By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia e Shtetit ne mjediset e Televizionit News 24, UGSH në ankth për lirinë e raportimit dhe ushtrimit të detyrës nga gazetarët
August 9, 2025
Një person në Bellanicë të Malishevës gjendet pa shenja jete në një fushë
August 9, 2025
BE, shteteve anëtare: Zbatoni Aktin e Lirisë së Medias
August 9, 2025
Dogana dhe Policia parandalojnë dy raste kontrabande me mallra
August 9, 2025
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 500 gjoba në trafik
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Kosova do të lejojë lëvizjen e lirë për qytetarët e Bosnjës nga 1 janari
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Kosova do të lejojë lëvizjen e lirë për qytetarët e Bosnjës nga 1 janari
Ballina 1Lajme

Kurti: Kosova do të lejojë lëvizjen e lirë për qytetarët e Bosnjës nga 1 janari

Kosova Times
Last updated: 2024/10/14 at 12:24 PM
Kosova Times Published October 14, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, i cili po mbahet në Berlin nën drejtimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Në dhjetë vjetorin e themelimit të këtij procesi, Kurti është shprehur se pas këtyre dhjetë viteve siguria e Evropës nuk ka ndryshuar për mirë.

Kurti ka shtuar se gjatë një dekade, Procesi i Berlinit ka luajtur rol kyç në afrimin e rajonit tonë dhe në avancimin drejt BE-së.

“Pavarësisht sfidave të brendshme dhe eksternale, Procesi i Berlinit mbetet një forcë nxitëse për integrimin evropian dhe lidhja që mban të lidhur Gjashtëshen e Ballkanit Perëndimor. Kjo është ajo që e njohim dhe e festojmë sot këtu në Berlin”, u shpreh Kurti.

Kryeministri ka folur edhe për Tregun e Përbashkët Rajonal, ku ka thënë se kjo është një e arritur e madhe e dalë nga Procesi i Berlinit.

“Një momentum i ri është fituar pas kalimit të ngërçit brenda CEFTA-s. Tani mund të avancojmë me një ritëm të ndryshëm, me barazinë në qendër dhe qytetarët si përfitues të fundit”, është shprehur Kurti.

Kryeministri ka folur dhe për çështjen e lëvizjes me letërnjoftim mes Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, ku tha se Republika Sprska po refuzon ratifikimin e kësaj marrëveshje, të cilën Kosova e ratifikoi në Kuvend.

Kurti dha edhe një lajm të mirë për qytetarët e Bosnjës, ku tha se nga janari i vitit të ardhshëm do të mund të udhëtojnë me letërnjoftim në Kosovë.

“Unë kam vendosur të përfundoj pritjen. Duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Republika e Kosovës do të lejojë unilateral lëvizjen e lirë për mbajtësit e ID-së nga Bosnja dhe Hercegovina”, ka thënë Kurti në fjalën e tij para të pranishmëve në Samitin e Procesit të Berlinit.

Ai u shpreh se Kosova ka qenë dhe do të jetë një zë i arsyes dhe një mbështetje në këtë Proces.

“Pas dy muajsh do të shënojmë dy vjet prej kur Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE. Ndërsa ne deklarojmë se zgjerimi është përsëri në agjendë, ka ardhur koha që Kosova të marrë statusin zyrtar të kandidatit.

Në 3.5 vjetët e fundit, kemi shënuar rritje të jashtëzakonshme ekonomike, progresin demokratik dhe qëndrueshmërinë institucionale, duke menaxhuar suksesshëm disa kërcënime serioze të sigurisë. Njohja e përparimit dhe të arriturave të Kosovës po ashtu afirmon përkushtimin e BE-së ndaj zgjerimit dhe vlerave të saj”, tha Kurti. /Kosovatimes/

My address on the 10th anniversary of the Berlin Process:

Dear Chancellor Scholz,
Dear President von der Leyen,
Members of the Berlin Process,

1.The Berlin Process began in August 2014, shortly after EU enlargement was paused and Russia annexed Crimea.
2.Ten years later,… pic.twitter.com/LuETktUk9Q

— Albin Kurti (@albinkurti) October 14, 2024

You Might Also Like

Policia e Shtetit ne mjediset e Televizionit News 24, UGSH në ankth për lirinë e raportimit dhe ushtrimit të detyrës nga gazetarët

Një person në Bellanicë të Malishevës gjendet pa shenja jete në një fushë

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 500 gjoba në trafik

Një i ri lirohet, një tjetër ndalohet pas incidentit në festivalin në veri të qytetit të Mitrovices

BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis

TAGGED: #Albin Kurti, #Procesi i Berlinit
Kosova Times October 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pjesëtari kroat do të dalë para gjykatës ushtarake: Urgjentisht është tërhequr nga misioni i KFOR

Kosova Times Kosova Times October 8, 2022
Lajçaku nesër në Beograd për t’u takuar me Vuçiqin
OEK e Federata e Odave nga Arabia Saudite me memorandum mirëkuptimi
Superliga e basketbollit rikthehet sot me dy sfida joshëse
Putin i jep shtetësinë ruse Edward Snowdenit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?