By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trikala: Nënë e bir u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre
June 7, 2025
Kreu i Dumës Ruse kërcënon Gjermaninë: Mos lejoni që gjithçka të përfundojë si Lufta e Dytë Botërore!
June 7, 2025
Në Uashington u dha alarmi. Ata nuk duan që t’u ndodhë skenari rus
June 7, 2025
Pamje të papara më parë. Filmuar të gjithë udhëtimin e dronit ukrainas nga kamioni deri te bombarduesi
June 7, 2025
Ambasada e Ukrainës në Belgjikë po monitoron rastin e vrasjes së dy ukrainasve
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Begaj në BeH takon anëtarët e Presidencës, tema e Kosovës s’u pëlqen disave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Begaj në BeH takon anëtarët e Presidencës, tema e Kosovës s’u pëlqen disave
Ballina 2Rajon / Botë

Begaj në BeH takon anëtarët e Presidencës, tema e Kosovës s’u pëlqen disave

Kosova Times
Last updated: 2024/10/22 at 5:59 PM
Kosova Times Published October 22, 2024
Share
SHARE

Çështja e njohjes së Kosovës, gjegjësisht heqja e vizave për qytetarët e Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, ishte në qendër të konferencës së sotme për shtyp të anëtarëve të Kryesisë së Bosnjë-Hercegovinës dhe Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili është në një vizitë zyrtare në Sarajevë.

Ndonëse delegacionet e të dy vendeve në takim diskutuan kryesisht për marrëdhëniet dypalëshe dhe integrimin evropian, në konferencën për shtyp kryetari i Presidencës së BeH-së Denis Beqiroviq, anëtarët e Presidencës Zhelka Cvijanoviq dhe Zhelko Komshiq si dhe presidenti Begaj u ndalën te çështja e Kosovës, për të cilën nuk ka konsensus në BeH, raporton “TRTBalkan”.

Beqiroviq tha se “një mesazh shumë i rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal” ka ardhur nga qeveria dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të cilin e ka quajtur “mik të madh”.

“Ai mori një vendim të njëanshëm, që është heqja e regjimit të vizave për qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës. Një lëvizje vërtetë e paprecedentë në rajonin tonë, por është një mesazh shumë i rëndësishëm. Pres që pas kësaj lëvizje shtetarie të z. Kurti, edhe brenda Bosnje-Hercegovinës, kur bëhet fjalë për përfaqësuesit në institucionet shtetërore që vijnë nga entiteti Republika Sërpska, se edhe ata do të na ndihmojnë që të bëjmë një lëvizje adekuate dhe të zbatojmë plotësisht marrëveshjet që Bosnja dhe Hercegovina ka nënshkruar në kuadër të Procesit të Berlinit. Mendoj se kjo është e rëndësishme për të gjithë Bosnjën dhe Hercegovinën, për të gjithë rajonin dhe se në këtë mënyrë do të dërgojmë një mesazh tjetër të rëndësishëm”, tha Beqiroviq.

Duke folur për zbatimin e Marrëveshjes së Berlinit, anëtarja e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviq tha se është e rëndësishme që në rajon të funksionojmë bazuar në katër liritë e përcaktuara në parimet e Bashkimit Evropian: liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.

“Ne padyshim që sot kemi probleme kur bëhet fjalë për lirinë e lëvizjes së mallrave, duke pasur parasysh pamundësinë e plasimit të mallrave apo transferimit të mallrave nga Serbia në Kosovë. Ka disa pengesa në rrugën e lëvizjes me regjimin pa viza”, deklaroi ajo, teksa shtoi se për këto gjëra duhet të gjenden zgjidhje.

Cvijanoviq e kritikoi kryetarin Beqiroviq, i cili në fjalën e tij ka përmendur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe ka thënë se ai është “miku i tij i madh”.

“Nuk dua të them këtu se kush do të ishte miku im apo miku im më i mirë në rajon, por sigurisht që mundem, por mendoj se duhet t’i shikojmë gjërat në një mënyrë që t’i zgjidhim së bashku dhe çfarë mund të bëjmë që të kuptohemi më mirë. Mendoj se vizita e presidentit Begaj i shërben kësaj”, u shpreh Cvijanoviq, duke shtuar se çështjet duhet të zgjidhen me dialog dhe bashkëpunim.

Anëtari i Presidencës së BeH-së, Zhelko Komshiq, beson se çështja e regjimit pa viza, gjegjësisht heqja e vizave për qytetarët e Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, është ekskluzivisht çështje e Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës.

“Dhe nuk është e denjë për ne që ta përfshijmë Kosovën në bisedë me presidentin e një shteti tjetër. Pa marrë parasysh se është Republika e Shqipërisë. Kjo nuk është dhe nuk duhet të jetë tema e bisedës sonë, përveçse në kontekst të bashkëpunimit rajonal, por atëherë duhet të prekim çdo vend tjetër. Nepse nëse besojmë se është legjitime që Kosova të jetë subjekt i këtij tregimi, atëherë nuk mund ta ndaloni as (Alleksandar, shën.red.) Vuçiqin, e as (Zoran, shën.red.) Millanoviqin të flasin për Bosnje dhe Hercegovinën pa ne”, tha Komshiq.

Presidenti i Shqipërisë, nga ana e tij, përsëriti se pavarësia e Kosovës është një “realitet i pakthyeshëm”.

“Kosova është dëshmuar të jetë një partner i besueshëm i përkushtuar për forcimin e fqinjësisë së mirë. Në ndërkohë, ajo ka kontribuar aktivisht në bashkëpunimin rajonal dhe proceset integruese euroatlantike në Ballkanin Perëndimor. Njohja e Kosovës patjetër do të ndikojë në paqe, siguri, pajtim dhe stabilitetin rajonal”, tha presidenti shqiptar.

Ndër të tjera, Begaj kërkoi që Tirana dhe Sarajeva të hapin ambasada në vendet e tyre respektive. Gjithashtu, kërkesë ka pas që të hapet edhe një linjë ajrore Tiranë-Sarajevë.

You Might Also Like

Trikala: Nënë e bir u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre

Kreu i Dumës Ruse kërcënon Gjermaninë: Mos lejoni që gjithçka të përfundojë si Lufta e Dytë Botërore!

Në Uashington u dha alarmi. Ata nuk duan që t’u ndodhë skenari rus

Pamje të papara më parë. Filmuar të gjithë udhëtimin e dronit ukrainas nga kamioni deri te bombarduesi

Ambasada e Ukrainës në Belgjikë po monitoron rastin e vrasjes së dy ukrainasve

TAGGED: #Bajram Begaj, #BeH, #Kosova
Kosova Times October 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Greva sakrificë personale për realizimin e të drejtave kolektive!

Kosova Times Kosova Times October 5, 2022
Moment tmerri një cisternë e madhe e ndezshme përmbyset duke zhytur makinat në lëng flakërues
Haradinaj pas dënimit të Mustafës: Shpresoj që dënimi drakonian të kthehet në pafajësi
Kurti në Forumin për Integrimin e Ballkanit 2024: Serbia pasqyron stilin autoritar të rusisë dhe kërkon ndarje në rajon
Deputeti i Dumës së Qarkut Khanty-Mansiysk u vra në Moskën e Re
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?