By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Atletë nga shumë vende të botës po garojnë në Maratonën Prishtina 2025
September 28, 2025
Të shtëna në Amerikë. Burri hap zjarr nga varka drejt një bari, të paktën tre të vdekur
September 28, 2025
Arrestohen 6 persona në Gremnik pas rrahjes me mjete të mprehta
September 28, 2025
Anije e lidhur me paraushtarakët rusë pranë Kopenhagenit pas incidentit me dron
September 28, 2025
Çmimet prodhimin e vajit të ullirit ekstra të virgjër
September 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shkëmbime të nxehta për emigracionin e çështje të tjera në intervistën e Harrisit për Fox News
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shkëmbime të nxehta për emigracionin e çështje të tjera në intervistën e Harrisit për Fox News
Ballina 2Rajon / Botë

Shkëmbime të nxehta për emigracionin e çështje të tjera në intervistën e Harrisit për Fox News

Kosova Times
Last updated: 2024/10/17 at 8:49 AM
Kosova Times Published October 17, 2024
Share
SHARE

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, u përball me pyetje të nxehta gjatë intervistës së saj në Fox News të mërkurën mbrëma, në lidhje me emigracionin dhe ndryshimet e qëndrimeve politike. Ajo nguli këmbë se, nëse zgjidhjet presidente, nuk do të jetë aty për ta vazhduar presidencën e Joe Bidenit.

Ajo pati shkëmbime të nxehta me gazetarin dhe prezantuesin Bret Baier gjatë intervistës e saj rreth 30-minutëshe.

Harris shprehu keqardhje për vdekjen e grave që u vranë nga njerëz të cilët ishin arrestuar dhe pastaj liruar pasi kishin shkuar jashtëligjshëm në SHBA gjatë administratës Biden. Por, ajo e kritikoi ish-presidentin Donald Trump për rolin e tij në bllokimin e projektligjit dypartiak për emigracionin në fillim të këtij viti, i cili do ta kishte rritur financimin kufitar.

“Më vjen keq për humbjen e saj, sinqerisht”, tha Harris pasi Baier shfaqi pamje të nënës së Jocelyn Nungaray duke i fajësuar Bidenin dhe Harrisin për vdekjen e vajzës së saj.

Harris la të kuptohej se nuk e mbështet më dekriminalizimin e hyrjes së jashtëligjshme në SHBA, siç kishte bërë më 2019.

“Kjo ishte para pesë vjetëve dhe jam shumë e qartë se do ta zbatoj ligjin”, tha ajo. Ajo e dha përgjigjen e njëjtë edhe për propozimet që ata të cilët hyjnë jashtëligjshëm në SHBA të lejohen të marrin patentë shofer dhe benificione në shëndetësi.

Kur Baier vazhdoi të fliste derisa Harrisi po tentonte të përgjigjej në pyetjet e tij sfiduese për emigracionin, Harrisi tha: “A mund ta mbroj, ju lutem?… Duhet të më lejoni ta mbaroj, ju lutem”.

Harris u përpoq vazhdimisht ta përqendrojë bisedën në sulmimin e Trumpit, kundërshtarit të saj në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Megjithatë, ajo kishte shumë për të thënë edhe për veten.

Një javë pasi tha se nuk ka asnjë vendim që e ka marrë Biden të cilin ajo do ta kishte marrë më ndryshe, Harris këmbënguli: “Presidenca ime nuk do të jetë vazhdimësi e presidencës së Joe Bidenit”.

Ajo nuk dha hollësi, por theksoi se “si çdo president i ri që e merr detyrën, edhe unë do t’i sjell përvojat e mia jetësore, përvojat e mia personale dhe ide të reja dhe freskëta”.

E pyetur të sqarojë këmbëngulësinë e saj se dëshiron të bëjë ndryshime, edhe pse demokratët janë në pushtet, Harris tha se ajo po garon “për një fillim të ri pasi gjatë dekadës së fundit ne jemi ngarkuar nga një retorik që vjen nga Donald Trump”.

Për Trumpin, ajo tha se “njerëzit janë lodhur nga një njeri i cili pretendon të jetë lider dhe e kalon tërë kohën duke poshtëruar dhe duke bërë ankesa personale. Ai nuk është i qëndrueshëm”.

Baier e sfidoi Harrisin edhe rreth qëndrueshmërisë mendore të Bidenit, pas debatit të tij të dobët kundër Trumpit në qershor, i cili edhe e detyroi atë të tërhiqet nga gara presidenciale dhe t’ia lirojë vendin Harrisit.

Ajo përsëri e mbrojti Bidenin, por shtoi se “Joe Biden nuk është në fletëvotim, por Donald Trump është”.

You Might Also Like

Anije e lidhur me paraushtarakët rusë pranë Kopenhagenit pas incidentit me dron

Moldavia mban sot zgjedhje vendimtare

VIDEO Rusia sulmoi Kievin me bombardues të rëndë, Polonia mbyll hapësirën ajrore dhe nis avionët luftarakë

Axhenda ndërkombëtare

Zelensky: Putini po përgatitet të sulmojë një vend tjetër evropian

TAGGED: #Fox News, #Kamala Harris
Kosova Times October 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Çfarë po ndodh në Bjellorusi: Po mbyllen rrugët drejt Rusisë, paralajmërojnë edhe krijimin e një milicie popullore…

Kosova Times Kosova Times May 29, 2023
Një i burgosur që ishte torturuar më parë vdiq në një qendër paraburgimi në Irkutsk 2 orë më parë
Spektakli i Superkupës në Prizren
Konferenca e Munihut: Shumë retorikë, pak veprime dhe disa lajme të këqija në mes
Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?