By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 31 tetor
October 31, 2025
Evropa përgatit një goditje të rëndë për Vuçiçin: Raporti më i keq për Serbinë deri më tani
October 31, 2025
Babai i Muskut: Do të doja të merrja një pasaportë ruse
October 31, 2025
Takime sekrete dhe këndimi i një “versioni nazist” të himnit gjerman: Si gjeti AfD partnerë në Uashington
October 30, 2025
Arrestohet në Prishtinë i dënuari për posedim të narkotikëve
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kelmendi: Ka ardhur koha për bashkëpunim të avancuar ndërinstitucional në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kelmendi: Ka ardhur koha për bashkëpunim të avancuar ndërinstitucional në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave
Lajme

Kelmendi: Ka ardhur koha për bashkëpunim të avancuar ndërinstitucional në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave

Kosova Times
Last updated: 2024/10/09 at 4:58 PM
Kosova Times Published October 9, 2024
Share
SHARE

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka mbajtur një takim të rëndësishëm me përfaqësuesit kryesorë të institucioneve në luftën kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit, duke përfshirë Administratën Tatimore të Kosovës, Njësinë e Inteligjencës Financiare, Doganën e Kosovës, Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Odën e Noterëve, Departamentin për Tatimin në Pronë në Ministrinë e Financave, Agjencinë Kadastrale dhe Agjencinë për Regjistrimin Civil, si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë.

Qëllimi i takimit të sotëm ishte diskutimi për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për të mundësuar hetime efektive, duke u bazuar në të dhënat inteligjente dhe ndjekjen e lëvizjes së parave.

Më këtë rast, U.D. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, ka theksuar se bashkëpunimi ndërinstitucional ka qenë i nevojshëm, por duhet përmirësuar atë dhe është koha që të nxitet një angazhim më i fortë dhe të mbahen përgjegjës aktorët që nuk tregojnë bashkëpunim të mjaftueshëm”.

Gjithashtu, z. Kelmendi, nënvizoi më tej se nuk mund të tolerohet më një situatë e tillë ku përgjegjësitë ndahen dhe qëllimet e përbashkëta mbeten pa u përmbushur dhe është koha që të gjitha institucionet të demonstrojnë një angazhim konkret dhe të pandërprerë për të arritur rezultate të prekshme. Ndër të tjera, ai ka theksuar se do të kërkojë llogaridhënie nga çdo institucion për përpjekjet e tyre, në mënyrë që të sigurohet që mungesa e përkushtimit nuk do të mbetet pa pasojë, sepse nevoja për përmirësim është urgjente dhe kërkon një nivel të ri të bashkëpunimit për të arritur qëllimet e përbashkëta në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

Kjo nismë përforcon përkushtimin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit për të avancuar luftën kundër korrupsionit dhe për të siguruar që institucionet përkatëse të bashkëpunojnë ngushtë për të ndjekur aktivitetet e paligjshme financiare dhe për të forcuar integritetin e institucioneve publike.

Kjo ngjarje mbështetet nga Projekti SAEK III, Zyra e UNDP-së në Kosovë, me ndihmën e Qeverisë Zvicerane përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Kosovë, dhe me ndihmën e Qeverisë Suedeze, përmes SIDA-së, në Kosovë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Arrestohet në Prishtinë i dënuari për posedim të narkotikëve

Limaj: Koha që zëri racional dhe Kosova e pjekur të bëhen bashkë

Nesër mbyllet për qarkullim gjysma e tunelit në lagjen ‘Dardania’

Kurti dhe Fuchs flasin për avancimin e rrugëtimit të Kosovës drejt BE-së

Sot dëshmoi i akuzuari Kadri Brahimi, depoisti ku u kapën 400 kg drogë

TAGGED: #Besim Kelmendi
Kosova Times October 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Japonia synon të ndryshojë statusin ligjor për COVID-19

Kosova Times Kosova Times January 20, 2023
Ursula von der Leyen: Përgëzoj Moldavinë dhe Ukrainën për fillimin e negociatave të anëtarësimit
Rita Ora nuk i lë asgjë imagjinatës me një veshje pothuajse të zhveshur
Qasja e gjeopolitikës amerikane pas rikthimit të z. Donald Trump në krye të shtetit
Izraelitët zgjatën afatin për tërheqjen e trupave nga Libani jugor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?