By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ambasada amerikane në Kosovë përkujton ambasadoren e ndjerë Tina Kaidanow
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Ambasada amerikane në Kosovë përkujton ambasadoren e ndjerë Tina Kaidanow
Uncategorized

Ambasada amerikane në Kosovë përkujton ambasadoren e ndjerë Tina Kaidanow

Kosova Times
Last updated: 2024/10/21 at 7:55 PM
Kosova Times Published October 21, 2024
Share
SHARE

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe pjesëtarë të Ambasadës amerikane në Prishtinë, kanë marrë pjesë në mbjelljen e një peme në oborrin e Ambasadës, si shenjë përkujtimi dhe nderimi të figurës së ambasadores së ndjerë amerikane, Tina Kaidanow.

Prej vitit 2006 deri më 2009 Kaidanow ka qenë shefe e misionit amerikan, dhe më pas ambasadorja e parë amerikane në Republikën e Kosovës.

“Kjo pemë do të qëndrojë si simbol i trashëgimisë së saj, dhe do të na kujtojë përkushtimin e saj të palëkundur për rrugën e Kosovës drejt paqes, demokracisë dhe pavarësisë”, ka thënë Hovenier përmes një postimi në X, platformë e njohur më parë si Twitter.

Ajo ka vdekur më 16 tetor në moshën 59-vjeçare.

Si diplomate e karrierës, Kaidanow ka qenë e angazhuar disa herë në rajonin e Ballkanit, me qëllim të mbështjes së proceseve paqësore.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të hënën se Kaidanow ka qenë diplomate e jashtëzakonshme, “e cila ka udhëhequr disa prej çështjeve më të sfiduese të politikës së jashtme në kohën e vet”.

Përgjatë karrierës, Kaidanow ka qenë e angazhuar edhe për rajonet e Greqisë, Turqisë, Qipros, Kaukazit dhe Afganistanit.

Në vitet e fundit ajo ka shërbyer si zëvendësdihmëse e Sekretarit të Shtetit në Byronë e Çështjeve Politiko-Ushtarake.

You Might Also Like

Policia konfiskon armë, automjet dhe bagëti të dëmtuara, nis hetimi penal

Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur

ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë

Horoskopi ditor për 29 dhjetor

Diplomati veteran amerikan përshkruan udhëzimet strategjike për Zelenskyn në bisedimet e paqes të mbështetura nga SHBA-ja

TAGGED: #Ambasada amerikane, #Tina Kaidanow
Kosova Times October 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti: Shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia është shqetësuese

Kosova Times Kosova Times September 20, 2025
SPAK kërkon masën e arrestit ndaj Berishës, sot vendos gjykata
Schmidt: Dodik mësoi se ai nuk vendos se kur dhe kush duhet të vizitojë RS
Ish-gazetari i BBC-së pranon fajësinë për 3 akuzat lidhur me imazhet me natyrë seksuale të fëmijëve
Avokati i Popullit Moskalkova tha se është e papranueshme të torturohen të burgosurit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?