By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Të shtëna me armë në Universitetin e Kentucky-t në SHBA: Një student u vra, policia njoftoi identitetin e sulmuesit
December 10, 2025
Tensione të rrezikshme midis Kinës dhe Japonisë, një seri incidentesh. Reagojne ShBA
December 10, 2025
Papa kritikon Trumpin për komentet mbi Evropën
December 10, 2025
Horoskopi ditor për 10 dhjetor
December 10, 2025
Babai iku nga makina që po digjej dhe e la vajzen (2) te digjet?!
December 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në Drenas mbahen aktivitete për luftën kundër kancerit të gjirit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Në Drenas mbahen aktivitete për luftën kundër kancerit të gjirit
Shëndetësi

Në Drenas mbahen aktivitete për luftën kundër kancerit të gjirit

Kosova Times
Last updated: 2024/10/21 at 4:50 PM
Kosova Times Published October 21, 2024
Share
SHARE

Me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit të qytetarëve për luftën kundër kancerit të gjirit, në Komunën e Drenasit është shënuar muaji ndërkombëtar i luftës kundër kësaj sëmundjeje me disa aktivitete.

Komuna e Drenasit njofton se aktiviteti ka filluar në sallën e Kuvendit, ku takimin e hapi koordinatorja e njësisë për të drejtat e njeriut në Zyrën për Barazi Gjinore, Zahrie Podrimqaku-Subashi.

Sipas njoftimit Podrimqaku-Subashi ka thënë se, në kuadër të shënimit të muajit rozë, që ka për qëllim sensibilizimin dhe parandalimin e kancerit të gjirit, janë mbajtur disa aktivitete nga Komuna e Drenasit.

Kurse Dr. Shkëlzen Gashi ka mbajtur një ligjëratë për të pranishmit, me temën “Kanceri i gjirit dhe parandalimi i tij”.

Pas takimit në sallën e Kuvendit, në nder të shënimit të këtij muaji, u zhvillua ecja tradicionale me moton “Një hap kundër kancerit të gjirit” në qytet.

Ky aktivitet u organizua nga KNJKDNJ dhe ZBGJ në bashkëpunim me Grupin e Grave Asambliste, Komitetin për Barazi Gjinore dhe OJQ-të e Drenasit.

Ky manifestim tradicional synon vetëdijesimin e shoqërisë për rrezikun nga kanceri i gjirit dhe nxitjen e institucioneve përgjegjëse për të krijuar kushte më të mira për zbulimin e hershëm të sëmundjes, si dhe përmirësimin e kushteve të trajtimit në Kosovë. /Kosovatimes/

Mund të jetë një imazh i 7 persona, spital dhe teksti

You Might Also Like

Ky ushqim ul sheqerin në gjak brenda sekondave

Realizohet për herë të parë zëvendësimi i harkut të aortës në QKUK

6 të vdekur e 31 raste të reja me HIV / AIDS në vitin 2025

Evropa mbetet e vonuar në zbulimin e infeksioneve me HIV

8 vitamina kyçe që gratë duhet të marrin për imunitet dhe vitalitet më të mirë

TAGGED: #Drenas, #Kanceri i gjirit
Kosova Times October 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Presidenti bullgar s’do të marrë pjesë në samitin e NATO-s për shkak të Ukrainës

Kosova Times Kosova Times June 27, 2024
Sot nis Evropiani ‘Gjermani 2024`, gjithçka që duhet të dini
EULEX: Nuk kemi marrë përgjegjësitë policore në veri
Messi e Ronaldo, për herë të parë nga viti 2003 jashtë garës për Ballon d’Or
Fotografitë e para nga qendrat e votimit në veri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?