By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Telegraph: Kryeministri shqiptar zotohet se do të marrë mbrapsht çdo kriminel nëse Farage ka të drejtë
June 29, 2025
Azerbajxhani anulon ngjarjet që lidhen me Rusinë
June 29, 2025
Festa ekstravagante e 50 milionë dollarëve mbaroi: Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez u larguan nga hoteli në Venecia
June 29, 2025
Zelensky i jep titullin Hero të Ukrainës pilotit të rënë në F-16
June 29, 2025
Rendimenti i boronicës këtë vit, më i miri ndër vite
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Escobar: Pa zgjidhje për Asociacionin do të ketë cikël të vazhdueshëm krize
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Escobar: Pa zgjidhje për Asociacionin do të ketë cikël të vazhdueshëm krize
Ballina 1Lajme

Escobar: Pa zgjidhje për Asociacionin do të ketë cikël të vazhdueshëm krize

Kosova Times
Last updated: 2022/12/01 at 6:17 PM
Kosova Times Published December 1, 2022
Share
SHARE

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Kosova e ka për obligim formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe nëse nuk zgjidhet kjo çështje, do të ekzistojë një cikël i vazhdueshëm krize.

“Mendoj se Qeveria në Prishtinë duhet ta shohë këtë çështje si mundësi. Ekzistojnë modele në Evropë që sigurojnë të drejta për minoritetet. Dhe ato veçse janë në Bashkimin Evropian. Ekzistojnë mënyra për të krijuar mundësi për të dyja vendet”.

Ai i ka bërë këto deklarata në një diskutim të organizuar nga Këshilli Atlantik – institut amerikan me seli në Uashington.

I pyetur nëse ekzistojnë afate për formim të Asociacionit, ai ka thënë se kjo çështje duhet të përfundojë sa më shpejt që është e mundur.

“Konflikti i ngrirë nuk i ndihmon askujt në rajon. Ky është konflikti i vetëm i tillë në Evropën Qendrore”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Escobar ka thënë se lufta e Rusisë në Ukrainë vetëm e ka shtuar fokusin e Uashingtonit në Ballkanin Perëndimor për të zgjidhur të gjitha mospajtimet ekzistuese.

Sa i përket marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave, Escobar, ka thënë se ajo ka qenë e rëndësishme për uljen e tensioneve.

“Në vend të fokusimit në çështjet individuale që rrisin tensionet, palët duhet të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”.

Ai ka thënë se ShBA-ja nuk do ta marrë drejtimin e dialogut, sepse e kaluara ka treguar që bashkëpunimi me BE-në ka rezultuar i suksesshëm për të trajtuar disa çështje në të kaluarën.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë qenë të larta qysh në verë, për shkak të një vendimi të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Në muajin nëntor, dy vendet kanë arritur marrëveshje nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Marrëveshja parasheh që Kosova të pezullojë planin për riregjistrim të makinave dhe që Serbia të mos lëshojë më targa serbe për qytetarët në Kosovë.

Sa i përket rajonit, ai ka lavdëruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në kryerjen e reformave për rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Ai ka konsideruar se Mali i Zi është në krizë të thellë kushtetuese, andaj duhet mbajtur sa më shpejt zgjedhjet e reja.

Kur ka folur për Bosnje-Hercegovinën, ai ka thënë se ShBA-ja përkrah plotësisht rolin e Përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt për zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit.

Marrëveshja e Dejtonit i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990.

Escobar ka thënë se problemi kryesor në Ballkan është korrupsioni dhe se autoritetet amerikane do të vazhdojnë sanksionimin e zyrtarëve në Ballkan që janë të përfshirë në të.

I pyetur për Ballkanin e Hapur, ai ka thënë se ShBA-ja mbështet çdo nismë që ndihmon në bashkëpunim ekonomik rajonal, por vetëm kur në ato nisma janë të anëtarësuara të gjashtë vendet dhe kur ato trajtohen në mënyrë të barabartë.

Escobar, po ashtu, e ka përshëndetur rikthimin e angazhimit në Procesin e Berlinit, dhe ka thënë se pret zbatimin e marrëveshjeve të arritura në takimin e fundit.

Marrëveshjet kanë të bëjnë me njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale.

Marrëveshjet e nënshkruara duhet fillimisht të ratifikohen para se të hyjnë në fuqi.

Procesi i Berlinit është krijuar në vitin 2014 si platformë për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor – Kosovën, Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë – për të përshpejtuar përafrimin e tyre me BE-në.

You Might Also Like

The Telegraph: Kryeministri shqiptar zotohet se do të marrë mbrapsht çdo kriminel nëse Farage ka të drejtë

Haxhiu kritikon prokurorinë: Nuk kërkoi paraburgim për Valon Sylën

Kurti: Investimi në KEK rritë sigurinë dhe ulë importin e energjisë

Pas përleshjes në veri një person ndalohet për 48 orë

Nesër nis gjyqi i Berishës, ish-kryeministri në bankën e akuzës

Kosova Times December 1, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Crosseto: Me ministrin Mehaj diskutuam për gatishmërinë e Italisë për tejkalimin e ngërçit mes Kosovës e Serbisë

Kosova Times Kosova Times November 22, 2022
Tregjet botërore të aksioneve shënojnë rritje
Largohet me arrogancë nga Manastiri i Deçanit, prifti nga Shqipëria At Nikolla Xhufka
Dy oficerë të lartë të IRGC-së vriten nga “rrjedhja e gazit” në Iran
Arrestohet në Itali 47 vite pas vrasjes së dyfishtë në Australi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?