By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tetë kërpudha matsutake u shitën në ankand në Japoni për 4,850 euro
October 11, 2025
Dita Ndërkombëtare e Vajzave: UNICEF, 122 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë
October 11, 2025
Cheesecake në një gotë me rrush të ëmbël të bërë në shtëpi
October 11, 2025
Ide e shkëlqyer për drekë: Qofte turke në një salcë kremoze që shkojnë shumë mirë me pure patatesh
October 11, 2025
Ja si duket shtëpia e një miliarderi! Hidhini një sy brenda një vile me vlerë 129 milionë euro me ftohje të jashtme
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Krerë të institucioneve të drejtësisë nga Kosova në Portugali
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Krerë të institucioneve të drejtësisë nga Kosova në Portugali
Lajme

Krerë të institucioneve të drejtësisë nga Kosova në Portugali

Kosova Times
Last updated: 2024/10/22 at 7:17 PM
Kosova Times Published October 22, 2024
Share
SHARE

Në këtë shtet krerët e institucioneve të drejtësisë kanë zhvilluar takime me zyrtarë të nivelit të lartë në institucionet e drejtësisë portugeze.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Albert Zogaj, Kryesuesja e Panelit për Lirim me Kusht Valdete Daka së bashku me anëtarë të këtij paneli si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KGJK-së, Shkëlzen Maliqi, po qëndrojnë për vizitë në Portugali.

Rexhepi dhe Zogaj, janë pritur në takim nga Kryetari i Gjykatës Supreme të Portugalisë, João Cura Mariano, ndërsa kanë zhvilluar takime edhe me nënkryetarin e  Këshillit të Lartë Gjyqësor në Portugali, e të tjerë zyrtarë ku janë njoftuar me organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor në Portugali, si dhe praktikën e shërbimeve të inspektimit në vlerësimin e performancës së gjyqtarëve.

Siç bëhet e ditur, delegacioni kosovar është takuar edhe me gjyqtarët e Gjykatës për Ekzekutimin e Dënimeve, me ç’rast janë njoftuar për sistemin sprovues portugez, me theks si të veçantë mbi kushtet dhe rrethanat që ndikojnë në lirimin me kusht, si paraqitja e kërkesës fillestare, vendimmarrja dhe e drejta e ankimimit, gjithashtu u diskutua edhe lidhur me ekzekutimin e dënimeve në çështje penale dhe ekzekutimin e masave të detyrueshme të trajtimit rehabilitues.

Tutje thuhet se takimet kanë vazhduar me përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme për Riintegrim dhe Shërbime të Burgjeve nga Ministria e Drejtësisë së Portugalisë, për siç thuhet të shkëmbimit të ideve rreth organizimit dhe funksionimit të sistemit portugez të burgjeve dhe riintegrimin social të të burgosurve.

Ndërkohë ky delegacion ka vizituar edhe Ambasadën e Kosovës në Portugali ku janë pritur nga Ambasadorja e Edona Maloku-Bërdyna. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Rregulla të reja për hyrjen dhe daljen nga BE-ja po hyjnë në fuqi

Tentojnë të rrëmbejnë të miturën , përfundojnë në pranga dy persona

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Arrestohet një person në Gjilan për rrëmbim, viktima arrin të shpëtojë

Moti në Shqipëri i kthjellët në të gjithë vendin

TAGGED: #KGjK, #Portugali
Kosova Times October 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Vitia dhe Manastirliu diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë midis Kosovës dhe Shqipërisë

Kosova Times Kosova Times April 25, 2023
Filipine, thirrje për dëbimin e diplomatëve kinezë
Pse u arrestua tani i biri i “El Capos”? Njerëzit po vdesin ne luftën e pameshirshme në rrugët e Sinaloas! (FOTO/VIDEO)
ZRrE: Vendimet për tarifat janë kompetencë ekskluzive e institucionit
Presidentja Osmani udhëtoi për vizitë shtetërore dy ditore në Shqipëri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?