By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant
June 7, 2025
Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras
June 7, 2025
Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital
June 7, 2025
Vdes atdhetari Selim Shala
June 7, 2025
Gjermania në frikën e sulmeve ruse: Planifikohet zgjerim i madh i rrjetit të bunkerëve dhe strehimoreve
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kultivuesit e lulediellit të motivuar për t’i rritur sipërfaqet e mbjella
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Kultivuesit e lulediellit të motivuar për t’i rritur sipërfaqet e mbjella
Bujqësi

Kultivuesit e lulediellit të motivuar për t’i rritur sipërfaqet e mbjella

Kosova Times
Last updated: 2024/10/16 at 9:12 PM
Kosova Times Published October 16, 2024
Share
SHARE

Kultivuesit e lulediellit këtë verë janë ndarë të kënaqur me këtë kulturë bujqësore dhe se prodhimi i sivjetmë i ka bindur që vitin e ardhshëm të rrisin sipërfaqet e mbjella me të. Ata thonë se rendimenti për hektar ka arritur 2 deri në 2.5 tonë për hektar.

Kultivuesit e kësaj kulture bujqësore kërkojnë që krahas ndihmesës së makinerisë për kultura të tjera të futen në program edhe makineritë që ndërlidhen me kulturën e lulediellit.

Sadri Berisha, nga Gjurgjeviku i Madh i Klinës, i cili për herë të parë e ka mbjellë kulturën e lulediellit dhe ka startuar me një hapësirë rreth 2 hektarësh, prodhimi i sivjetmë e ka bindur që vitin e ardhshëm t’i rrisë sipërfaqet me këtë kulturë.

Ai thotë se temperaturat e larta që mbretëruan gjatë verës kanë ndikuar në rritjen e kësaj kulture.

“Kanë pasur pak ndikim temperaturat e larta e s’e kanë lënë të rritet sa duhet. Rendimenti do të ishte edhe më i lartë nëse nuk do të ishin temperaturat e larta, të cilat zgjatën 3 muaj rresht, në vendin tonë”, thotë Berisha për emisionin ‘Toka’ në RTK.

Berisha thotë se luledielli, përveç si kulturë më rezistence ndaj temperaturave të larta, kjo kulturë  mbillet dhe mirëmbahet më lehtë në krahasim me kulturat tjera lavërtarie.

“Edhe pse është më e lehtë për t’u mbjellë dhe mirëmbajtur, edhe luledielli, si kulturat tjera bujqësore, bartin një problem, tashmë, të ri në vendin tonë, atë të mungesës së fuqisë punëtore”, thotë Berisha.

Ai tutje thotë se vitin e kaluar kultivuesit e lulediellit në vendin tonë është dashur që këtë kulturë ta shesin në vende të rajonit, pasi nuk ka pasur pikë grumbulluese në vend.

E këtë vit, siç thotë ai, duket që edhe ky problem ka marrë fund, pasi që pika grumbulluese për lulediellin është një lehtësim për kultivuesit.

Vitin e kaluar kultivuesit e lulediellit në Kosovë është dashur që këtë kulturë ta shesin në vende të rajonit, pasi nuk ka pasur pikë grumbulluese në vend, ndërsa këtë vit duket që edhe ky problem ka marrë fund.

“Krahas lajmit të mirë për shtim të sipërfaqeve me luledielli e mira tjetër është që kjo kulturë ka filluar të krijojë edhe tregun e sigurt të sajë. Derisa vitin e kaluar është dashur të shitet vetëm në vendet e rajonit, tashmë ajo ka filluar të grumbullohet në vendin tonë, për prodhim vendor”, thotë për emisionin ‘Toka’, Qëndrim Selimi, agronom.

Ai thotë se fermerët që kultivojnë luledielli, tashmë, produktin e tyre mund ta dërgojnë në Klinë në kompaninë, e cila, që nga paslufta e fundit në Kosovë, merret me prodhimin e farës së grurit.

Përveç kultivimit dhe grumbullimit të lulediellit, kjo kompani në Klinë merret me prodhimin e farës së grurit, e cila, sipas Selimit, falë edhe kushteve klimatike dhe makinerisë së prodhimit, është shumë e mirë.

Ai thotë se marrja edhe me prodhim të farës së grurit dhe grumbullim të lulediellit s’është punë e lehtë.

Hapja e pikës së grumbullimit të lulediellit ka nxitur kultivuesit e kësaj kulture që t’i rrisin sipërfaqet e mbjella me këtë kulturë bujqësore.

Selimi thotë se këtë vit ka shtuar hapësirat e  mbjella me luledielli.

“Nga 25 hektarë sa kisha vitin e kaluar, sivjet i kam mbjell 40 hektarë me luledielli dhe se rritja e hapësirave me këtë kulturë bujqësore vetëm sa është rritur anembanë Kosovës”, thotë ai.

Sipas tij, cilësia dhe rendimenti i lulediellit këtë vit, për dallim nga misri, ka gjendje më të mirë.

“Krejt kjo falë hibrideve që po kultivohen dhe veçorive që ka kultura e lulediellit për t’u përballur me ekstreme klimatike. Përveç qëndrueshmërisë më të lartë, luledielli ka kosto edhe më të ultë të kultivimit”, thotë Selimi.

Ai thotë se rendimenti i hibrideve në vendin tonë sillet 2 deri në 2.5 tonë për hektarë.

“Subvencionet për luledielli janë të mira dhe se ngritja e vlerës së tyre ka pasur efekt pozitiv në shtimin e hapësirave. Po mendoj që subvencionet, krahas ndihmesës së makinerisë për kultura të tjera të futen në program edhe makineritë që ndërlidhen me kulturën e lulediellit”, u shpreh Selimi për emisionin “Toka” në RTK.

You Might Also Like

Ndalohet importi i deleve e dhive nga Shkodra dhe Kukësi

Mehmeti: Delja e Sharrit është shquar me prodhimtari mesatare

Kurti: Bujqësia nuk është e së shkuarës, por e ardhmja ekonomike e Kosovës

Hapet edicioni i 25-të i panairit `AGROKOS & Agroturizëm 2025`

Shala pohon nisjen e hetimit mbi dyshimet në fabrikën e mbetjeve shtazore

TAGGED: Luledielli
Kosova Times October 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vdes invalidi i luftës së UÇK-së, Agim Okrashtica

Kosova Times Kosova Times March 4, 2024
Horoskopi ditor për 12 shkurt
Gjendet pa shenja jete në vendin e punës
Putin nënshkroi një ligj për konfiskimin e pronës nga rusët për “fake” në lidhje me ushtrinë
Lukashenko befasoi botën me një deklaratë për përfundimin e luftës: Njerëzit po vdesin, jepni komandën STOP!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?