By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
MI6 do të kërkojë informatorë të rinj në rrjetin e errët
September 19, 2025
18 oficerë rusë të vrarë në sabotimin e Zaporizhzhya-s
September 18, 2025
Mashtruesi më i kërkuar në BE, nga bankieri, spiuni e deri në vijën e parë të Rusisë
September 18, 2025
Opozitari rus: Helmimi i Navalny-t po fshehet për shkak të një “marrëveshjeje me shërbimet e inteligjencës”
September 18, 2025
Trump: “Putini më zhgënjeu vërtet”
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çka dihet për grupin e ri të afganëve në Kosovë?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Çka dihet për grupin e ri të afganëve në Kosovë?
Ballina 1Lajme

Çka dihet për grupin e ri të afganëve në Kosovë?

Kosova Times
Last updated: 2024/10/16 at 7:09 PM
Kosova Times Published October 16, 2024
Share
SHARE

Gjashtëdhjetë e tetë shtetas afganë u vendosën nga 13 tetori në Kosovë, por koordinimi i strehimit të tyre nuk u bë me Qeverinë amerikane, sikurse më herët.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me ta, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës tha se “kërkesa për mbrojtjen e përkohshme të tyre është bërë nga organizata Infinitus Salvator, e regjistruar në ShBA”.

“Në respektim të plotë të procesit, por edhe të të dhënave personale të personave që kemi pranuar, ne nuk mund t’i ofrojmë të dhënat e tyre personale dhe as vendqëndrimin e tyre”, tha MPB-ja.

Sipas saj, grupi i ri i afganëve “ka të drejtën e lëvizjes së pakufizuar” në Kosovë, ndryshe nga ata të parët që fillimisht kishin lëvizje të kufizuar.

I kontaktuar nga REL-i në lidhje me këtë rast, Departamenti amerikan i Shtetit tha se është duke punuar drejtpërdrejt me Qeverinë e Kosovës “për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për pak afganët e mbetur, që janë sjellë më parë në Kosovë dhe janë nën kujdesin e ShBA-së”.

DASh-i nuk u prononcua për grupin e fundit të afganëve.

Me çka merret organizata Infinitus Salvator?

Në ueb-faqen e saj shkruan se Infinitus Salvator është një organizatë jofitimprurëse, e regjistruar në Shtetet e Bashkuara.

Me seli në shtetin Xhorxhia, Infinitus Salvator “operon në mbarë botën, me mision për të garantuar siguri dhe mirëqenie për ata që janë në rrezik”.

Në ueb-faqen e organizatës thuhet, po ashtu, se Afganistani është pjesë e programeve të saj për “sigurinë njerëzore”.

Në kuadër të këtyre programeve, Infinitus Salvator thotë se, duke punuar me disa partnerë, ka ofruar, mes tjerash, shërbime evakuimi, strehim të sigurt dhe transport të sigurt për shtetas afganë, pas marrjes së pushtetit nga talibanët në Afganistan nga gushti i vitit 2021.

“Më shumë se 550 afganë në rrezik u evakuuan në vendet fqinje dhe më gjerë”, thuhet në ueb-faqen e organizatës, ku theksohet, po ashtu, se përpjekjet e tilla për zhvendosjen e afganëve janë duke vazhduar “pa ndërprerje”.

“Programe të tjera të sigurisë njerëzore përfshijnë edhe Ukrainën e Haitin”, shkruan po ashtu organizata.

Ardhjen e grupit të ri të shtetasve afganë në Kosovë e lajmëroi ministri i Brendshëm i vendit, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook më 13 tetor.

“Bazuar në vendimin e mbledhjes së 220-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme për disa shtetas afganë dhe familjarë të tyre, Ministria e Punëve të Brendshme ka pritur dhe akomoduar sot 68 prej tyre në kuadër të këtij procesi”, shkroi Sveçla.

Ai nuk tha nëse në kuadër të këtij aranzhimi, priten edhe të tjerë.

Kosova pranoi një numër shumë më të madh afganësh – gati 2.000 – pasi talibanët morën pushtetin në vendin e tyre, në verë të vitit 2021.

Atëkohë, zhvendosja e tyre u bë me kërkesë të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Marrëveshja ishte që ata të qëndronin në Kosovë, derisa t’i kalonin procedurat e verifikimit, për t’u zhvendosur pastaj në ShBA.

Një grup afganësh, bashkëpunëtorë të Shteteve të Bashkuara, duke hipur në një autobus të angazhuar nga ushtria amerikane, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, për në Kampin Liya, në kuadër të Kampit Bondsteel, në Kosovë, më 16 tetor, 2021.

Ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre është larguar tashmë nga Kosova, MPB-ja i tha REL-it se “një numër i vogël i tyre” vazhdon të mbetet në Kosovë, por nuk specifikoi sa.

MPB-ja tha se afganët e ardhur më 13 tetor, kanë qëndrim të përkohshëm në Kosovë dhe se janë në procedura të aplikimit për të lëvizur drejt vendeve të tjera.

“Koha e qëndrimit të tyre do të varet nga zhvillimi i këtyre procedurave”, tha MPB-ja, duke shtuar se katër persona nga ky grup, kanë udhëtuar më 16 tetor drejt një shteti tjetër, që, siç tha, do t’u ofrojë qëndrim të përhershëm.

Se çfarë përfshijnë procedurat për këtë grup dhe për cilat shtete është i destinuar ai, nuk është e qartë.

Procedurat e tilla për ata që u strehuan në Kosovë përmes Qeverisë amerikane, përfshinin verifikimin e sigurisë dhe plotësimin e disa kritereve shëndetësore – në mesin e tyre imunizimi.

Sipas raporteve, ata ishin kryesisht bashkëpunëtorë të ShBA-së dhe NATO-s, gjatë pranisë së tyre në Afganistan, nga viti 2001 deri më 2021.

Në janar të vitit 2022, gazeta amerikane Wall Street Journal raportoi se disa afganë të evakuuar në Kosovë, rrezikojnë që t’iu ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara, për shkak të lidhjeve të dyshuara me talibanët dhe grupe tjera terroriste.

DASh konfirmon se disa afganëve në Kosovë u është refuzuar hyrja në ShBA

Duke iu referuar atyre që janë ende në Kosovë, MBP-ja tha se është duke bërë “përpjekje të vazhdueshme” me autoritetet amerikane, “për të siguruar vendet që ofrojnë qëndrim të përhershëm për ta”.

“Gjatë kësaj kohe sa ata janë duke qëndruar në Republikën e Kosovës, Qeveria e ShBA-së është duke ofruar përkujdesje për të gjithë ata”, tha MPB-ja e Kosovës për Radion Evropa e Lirë.

Sipas Kombeve të Bashkuara, deri në fund të vitit 2023, numri i refugjatëve afganë të raportuar në nivel global, ishte 6.4 milionë.

You Might Also Like

Gjykimi për sulm dhe huliganizëm ndaj gazetarëve, seanca shtyhet

OVL e UÇK-së shpreh shqetësimet te ambasadori francez për Gjykatën Speciale

LDK në Suharekë premton ujë të pijshëm e investime në infrastrukturë

Prokuroria ngrit aktakuzë kundër 4 të pandehurve për veprën vrasje të rëndë

Haradinaj takon Vakalin, i kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia

TAGGED: #Afganët, #Kosovë
Kosova Times October 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Reagojnë sindikalistët: Brenda 7 muajve po e varrosim punëtorin e 21-të

Kosova Times Kosova Times July 31, 2025
Specialja rinis punën me konferencë përgatitore për ish-krerët e UÇK-së
Nuk kalon asnjë projektligj në Komisionin për Integrime Evropiane
Zotësia e gruas për një Kosovë më të gjelbër
Ministria e Shëndetësisë hap fushatën për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?