By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 janar 2026
January 9, 2026
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haziri: Dështimi i buxhetit në Gjilan konfirmohet edhe zyrtarisht
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haziri: Dështimi i buxhetit në Gjilan konfirmohet edhe zyrtarisht
Lajme

Haziri: Dështimi i buxhetit në Gjilan konfirmohet edhe zyrtarisht

Kosova Times
Last updated: 2024/10/13 at 7:01 PM
Kosova Times Published October 13, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka mbajtur konferencë për medie në selinë e LDK-së në Gjilan, ku ka bërë të ditur se dështimi i buxhetit në Gjilan konfirmohet zyrtarisht nga MAPL, me anë të një letre zyrtare si dështim i Ekzekutivit, jo i Kuvendit.

“Një muaj e gjysmë nga koha kur buxheti është dashur të jetë në Kuvend për votim, dhe ende nuk ka asgjë konkrete nga i pari i ekzekutivit. Përveç vonesës, ne kemi edhe vërejtjet tona në planifikimin e buxhetit. Po mungon vullneti politik për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Përveç angazhimit të fundit të Kryesuesit të Kuvendit Komunal, z. Kushtrim Kadriu, i cili ka takuar LDK-në, si grupi politik më i madh në Kuvend, nuk ka pasur interesim tjetër nga ekzekutivi komunal. Tani, buxheti i Komunës, i ka plotësuar kushtet të jetë në masa të veçanta administrative nga Ministria e Financave”-, ka thënë kryetari Haziri.

Sipas tij, institucioni i Komunës në Gjilan po trajtohet si çerdhe, jo vetëm e fëmijëve, por edhe si një çerdhe politike e partiake.

“Edhe letrat e njoftimet që lëshohen nga institucioni i Komunës, kanë ngjyrën partiake e politike, gjë që është e papranueshme”, shtoi tutje kryetari Haziri.

“Ta kenë të qartë, po i paralajmërojmë prapë, se moszbatimi i detyrës projektuese e obligimeve kontraktuale në këto projekte, është vepër penale dhe shkelje e rëndë e detyrës zyrtare. Po i kthehet bumerang faji që tentoi t’ia përplasë Kuvendit Komunal, dhe për këtë duhet të tregohet transparent. Ai ka pranuar një letër nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, si përgjigje ndaj kërkesës zyrtare që ia ka drejtuar kësaj ministrie, për shpërbërjen e Kuvendit Komunal në rast të dështimit të votimit të buxhetit. Ajo letër do të publikohet nga ne, ngaqë është zyrtare, dhe ne i kërkojmë që të kapet afati. Afati i fundit për miratimin e buxhetit nga Komuna është 1 mars 2025”, përfundoi Haziri. /Kosovatimes/

You Might Also Like

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve

Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas

PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor

Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet

TAGGED: #Buxheti, #Komuna e Gjilanit, #Lutfi Haziri
Kosova Times October 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Lajme

Kalon projektligji për Këshillin e Sigurisë së Kosovës

Kosova Times Kosova Times February 22, 2024
Zbulohet muri rrethues i qytetit ilir Amantia i shekullit III para Krishtit
Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB serbe:Duhen mjete ligjore
Kryeministri Kurti takoi presidentin e Shqipërisë, Begaj, diskutuan për tensionet në veri
Shikoni se si Presidenti i Rusisë i mirëpret të dërguarit e Trump – “Butoni i Putinit” në qendër të vëmendjes (VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?