By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë
January 10, 2026
Hynë me forcë në një ndeshje futbolli dhe vranë njerëz në fushë
January 10, 2026
Hibridet u përgjigjen zakoneve të reja të mysafirëve
January 10, 2026
Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë ish-gruas për fondacionin më të madh bamirës në botë
January 10, 2026
Këto palpet janë më të mirat! Janë bërë me akullore vanilje të shkrirë dhe një përbërës tjetër
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Netanyahu i kërkon OKB-së tërheqjen e menjëhershme të paqeruajtësve nga Libani
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Netanyahu i kërkon OKB-së tërheqjen e menjëhershme të paqeruajtësve nga Libani
Ballina 2Rajon / Botë

Netanyahu i kërkon OKB-së tërheqjen e menjëhershme të paqeruajtësve nga Libani

Kosova Times
Last updated: 2024/10/13 at 3:59 PM
Kosova Times Published October 13, 2024
Share
SHARE

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i bëri thirrje OKB-së të tërheqë menjëherë paqeruajtësit nga bastionet e Hezbollahut, ndërsa luftimet me militantët po intensifikohen. Deklarata e zotit Netanyahu vjen pas dy incidentesh brenda 48 orësh që rezultuan me plagosjen e disa paqeruajtësve nga sulmet izraelite. Ushtria izraelite publikoi ndërkohë të dielën një video ku shfaqej një tunel i Hezbollahut, pajisur me armatime dhe furnizime për një periudhë të gjatë.

Sipas zëdhënësit të ushtrisë izraelite, në Libanin jugor u “zbulua një kompleks nëntokësor në një thellësi prej rreth 7 metrash dhe një hapësirë rreth 50 metra, ku strehohej një terrorist i Hezbollahut së bashku me armatime dhe pajisje për një qëndrim afatgjatë.

Organizata Hezbollah ka një rrjet të gjerë tunelesh në Libanin jugor, të cilat u shtuan pas luftës së vitit 2006. Izraeli vlerëson se tunelet shtrihen për disa qindra kilometra.

Ndërkohë Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i bëri thirrje OKB-së të dielën të evakuojë paqeruajtësit nga zonat e luftimeve në Liban.

“Ne nuk po luftojmë popullin libanez. Ne po luftojmë degën e terrorit iranian, Hezbollahun, që ka marrë Libanin nën kontroll. Dua t’i drejtohem Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së drejtpërdrejt: Është koha që t’i largoni paqeruajtësit nga bastionet e Hezbollahut dhe nga zonat e luftimit. Ushtria izraelite e ka kërkuar vazhdimisht një gjë të tillë dhe është refuzuar vazhdimisht, ndërsa u është siguruar kështu terroristëve të Hezbollahut një barrierë mbrojtëse njerëzore. Refuzimi juaj për të evakuuar paqeruajtësit i bën ata pengje në duart e Hezbollahut. Kjo i rrezikon ata vetë dhe ushtarët tanë”, tha Kryeministri Netanyahu.

Ushtria izraelite konfirmoi se dy paqeruajtës të OKB-së u plagosën nga një sulm izraelit pranë kullës së tyre të vrojtimit në Libanin jugor të premten, ndërsa shpërthimet tronditën bazën kryesore të paqeruajtësve në këtë zonë, për herë të dytë brenda 48 orëve, ndërsa forcat izraelite luftonin me militantët e Hezbollahut.

Ushtria izraelite tha se paqeruajtësit ishin paralajmëruar disa orë më parë për t’u futur në vendstrehime. Kombet e Bashkuara thanë se dy paqeruajtësit e plagosur janë nga Sri Lanka.

Në kryeqytetin libanez Bejrut, rrugët dikur plot gjallëri janë tashmë përgjithësisht të heshtura gjatë fundjavës.

“Përpara se të vija këtu, u luta dhjetë herë… Vazhdojmë të dalim, por kemi frikë se mund të ndodhë diçka… Sidoqoftë nuk e kemi ne situatën në dorë. Është sigurisht e frikshme, por asnjë prej nesh nuk ka gjë në dorë”, thotë Lia Azzam, banore 20-vjeçare e Bejrutit.

Edhe shoqja e saj, Zeina Bourji thotë se kanë nevojë për një “ndryshim të atmosferës” pas frikës që përjetojnë se çfarë mund t’iu ndodhë në shtëpi.

Megjithëse njerëzit vazhdojnë të shkojnë në restorante në zonat që mendohet se janë të sigurta, punonjësit thonë se numri i klientëve ka rënë ndjeshëm.

“Rruga është pothuajse krejtësisht e mbyllur. Një pjesë e restoranteve mundohen të qëndrojnë hapur, për vetëm gjysmën e ditës, thjesht që të mos mbyllen. Nuk vjen asnjë klient”, thotë Bassami, punonjës në një bar-restorant.

Konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut është intensifikuar gjatë javëve të fundit, ndërsa Izraeli ka bërë sulme ajrore në Libanin jugor, në rrethinat jugore të Bejrutit dhe në Luginën Bekaa. Nga sulmet janë vrarë tashmë pjesa më e madhe e drejtuesve të Hezbollahut dhe njësitë e ushtrisë izraelite kanë hyrë për të luftuar brenda territorit libanez.

You Might Also Like

Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë

Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë ish-gruas për fondacionin më të madh bamirës në botë

Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë

Një depo nafte në rajonin e Volgogradit u përfshi nga flakët pas një sulmi me dron

Trump zhgënjyer me Putinin

TAGGED: #Benjamin Netanjahu, #Liban, #OKB, #Paqeruajtës
Kosova Times October 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Jordania dhe Egjipti thuhet se i propozuan Bashar al-Asadit të largohej nga Damasku dhe të formonte një qeveri në mërgim.

Kosova Times Kosova Times December 7, 2024
Tetë të mobilizuar, të cilët ikën nga Ukraina, u dorëzuan me armë në polici në rajonin e Moskës
Gërvalla: Ulën tarifat e shërbimeve konsullore, edhe për kthim të shtetësisë
BQK thirrje qytetarëve: Pranoni para në euro
Mbahet seanca ndaj të dyshuarve për spiunazh Shabani dhe Qerimi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?