Derisa rehabilitimi i segmentit hekurudhor nga Hani i Elezit deri në Fushë Kosovë është duke shkuar drejt përfundimit, sot me një ceremoni, u inauguria fillimi i rehabilitimit të lotit të dytë të linjës dhjetë hekurudhore.
Ky rehabilitim fillon nga Fushë Kosova deri në Mitrovicë. Me fonde të Bashkimit Evripian dhe kredi nga bankat ndërkombëtare si ajo Evropiane për Rindërtim e Zhvillim, rehabilitimi i segmentit të dytë nga Fushë Kosova deri në Mitrovicë, me gjatësi prej 34.4 km, do të kushtojë 48 milionë euro.
Kryeministri Albin Kurti, i pranishëm në këtë ceremoni, deklaroi se ky rehabilitim i shërben zhvillimit ekonomik.
“Kjo linjë i përket rrjeteve kryesore trans-evropiane të transportit që fillon nga Salzburgu në Austri, e kalon nëpër Slloveni, Kroaci, Serbi, Kosovë e Maqedoni të Veriut dhe përfundon në Selanik të Greqisë”, tha kryeministri Kurti.
Ai tha se kosovarët e shfrytëzojnë pak transportin hekurudhor, për shkak se nuk u ofron shërbime të mra.
Që rrjeti të jetë në shërbim të qytetarëve, jemi duke bërë rehabilitimin e segmentit hekurudhor”, deklaroi kryeministri.
“Ky projekt buron nga agjenda e Berlinit e nisur nga kancelarja Merkel e po vazhdon tani nga kancelari Scholz”, u shpreh Kurti, duke rikujtuar se pozita qëndrore gjeografike në Ballkanin Perëndimor, infrastruktura e mirë rrugore, aeroporti modern, dhe afërsia e porteve mesdhetare, e bëjnë Kosovën vend të volitshëm dhe trasnportues.
Ndërkohë, Liburin Aliu, ministër i Infrsatrukturës, sqaroi se loti i dytë në linjën hekurudhore dhjetë, i filuar nga viti 2019, pra pjesa e parë nga Hani i Elezit deri në Fushë Kosovë, është në rehabilitim e sipër.
“Pas kësaj vjen rehabilitimi i linjës hekurudhore nga Mitrovica deri në Leshak”, tha ministri Aliu.
“Këto projekte do të pasohen me të tjerat për sinjalistikë e komunikacion, e më pas edhe elektrifikim”.
Ministri Aliu u shpreh se hekurudhat duhet të jenë sipas standardeve të BE e të cilat do të zëvëndësojnë sa më shumë qarkullimin automoblistik.
Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Sunyog, në fjalën e tij, tha se linja 10 hekurudhore, do ta lidhë Kosovën me shumë vende në rajon e më gjërë.
“Në jug do ta lidhë me Maqedoninë e Veriut, Greqinë e Bullgarinë kurse në veri me Evropën qëndrore”, tha ai. Sipas kreut të BE-së në Kosovë, rehabilitimi i kësaj linje, do ta rrisë bashkëpunimin rajonal dhe do të lehtësojë import-eksportin në tërë rajonin.
Ndërkohë, Hekuran Mulaj, Ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv të Infrakos-it, deklaroi se me këtë projekt, synohet që përveç rehabilitimit të trasesë, platformave për udhëtarë, asaj për mallra në Mitrovicë, urat, e lëshesat, synohet edhe siguria.
“Faza e tretë do të pasojë rehabilitimin e komplet të linjës së së dhjetë hekurudhore, nga Hani i Elezit deri në Leshak’, tha ai. “Shpresojmë të gjejmë mbështetje”, duke rikujtuar se pas 50 vjetëve po ndodhë ky projekt me përmasa kapitale.
“Falendëroj Qeverinë dhe BE-në për ndarjen e fondeve përkatëse”, tha Mulaj.
Me rehabiletimin e segmentit hekurudhor Fushë Kosovë-Mitrovicë, shpejtësia e trenave do të jetë nga 80 km/h deri në 120 km/h. E gjithë puna pritet të përfundojë në vitin 2024/2025. /Kosovatimes/