By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vendbanimi i parë i menaxhuar nga inteligjenca artificiale
June 25, 2025
“Pastrimi” rifillon punën në terren, angazhim për kryeqytet të pastër
June 25, 2025
Lëvizje dramatike nga Britania: Ata blejnë avionë amerikanë F-35, ata mund të mbajnë koka bërthamore
June 25, 2025
Trump: Të tre objektet bërthamore u goditën në mënyrë perfekte. Mediat nuk i respektojnë pilotët
June 25, 2025
A do të jetë samiti i NATO-s në Hagë më i rëndësishmi që nga Lufta e Ftohtë
June 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: SPAK-u padit për shpërdorim detyre deputetin socialist Jurgis Çyrbja
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > SPAK-u padit për shpërdorim detyre deputetin socialist Jurgis Çyrbja
Ballina 2Rajon / Botë

SPAK-u padit për shpërdorim detyre deputetin socialist Jurgis Çyrbja

Kosova Times
Last updated: 2024/10/11 at 9:12 PM
Kosova Times Published October 11, 2024
Share
SHARE

Në Tiranë, Prokuroria e posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK-u) i njoftoi sot akuzën e shpërdorimit të detyrës deputetit socialist Jurgis Çyrbja, për akte të 7 viteve më parë, kur ishte drejtor i Hipotekës së Durrësit, pas një padie ndaj tij prej Partisë Demokratike të opozitës. Zoti Çyrbja dorëzoi dje mandatin e deputetit, sipas tij, për arsye shëndetësore, dhe është shprehur se do të paraqitet para drejtësisë sa herë që të thirret.

Pas një padie dhe hetimesh mbi ngjarje të 7 vjetëve më parë, çështja e deputetit socialist Jurgis Çyrbja precipitoi në SPAK brenda 4 ditësh.

Të martën ai u thirr në Prokurorinë e Posaçme, ku qëndroi mbi 7 orë, të enjten dorëzoi në Kuvend mandatin e deputetit dhe të premten iu komunikua akuza për shpërdorim detyre.

Ndryshe nga 4 ditë më parë kur hyri vetëm në SPAK, sot kur doli nga porta e Prokurorisë së Posaçme, teksa shoqërohej nga një avokate, zoti Çyrbja nuk bëri asnjë koment për shtypin, ndërsa u tha gazetarëve që informacionin ta kërkojnë nga SPAK-u.

Më herët ai është shprehur që mbetet i gatshëm të paraqitet në SPAK sa herë që të thirrej nga prej institucioneve të drejtësisë.

Hetimet nisën nga një kallëzim prej Partisë Demokratike për shpërdorim detyre në hipotekën e Durrësit më shumë se 7 vite më parë.

Çështja e deputetit Çyrbja ka qenë nën hetim për një kohë të gjatë, ndërsa sot atij iu komunikua zyrtarisht akuza e shpërdorimit të detyrës gjatë viteve kur drejtonte Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në qytetin bregdetar të Durrësit, ku edhe fitoi dy mandate si deputet i Partisë Socialiste në pushtet.

Akuza mbështetet, siç mësohet jozyrtarisht nga burime pranë SPAK-ut, mbi shkelje të dyshuara që gjenden në 4 praktika të ndryshme legalizimesh dhe certifikata pronësish kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit.

Opozita e paditi Çyrbjen edhe për shpërndarje leje legalizimesh për qëllime elektorale para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, kur ai mori edhe mandatin e parë të deputetit, por mesa duket kjo pjesë nuk është përfshirë dhe akuza ndaj tij është vetëm për shpërdorim detyre.

Dosja i përket çështjeve të mbartura në SPAK nga prokuroria e krimeve të rënda, e cila e ka marrë në pyetje zotin Çyrbja vite më parë.

39 vjeçi Jurgis Çyrbja, i lindur në Shijak, është prej dy mandatesh qysh nga viti 2017 deputet i Qarkut të Durrësit, deri dy ditë më parë, kur dorëzoi vet mandatin e deputetit. Ai tha se mandatin po e dorëzonte për arsye shëndetësore.

Megjithatë në informacionin e Kuvendit ai ende figuron deputet i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, anëtar i përhershëm i komisionit parlamentar për çështjet ligjore, administratën publike dhe të drejtat e njeriut, anëtar i sekretariatit për procedurat, votimet dhe etikën.

Pas studimeve për drejtësi në vitin 2010, Jurgis Çyrbja ka punuar si avokat dhe më pas pedagog në Universitetin e Durrësit.

Ai ka drejtuar Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës në vitet 2013-2016, kohë kur edhe organi i akuzës ka hetuar shpërdorimin e detyrës.

You Might Also Like

Lëvizje dramatike nga Britania: Ata blejnë avionë amerikanë F-35, ata mund të mbajnë koka bërthamore

Trump: Të tre objektet bërthamore u goditën në mënyrë perfekte. Mediat nuk i respektojnë pilotët

A do të jetë samiti i NATO-s në Hagë më i rëndësishmi që nga Lufta e Ftohtë

Axhenda nderkombetare

I dërguari special i Trump e quan “tradhti” rrjedhjen e informacionit mbi sulmin ndaj Iranit

TAGGED: #Jurgis Çyrbja, #SPAK
Kosova Times October 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Disa pjesë të Prishtinës nesër do të mbesin pa ujë

Kosova Times Kosova Times August 19, 2024
Ministri Basta godet ambasadorin rus Bocan-Harçenko
Katër emigrantë mbyten në ishullin grek Lesbos
ANALIZË – Rruga drejt anëtarësimit në BE: Ku qëndrojnë vendet kandidate?
Zbulohet pllakë përkujtimore për ish të burgosurit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?