By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Banka Botërore ul normën e interesit të huave, shton 30 miliardë dollarë në fondin e saj të kredive
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Banka Botërore ul normën e interesit të huave, shton 30 miliardë dollarë në fondin e saj të kredive
Rajon / Botë

Banka Botërore ul normën e interesit të huave, shton 30 miliardë dollarë në fondin e saj të kredive

Kosova Times
Last updated: 2024/10/16 at 8:27 PM
Kosova Times Published October 16, 2024
Share
SHARE

Banka Botërore po bën disa ndryshime me qëllim që të shtojë kapacitetin e saj huadhënës dhe t’i bëjnë huat më të përballueshme.

Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) do të zbresë normën e interesit në 18 për qind, duke e ulur atë me një për qind nga shkalla e tanishme, një hap ky që do të shtojë 30 miliardë dollarë në fondin e saj të kredive.

Vendimi, sipas një komunikate të publikuar të martën nga Banka Botërore, krahas ndryshimeve paraprake, “do të krijojë mbi 150 miliardë dollarë fonde shtesë për kredi në 10 vitet e ardhshme”.

Presidenti i Bankës Botërore, Ajay Banga i tha agjencisë së lajmeve Reuters se reformat ishin rekomanduar nga një raport i pavarur, i hartuar për një grup prej 20 shtetesh, ku bëjnë pjesë shtetet më të pasura dhe ato në zhvillim e sipër. Ndryshimet po ashtu janë kërkuar nga palët e interesuara, përfshirë Shtetet e Bashkuara, sipas presidentit.

Norma më e ulët e interesit “na mundëson që të japim më shumë kredi”, tha zoti Banga.

Në vitin 2023, IBRD-ja e uli normën e interesit nga 20 në 19 për qind.

Krahas uljes së interesit, Banka Botërore njoftoi se do të mënjanojë disa pagesa, duke u krijuar më shumë lehtësi shteteve për “të marrë hua dhe paguar kreditë”.

Banka tha se “vendet më të vogla, që kanë më shumë nevojë, do të paguajnë më pak për kredinë… Këto masa do t’i bëjnë huat tona më të lehta dhe më të lira për t’u paguar”.

Zoti Banga tha se Banka Botërore synon të rrisë fondet për shtetet më të varfra të botës, përmes Shoqatës për Zhvillimin Ndërkombëtar, me mbi 100 deri në 120 miliardë dollarë.

Megjithatë, për ta arritur këtë qëllim, palët e interesuara në Bankën Botërore dhe shtetet donatore duhet të rrisin kontributet e tyre nga 24 në 30 miliardë dollarë, një sfidë në rrethanat e tanishme financiare ndërkombëtare. Danimarka, megjithatë, tashmë ka njoftuar se do ta rrisë me 40 për qind kontributin e saj.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

TAGGED: #Banka Botërore, #Huat
Kosova Times October 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Moldavia, Rumania e Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për luftimin e dezinformatave ruse

Kosova Times Kosova Times July 6, 2024
Osmani: Guximi i ushtarëve amerikanë frymëzim për një botë të lirë
Koalicioni për Familjen diskuton për privatizimin dhe zhvillimin ekonomik
Stoltenberg njoftoi se cili ishte mesazhi i tij kur ishte në Beograd dhe Prishtinë
Hakerët kinezë nisën një sulm masiv në faqet e internetit të qeverisë ruse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?