By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krerët e partive politike: Kosova po kërkon drejtësi për çlirimtarët
August 7, 2025
Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..
August 7, 2025
Zelensky bisedë telefonike me Ramën
August 7, 2025
Protesta n`Prishtinë, Spiropali: Indinjatë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë
August 7, 2025
Modelja 29-vjeçare mbahet rob, përdhunohet, lidhet në shkallë dhe rrihet nga i dashuri i futbollistit, ndërsa zbulon fotot e tmerrshme të lëndimit
August 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vdekja e liderit të Hamasit nxit thirrje për armëpushim në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Vdekja e liderit të Hamasit nxit thirrje për armëpushim në Gazë
Ballina 2Rajon / Botë

Vdekja e liderit të Hamasit nxit thirrje për armëpushim në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/18 at 8:04 AM
Kosova Times Published October 18, 2024
Share
SHARE

Vdekja e liderit të grupit militant palestinez Hamas, Yahya Sinwar, nga një sulm izraelit të enjten, ka nxitur thirrje për një armëpushim në Rripin e Gazës.

Sinwar, i cilësuar si arkitekti i sulmit të 7 tetorit 2023 që e nxiti luftën në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, u vra në jug të Gazës nga një sulm izraelit. Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha për gazetarë të enjten vonë pasi mbërriti në Gjermani se tani është koha për një armëpushim në Gazë dhe për “t’u siguruar se do të ecim në drejtimin e duhur, në mënyrë që të jemi në gjendje t’i përmirësojmë gjërat për tërë botën”.

Biden theksoi, pas një bisede telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, se ka ardhur “koha që lufta të përfundojë dhe t’i kthejmë pengjet në shtëpitë e veta. Jemi të gatshëm ta bëjmë këtë”.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, bënë thirrje përmes komunikatave që Hamasi t’i lirojë të gjitha pengjet.

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, tha se shpreson se vdekja e Sinwarit do të sjellë armëpushim në Gazë.

Derisa Izraeli e ka konfirmuar vrasjen e Sinwarit, Hamasi ende nuk ka komentuar.

Sinëar ishte zgjedhur udhëheqës i grupit pas vrasjes së Ismael Haniyehut në korrik, në një sulm të dyshuar izraelit në kryeqytetin iranian, Teheran.

Para se të bëhej lider i Hamasit, Sinwar ishte shef krahu të armatosur të grupit.

Gjatë sulmit të 7 tetorit 2023, Hamasi vrau rreth 1.200 njerëz – shumica civilë – në jug të Izraelit dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Ky sulm e nxiti luftën izraelite në Gazë, ku për pasojë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë.

Ndërkohë, Biden theksoi se sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë për në Lindje të Mesme në ditët në vijim, për të bërë përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve dhe për armëpushim në Gazë.

Megjithatë, Netanyahu ka thënë se Izraeli do ta kontrollojë Gazën sa të jetë e nevojshme për t’i siguruar që Hamasi të mos riarmatoset.

“Hamasi nuk do ta sundojë më Gazën. Sot nis dita pas Hamasit”, tha Netanyahu, duke shtuar se Izraeli do ta vazhdojë luftën derisa të lirohen të gjitha pengjet.

“Lufta jonë nuk ka mbaruar ende”, shtoi ai.

You Might Also Like

CCTV i ri zbulon më shumë prova për krimet e luftës ruse në Bucha

NYP: Trump do të takohet me Putinin vetëm nëse ai takohet me Zelenskyn

Cilat janë kushtet amerikane për Serbinë?

Kremlini: “Samiti Putin-Trump në ditët në vijim.” Presidenti rus: “Nuk ka kushte për një takim me Zelenskyn.”

Arrestohet pjesëtari i ri amerikan-tentoi rusëve tu dorëzojë të dhëna sekrete pë Abrahams

TAGGED: #Armëpushim, #Gazë, #Yahya Sinwar
Kosova Times October 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Lavrov pranoi se në vitin 2022 Putin ra dakord për kalimin e Ukrainës nën mbrojtjen e NATO-s

Kosova Times Kosova Times April 19, 2024
Konjufca dhe Vukić diskutojnë rritjen e bashkëpunimit në mbrojtjen e të dhënave personale
Disa vende të Ballkanit Perëndimor përballen me ndërprerje të rrymës
BQK: Investimet direkte në Kosovë arritën në 271.9 milionë euro
Fjalimi i Yulia Navalnaya në përvjetorin e parë të vdekjes së burrit të saj.
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?