By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 tetor 2025
October 26, 2025
Një i majtë është presidenti i ri i Irlandës. Numër i paparë fletëvotimesh të pavlefshme në zgjedhje
October 25, 2025
Trump i vë kusht Putinit: “Nuk do të humbas kohë”
October 25, 2025
VIDEO DHE FOTO 50,000 njerëz në rrugët e Valencias. “Një vit më parë humbëm gjithçka”
October 25, 2025
Diella në forumin e Berlinit: Do zbulojmë rreziqet për korrupsion
October 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Suspendohen katër policë për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Suspendohen katër policë për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë
Ballina 1Lajme

Suspendohen katër policë për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë

Kosova Times
Last updated: 2022/12/03 at 4:40 PM
Kosova Times Published December 3, 2022
Share
SHARE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se katër zyrtarë policorë janë suspenduar për shkak të shkeljeve sa i përket rastit të urdhrit të mbrojtjes të lëshuar për Hamide Magashin, gruan shtatzënë që dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj më 30 nëntor.

“Po ashtu, të gjetjet e deritanishme do të përcillen në prokurori për trajtim penal”, tha Sveçla.

Rekomandimin për suspendimin e tyre e bëri paraprakisht Inspektorati Policor i Kosovës.

Sipas IPK-së, komandanti i stacionit policor në Lipjan, një rreshter dhe dy hetues, dyshohen për veprat penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

Vetë ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se vrasja e Magashit ishte si “pasojë e papërgjegjësisë institucionale”. Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se personat përgjegjës duhet të japin dorëheqje ose të shkarkohen.

Magashi, 35-vjeçare, dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, Sokol Halili, pranë ndërtesës së Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, ku ajo ishte shtrirë në pritje të lindjes së fëmijës së saj.

Gjykata Themelore në Ferizaj ka konfirmuar se ishte lëshuar urdhër mbrojtjeje për gruan tashmë të ndjerë, prej datës 13 shtator 2022 deri më 13 mars 2023. Kërkesa për këtë urdhër ishte parashtruar më 8 shator.

Më 23 shtator 2022, Gjykata Themelore e Ferizajt, me aktgjykim, kishte shpallur të pandehurin, Sokol Halili, fajtor për veprën penale: mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve. Ai u dënua me gjobë.

Pas dy ditëve në arrati, më 2 dhjetor, autoritetet njoftuan se Halili kreu vetëvrasje përkundër “tentativës së zyrtarëve policorë që të negociojnë dorëzimin”.

Policia e Kosovës tha se ai është gjetur në fshatin Davidovc të Komunës së Shtimes, të premten rreth orës 13:45.

Sipas disa raportimeve në media, Halili ka qenë banor i kësaj komune.

You Might Also Like

Diella në forumin e Berlinit: Do zbulojmë rreziqet për korrupsion

Restaurohet shtëpia tradicionale e familjes Safqi në Prishtinë

Çerimagiq: BE pa ofertë motivuese për palët në dialog

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për 35 komuna

Kosova Times December 3, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Video shokuese e ushtarit rus: “Na thanë të vishemi si civilë dhe të q…i!”

Kosova Times Kosova Times November 12, 2022
FFK lansoi strategjinë për periudhën katërvjeçare “Themelet e së ardhmes”
Deputeti ukrainas: Do të punojë për njohjen e Kosovës nga Ukraina
Deklaratën e Mitsotakis nga Himara, politologët e quajnë provokim
Lista Serbe: Rreth 100 mijë serbë në Kosovë janë prekur nga vendimi për dinarin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?