn”, e thotë një fjalë e urtë popullore!

“Kaq për sot”, e thotë profesori në përfundim të orës mësimore!

You Might Also Like

Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë

Gjykata Kushtetuese ka devijuar, nuk i lejohet të krijon norma juridike

Kuvendi i Kosovës&Pallati i Dimrit të Madh!?

Deri kurë kështu- vend të bashkimit kemi inate, në vend të shtetndërtimit grupe interesi

Ku mbeti nderi dhe dinjiteti i shqiptarëve!?

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times October 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjeloshaj: Shqiptarët janë mburoja e rrugës euro-atlantike të Malit të Zi

Kosova Times Kosova Times June 11, 2023
Depoja e naftës ne Rusi ende në flakë për të pestën ditë pas një sulmi me dron
ABC News: SHBA-të do të vendosin brenda 24-48 orëve të ardhshme nëse lufta Iran-Izrael mund të përfundojë diplomatikisht apo t’u bashkohet sulmeve të IDF-së
Osmani takohet me kryetaren e Provincës së Kozencës dhe kryetarët e komunave arbëreshe
Vdes një nga legjendat e Real Madridit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?