By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Njeriu i Putinit: Unë nuk jam president, kështu që mund ta them këtë. Jemi në luftë me Evropën
December 8, 2025
Osmani e Hyseni biseduan për projekte të reja në Gjilan
December 8, 2025
Një pilot ushtarak ukrainas është vrarë
December 8, 2025
Kurti takon autorin dhe producentin francez Philippe Collin
December 8, 2025
Osmani pret presidentin hungarez, Sulyok
December 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Motra e liderit verikorean paralajmëron Korenë J. për “katastrofë të tmerrshme”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Motra e liderit verikorean paralajmëron Korenë J. për “katastrofë të tmerrshme”
Ballina 2Rajon / Botë

Motra e liderit verikorean paralajmëron Korenë J. për “katastrofë të tmerrshme”

Kosova Times
Last updated: 2024/10/13 at 9:43 AM
Kosova Times Published October 13, 2024
Share
SHARE

Kim Yo Jong, motra e liderit verikorean, Kim Jong Un, e ka paralajmëruar Korenë e Jugut për “katastrofë të tmerrshme” nëse dërgon dronë sërish në Korenë e Veriut.

Të shtunën, Koreja e Veriut ka pretenduar që Seuli ka dërguar në Phenian dronë të kontrolluar prej larg, me pamflete kundër verikoreanëve, tri herë në javën e fundit.

Autoritetet në Seul kanë thënë se nuk mund të konfirmojnë nëse pretendimet e Koresë së Veriut janë të vërteta.

“Në momentin që një dron i [Republikës së Koresë] zbulohet në qiellin e kryeqytetit tonë sërish, kjo do të çojë në një katastrofë të tmerrshme”, ka thënë Kim Yo Jong, sipas medias shtetërore verikorane.

“Personalisht lutem që të mos ndodhë diçka asisoj”.

Tensionet janë rritur në Gadishullin Korean, pasi Pheniani ka rritur dukshëm numrin e testimeve raketore në dy vjetët e fundit, duke ashpërsuar retorikën kundër Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.

Ndërkohë, verikoreanët e kanë rritur bashkëpunimin ushtarak me Rusinë.

Javën e kaluar, zyrtarë verikoreanë kanë thënë se do t’i mbyllin të gjitha rrugët dhe lidhjet hekurudhore me Korenë e Jugut, dhe që do t’i fortifikojnë kufijtë.

Sipas ushtrisë së Seulit, Pheniani ka vendosur mijëra mina tokësore në zonën kufitare, në muajt e fundit.

Në fund të vitit 2023, Kim Jong Un i ka përshkruar marrëdhëniet ndërkoreane si ato në mes të dy vendeve ndërluftuese.

Ai ka kërkuar që Koreja e Jugut të shpallet armiku kryesor edhe në Kushtetutën socialiste të vendit.

You Might Also Like

VIDEO Njeriu i Putinit: Unë nuk jam president, kështu që mund ta them këtë. Jemi në luftë me Evropën

Një pilot ushtarak ukrainas është vrarë

Kremlini ka një taktikë të re. Ushtarët e vdekur bëhen “dezertorë” për të mbuluar humbjet e tyre

Zelensky zbret në Londër përpara takimeve kyçe të BE-së dhe NATO-s

Shtetet e Bashkuara do t’i japin Ukrainës 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake për dy vjet

TAGGED: #Kim Yo Jong, #Koreja e Jugut
Kosova Times October 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Koreja e Veriut: Partia në pushtet kritikon lëshimin e dështuar të satelitit

Kosova Times Kosova Times June 19, 2023
Politikani gjerman i te gjelbertve:Kur mund të hyjë Mali i Zi në BE?
Ponte fiton derbin prizrenas
Kurti: Problemet e Kosovës vijnë nga marrëveshjet e së kaluarës
Bajrami: U befasova që Albin Kurti nuk është pjesë e aktakuzës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?