By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ministri ukrainas i Mbrojtjes shkarkohet
January 13, 2026
Rusët pretendojnë se nafta në Venezuelë është e tyre
January 13, 2026
Kjo është vajza që vuri zjarrin në Zvicër: Ngriti një spërkatës që i vuri flakën tavanit
January 13, 2026
Aktakuzë ndaj mjekut nga Vushtrria për keqpërdorim të pozitës zyrtare Valbona Thaçi / RTKLive
January 13, 2026
Nxënësi sulmon edukatoren e kopshtit në Pejë me një shufër metalike
January 13, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blinken ia përmend Izraelit rëndësinë e mbrojtjes së civilëve pas sulmeve në Bejrut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Blinken ia përmend Izraelit rëndësinë e mbrojtjes së civilëve pas sulmeve në Bejrut
Rajon / Botë

Blinken ia përmend Izraelit rëndësinë e mbrojtjes së civilëve pas sulmeve në Bejrut

Kosova Times
Last updated: 2024/10/11 at 1:31 PM
Kosova Times Published October 11, 2024
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Uashingtoni është ende duke punuar për të parandaluar një luftë të madhe në Lindje të Mesme, dhe i ka bërë thirrje Izraelit që t’i mbrojë civilët, pasi 22 njerëz janë vrarë nga sulmet në qendër të Bejrutit.

Blinken ka folur një ditë, pasi sulmet ajrore izraelite kanë shënjestruar dy ndërtesa në Bejrut, njëra prej të cilave është shkatërruar plotësisht.

“Ne vazhdojmë të angazhohemi intensivisht për të parandaluar një konflikt më të gjerë në rajon”, u ka thënë Blinken gazetarëve pas një Samiti të Azisë Lindore në Laos, duke shtuar se është “shumë me rëndësi” për Izraelin që të garantojë se civilët janë të mbrojtur gjatë konfliktit.

Burimet libaneze kanë thënë se të paktën një figurë e lartë e Hezbollahut është shënjestruar në sulme, të tretat me radhë në Bejrut, prej kur Izraeli ka nisur fushatën në jug të Libanit, muajin e kaluar, kundër milicisë së Hezbollahut, të përkrahur nga Irani.

Këto veprime kanë rritur frikën për ndonjë luftë të madhe rajonale.

Hezbollahu, grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë vetëm krahun e armatosur, por jo partinë, e cila ka ulëse në Parlamentin e Libanit.

Televizioni Al-Manar i Hezbollahut ka thënë pas sulmeve se tentimet për të vrarë Wafiq Safanin, një zyrtar të lartë të sigurisë së grupit, kanë dështuar.

Në raportime është thënë se Safa nuk ka qenë në asnjërën prej ndërtesave të shënjestruara.

Safa udhëheq një departament përgjegjës për të punuar me agjencitë e sigurisë së Libanit, kanë thënë burimet.

Në një tjetër incident, më 10 tetor, forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në jug të Libanit, kanë thënë se një tanke izraelite ka goditur ndërtesën ku gjendet selia e tyre në qytezën Naqoura, dhe për pasojë janë plagosur dy paqeruajtës.

Kombësia e paqeruajtësve nuk është bërë e ditur.

Misioni i Kombeve të Bashkuara ka thënë përmes një deklarate se si pasojë e sulmeve izraelite janë dëmtuar edhe makinat, si dhe një sistem komunikimi.

You Might Also Like

Ministri ukrainas i Mbrojtjes shkarkohet

Rusët pretendojnë se nafta në Venezuelë është e tyre

Kjo është vajza që vuri zjarrin në Zvicër: Ngriti një spërkatës që i vuri flakën tavanit

Pentagoni bleu një pajisje përmes një operacioni të fshehtë, disa hetues dyshojnë se është e lidhur me Sindromën e Havanës

Irani i ka dërguar Rusisë raketa me vlerë 2.7 miliardë dollarë

TAGGED: #Antony Blinken, #Civilët, #Izrael, #Liban
Kosova Times October 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Osmani: Kriminalët serbë kanë humbur çdo betejë me institucionet e Kosovës

Kosova Times Kosova Times November 29, 2024
Uzbeku hodhi në erë gjeneralin Kirillov për 100,000 dollarë
Krasniqi takim me Escobar: Rreshtimi me SHBA-në s’ka alternativë
Hacker: Gabim i rëndë lidhja e anëtarësimit në KiE me Asociacionin
Si mund t’i luftojë OBSh-ja pandemitë në të ardhmen?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?