By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putini Spastron Gjeneralët – gjahu pas parave
August 13, 2025
Plani i ri i armëpushimit u publikua, i ngjashëm me atë të Palestinës. Trump paralajmëron Putinin
August 13, 2025
Gjykata e Hagës ia ndalon të drejtën Fahri Fazliut ta takojë të atin
August 13, 2025
DASH: Hapat e Kosovës, të besueshëm por jo të qëndrueshëm
August 13, 2025
PDK prezanton listën për Kuvendin e Prishtinës
August 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli kërkon falje për vrasjen e tre ushtarëve libanezë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli kërkon falje për vrasjen e tre ushtarëve libanezë
Rajon / Botë

Izraeli kërkon falje për vrasjen e tre ushtarëve libanezë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/21 at 12:19 PM
Kosova Times Published October 21, 2024
Share
SHARE

Ushtria izraelite ka kërkuar falje më 21 tetor, pasi një sulm vrau tre ushtarë libanezë në jug të Libanit një ditë më parë. Izraeli tha se nuk po lufton me ushtrinë e Libanit dhe se ushtarët e tij besonin se po shënjestronin një kamion që i përkiste Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.

Ushtria tha se sulmoi një kamion të dielën, i cili kishte hyrë në një zonë ku paraprakisht ushtria kishte shënjestruar një kamion të Hezbollahut, që kishte transportuar raketahedhës dhe raketa.

Izraeli tha se nuk ishte në dijeni që kamioni i dytë që kaloi në këtë zonë i përkiste ushtrisë libaneze.

Izraeli tha se “ne nuk operojmë kundër ushtrisë libaneze dhe kërkojmë falje për këto rrethana të padëshiruara”.

Javën e kaluar, Hezbollahu tha se po hyn në një fazë të re të luftimeve kundër forcave izraelite, pas vrasjes së udhëheqësit kryesor të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – Yahya Sinwar, gjatë një beteje me forcat izraelite në Gazë. Sinwar cilësohej si arkitekti kryesor i sulmit të 7 tetorit 2023 në jug të Izraelit, që nxiti luftën në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit.

Aleatët e Izraelit shpresojnë që vrasja e Sinwarit do të hapë rrugën për përfundimin e luftës në Gazë, por kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe Hamasi janë zotuar se do të vazhdojnë luftën derisa të arrijnë qëllimet e tyre.

Netanyahu është zotuar se do të zhdukë Hamasin dhe do të kthejë pengjet që mbahen nga grupi, ndërkaq Hamasi ka thënë se do të lirojë pengjet vetëm kur të arrihet një armëpushim afatgjatë dhe kur Izraeli të tërhiqet plotësisht nga Gaza dhe të lirojë të burgosurit palestinezë.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë gjatë sulmit të 7 tetorit. Që atëherë, si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë.

Që kur ka nisur lufta në Gazë, Izraeli dhe Hezbollahu kanë këmbyer zjarr në kufi. Por, në fillim të tetorit situata u përshkallëzua dhe Izraeli njoftoi për nisjen e një operacioni tokësor në jug të Libanit kundër Hezbollahut.

SHBA-ja e ka shpallur Hezbollahun organizatë terroriste, ndërkaq BE-ja ka në listën e saj të zezë krahun politik të grupit, por jo edhe partinë politike. Partia e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

You Might Also Like

Putini Spastron Gjeneralët – gjahu pas parave

Plani i ri i armëpushimit u publikua, i ngjashëm me atë të Palestinës. Trump paralajmëron Putinin

Trump dëshiron takim trepalësh ‘të shpejtë’ pas samitit të Alaskës

Tetë persona u vranë në të shtënat në kafene ne Ekuador. midis tyre edhe serbe

Bessend për Rusinë: Sanksione të mundshme nëse bisedimet Trump-Putin nuk shkojnë mirë

TAGGED: #Izrael, #Liban
Kosova Times October 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Pulë në një salcë kremoze

Kosova Times Kosova Times November 3, 2024
Përfundon pa marrëveshje takimi në Bruksel
Rritje e numrit të grave të prekura nga kanceri i gjirit në Kosovë
Sllovenia shprehet e gatshme ta shtojë numrin e trupave në Kosovë
Qeveria emëron dy anëtarë të bordit të drejtorëve të KRU “Prishtina”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?