By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lajm i mirë – BE-ja po ndryshon rregullat për bagazhet e dorës
June 29, 2025
Bali Europian: Ka plazhe të bukura me rërë dhe një koktej në një bar plazhi do t’ju kushtojë vetëm 3 euro
June 29, 2025
Publiku brohorit “Vdekje Ushtrisë Izraelite” në festivalin e muzikës në Angli
June 29, 2025
RrGK reagon pas raportimeve se gazetari Syla përdori dhunë ndaj të dashurës
June 29, 2025
Lezha priti mbi 290 mijë pushues deri në fund të qershorit, avantazh çmimet dhe cilësia
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani për vrasjet e grave: Duhet të sigurohemi që kemi kapacitete për reagim të menjëhershëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani për vrasjet e grave: Duhet të sigurohemi që kemi kapacitete për reagim të menjëhershëm
Ballina 1Lajme

Osmani për vrasjet e grave: Duhet të sigurohemi që kemi kapacitete për reagim të menjëhershëm

Kosova Times
Last updated: 2022/12/02 at 11:14 PM
Kosova Times Published December 2, 2022
Share
SHARE

“Duhet përfundimisht ta bëjmë të qartë që jeta e vajzave e grave është po aq e vlefshme sa jeta e djemve dhe burrave”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut.

Ky takim, që Osmani e quajti të jashtëzakonshëm, u thirr të premten mbrëma nga vet ajo, dhe vjen pas vrasjes së dy grave – me të dyshuar kryesor bashkëshortët e tyre – të cilat kanë ndodhur brenda një jave në Kosovë.

Presidentja tha se e sheh si jashtëzakonisht shqetësues fenomenin e vrasjes së grave në vend, dhe se qëllim kryesor i takimit është parandalimi me çdo kusht i rasteve të tilla.

“Duhet të sigurohemi që kemi kapacitete për reagim të menjëhershëm. Kërkoj nga të gjithë që ta shfrytëzojnë këtë platformë jo vetëm për t’u takuar, por edhe për të shtruar pyetjet më të vështira që t’u japim përgjigje”, tha ajo.

Në takim kanë marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, ministra dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Kurti tha se me vite të tëra shoqëria jonë e mban dhunën në familje si çështje private, kurse abuzimin ndaj partnerit si çështje dënimi.

“Ndryshimi është i mundur, përgjigja institucionale ndaj këtyre krimeve mizore e trajtimeve çnjerëzore ndaj gruas duhet të jetë e pandalshme, por inicialisht ky ndryshim duhet të fillojë nga vetë ne, nga secili prej nesh”.

“Kjo luftë e gruas për mbijetesë brenda mureve të shtëpisë është luftë e shoqërisë, luftë e shtetit në përkrahje të grave dhe të vajzave dhe ne duhet të ua dëshmojmë përditë se ato nuk janë vetëm”, tha ai.

Vrasja e fundit ka ndodhur më 30 nëntor, kur një grua shtatzënë është qëlluar për vdekje në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë. I dyshuar kryesor për vrasjen është bashkëshorti i saj, i cili më pas vrau veten.

Kjo është gruaja e dytë që është vrarë në ditët e fundit në Kosovë, pasi më 25 nëntor u raportua se një burrë e kishte vrarë gruan e tij me sëpatë. Ngjarja kishte ndodhur po ashtu në Prishtinë.

Rastet e dhunës në familje në Kosovë janë rritur në vitet e fundit.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, dhënë Radios Evropa e Lirë, gjatë vitit 2020 në Kosovë janë evidentuar 2.069 raste të dhunës në familje, me 2.101 viktima; në vitin 2021 janë evidentuar 2.456 raste me 2.486 viktima.

Kurse, gjatë periudhës janar-tetor 2022, janë regjistruar 2.273raste të dhunës në familje.

Sipas të dhënave të policisë dhe të organizatës Rrjeti i Grave të Kosovës, në 12 vjetët e fundit u vranë 50 gra.

Nëse keni nevojë të raportoni dhunën në familje, këta janë numrat që janë vënë në dispozicion:

Policia e Kosovës: 192 dhe 0800 19 999

Mbrojtësit e viktimave: 0800111112

You Might Also Like

RrGK reagon pas raportimeve se gazetari Syla përdori dhunë ndaj të dashurës

Arrestohet një person në Vërmicë, i ofroi policisë 5 euro ryshfet

Humb jetën një person në një aksident në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Policia shqiptoi për 24 orë, 1582 gjoba në trafik

Begaj në Kalabri: Arbëreshët, urë lidhëse midis Shqipërisë dhe Italisë

Kosova Times December 2, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Demokratët e Senatit i bëjnë thirrje Trumpit të përballet me Putinin për luftën kundër Ukrainës

Kosova Times Kosova Times June 7, 2025
A po e synon Rusia Ballkanin për të filluar një luftë me NATO-n?
Haradinaj kujton të rënët e Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj”
Marrëveshja për mineralet SHBA-Ukrainë në prag të kolapsit përsëri, mëson FT
Sarazzin e Vuçiq flasin për situatën në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?