Dy persona janë arrestuar sot në Fushë Kosovë si të dyshuar për disa vjedhje të rënda në së paku dhjetë raste.
Rastet sipas policisë kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës, gjatë muajve të fundit në periudha të ndryshme kohore, kryesisht në markete, ku dyshohet se është përfshirë një grup prej katër personave të dyshuar.
“Pas aplikimit të disa veprimeve operative e hetimore të koordinuara me njësite të specializuara, hetuesit policor kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar ndërsa kanë sekuestruar gjësende për të cilat dyshohet se janë të vjedhura dhe 4 automjete për të cilat janë dyshimet se u përdorën për kryerjen e veprave. Personat e dyshuar me vendim Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku dhjetë raste të vjedhjeve të rënda”, thuhet në njoftim.