By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Stojkoviç e Mitroviç flasin nga Tirana: Respekt, por duam fitore
June 6, 2025
FSK shkëlqen në Kroaci, vendi i parë dhe i tretë në garën `Dita e Unitetit`
June 6, 2025
Vdes në QKUK i riu që u aksidentua më 18 maj në Prizren
June 6, 2025
Rama: Prishtina po pozicionohet si aktor i rëndësishëm në hartën globale
June 6, 2025
“Misioni u krye.” Wagner PMC njofton tërheqjen nga Mali
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dështon sërish mbledhja për procesin e subvencionimit të teksteve shkollore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dështon sërish mbledhja për procesin e subvencionimit të teksteve shkollore
Lajme

Dështon sërish mbledhja për procesin e subvencionimit të teksteve shkollore

Kosova Times
Last updated: 2024/10/18 at 7:57 PM
Kosova Times Published October 18, 2024
Share
SHARE

Ka dështuar edhe sot të mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

 

Sërish shkak për dështimin e kësaj mbledhje ka qenë mungesa e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i Komisionit, Shemsedin Dereshaj tha se përkundër faktit që sot nuk ka kuorum, është e vërtetë që ky komision ka shumë të gjetura lidhur me keqpërdorimet dhe keqmenaxhimin.

“Përkundër faktit që sot nuk kemi kuorum dhe nuk mund të vazhdojmë të intervistojmë, unë i lusë ekspertët e angazhuar në këtë proces që të fillojnë përgatitjet e raportit final lidhur me të gjeturat  e deritashme, të cilat mendoj që janë të mjaftueshme dhe që dëshmojnë edhe njëherë që edhe procesi i subvencionimit të teksteve shkollore ka qenë pjesë e njëjtë nga skandalet vazhduese të cilat i ka kjo qeveri. Ndaj në rrethana të tilla lusë komisionin që të veprojë në afatin sa më të shkurtër të na e dorëzojë raportin pasi që më 12 nëntor, ne duhet ta përmbyllim raportimin në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

“Nga kjo procedurë e bojkotit, praktikisht e ikjes së mazhorancës nga përgjegjësitë që i  kanë marrë me votë, atëherë ekziston mundësia që edhe atje të kemi ndonjë ndryshim të radhës”, tha Dreshaj.

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, tha se Vetëvendosje është duke i bojkotuar këto mbledhje, sipas tij, duke mos dashur që të dalin dyshimet që kanë për këtë proces.

“Nga 4 milionë të planifikuara këta kanë kapërcyer në 11 miliardë e këtu ka dyshime të hatashme”, ka thënë ai.

Ndërsa deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, tha se është mirë që për çështje procedurale, ftesa për intervistim të dëshmitarëve të mbrojtur të vjen sërish javën e ardhshme.

Ndryshe në këtë mbledhje ka qenë e paraparë që të intervistohen Fadile Dyla, Sekretare e Përgjithshme e MASHTI-t; Avni Rexha, U.D. Drejtor i Departamentit të Arsimit Parauniversitar dhe Genc Hamzaj, nga ASHI.

You Might Also Like

FSK shkëlqen në Kroaci, vendi i parë dhe i tretë në garën `Dita e Unitetit`

Vdes në QKUK i riu që u aksidentua më 18 maj në Prizren

Rama: Prishtina po pozicionohet si aktor i rëndësishëm në hartën globale

Nawrocki-Kurtit: I përkushtuar për forcimin e lidhjeve Poloni-Kosovë

Togu i Xhenierëve Luftarakë pjesë e garës shumëkombëshe ‘Dita e Unitetit`

Kosova Times October 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Lajme

Kryetari i Ulqinit, Genci Nimanbegu takoi Kurtin

Kosova Times Kosova Times April 10, 2025
Ballkani Perëndimor, rajon i një krize politiko – ushtarake në zhvillim
Kosova e Kanadaja, kapituj të rinj të bashkëpunimit
IKD: Përkundër kërkesës, Murati nuk ndërmerr veprime për pensionistët
Tiranë, Kuvendi miratoi ndryshimet në ligjin për studentët e mjekësisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?