By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pritja e mërgatës nga Osmani, Haziri thirrje presidentes: Respekto këto 10 ditë fushatë
December 18, 2025
Osmani: BE heq të gjitha masat ndaj Kosovës – Rama: Meritë e jotja
December 18, 2025
Tensione në Kuvend, deputetët e PD-së bllokojnë Foltoren: Çojeni në burg Belinda Ballukun… (VIDEO)
December 18, 2025
I burgosuri tenton arratisjen gjatë trajtimit mjekësor – sulmon zyrtarin e Shërbimit Korrektues
December 18, 2025
Gjendet pa shenja jete një e moshuar në Junik
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një prej raketave të lëshuara nga Libani rrëzohet mbi hotelin ku gjendej Sekretari Blinken
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Një prej raketave të lëshuara nga Libani rrëzohet mbi hotelin ku gjendej Sekretari Blinken
Ballina 2Rajon / Botë

Një prej raketave të lëshuara nga Libani rrëzohet mbi hotelin ku gjendej Sekretari Blinken

Kosova Times
Last updated: 2024/10/23 at 9:27 PM
Kosova Times Published October 23, 2024
Share
SHARE

Sirenat paralajmëruese për sulme ajrore jehuan mbi Tel Aviv të mërkurën, ndërsa Sekretari i Shtetit Antony Blinken ishte para përfundimit të vizitës në Izrael. Tymi nga një prej raketave që u rrëzua nga Izraeli shihej mbi hotelin ku qëndroi Sekretari Blinken, para se të udhëtonte drejt Arabisë Saudite.

Disa zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit dhe ekipet e mediave që po e mbulojnë vizitën e tij u detyruan të largohen nga restoranti i hotelit drejt një vendstrehimi së bashku me personelin e hotelit, ndërsa dëgjoheshin sirenat.

Gjatë qëndrimit në Tel Aviv Sekretari Blinken i kërkoi Izraelit të përfitojë nga mundësia e krijuar nga fitoret taktike kundër grupit militant palestinez Hamas që të kërkojë një marrëveshje për lirimin e pengjeve. Kjo është vizita e 11-të e shefit të diplomacisë amerikane në rajon që kur filloi lufta Izrael – Hamas.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se do ta shkatërrojë grupin Hamas dhe të lirojë dhjetëra pengje që mbahen nga grupi militant palestinez. Grupi palestinez thotë se do të lironte pengjet në këmbim të një marrëveshjeje armëpushimi, tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga Rripi i Gazës dhe lirimin nga Izraeli të të burgosurve palestinezë.

Lufta filloi pasi Hamasi kreu sulmin e befasishëm më 7 tetor të vitit të kaluar gjatë të cilit u vranë 1200 njerëz. Hamasi mori 250 njerëz peng, një pjesë të të cilëve i ka liruar në këmbim të një mori palestinezësh që mbaheshin në burgjet e Izraelit.

Kundërpërgjigja ushtarake izraelite në Gazë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze të kontrolluara nga Hamasi, ka çuar në vrasjen e mbi 42 mijë njerëzve.

Ndërkaq Izraeli ka dërguar trupa edhe në Liban për të shkatërruar fuqinë ushtarake të grupit militant Hezbollah, që ashtu si Hamasi ka mbështetjen e Iranit.

Izraeli ka vazhduar edhe sulmet ajrore brenda Libanit. 28 vetë janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë ndërsa 139 të tjerë janë plagosur. Numri total i viktimave në Liban ka arritur në mbi 2500 të vrarë dhe mbi 12 mijë të plagosur.

Ekipet libaneze të shpëtimit kanë reaguar ndaj 74 sulmeve ajrore izraelite gjatë 24 orëve të fundit, kryesisht në Libanin jugor dhe provincën Nabatiyeh.

Luftimet në Liban kanë detyruar zhvendosjen e 1.2 milionë njerëzve nga shtëpitë e tyre, përfshirë edhe 400 mijë fëmijë, sipas të dhënave të Agjencisë së OKB-së për fëmijët.

You Might Also Like

Shtypi gjerman mbi problemet në rrugën Vuçiç-Bruksel

Kongresi nuk do ta ndalojë Trumpin për të parandaluar …

Kina vendos taksë mbi prezervativët për të rritur lindjet

VIDEO Ukrainasit godasin tankerin në një qytet rus. Ka të vdekur

Presidenti Trump iu drejtua kombit

TAGGED: #Antony Blinken, #Izraeli, #Libani
Kosova Times October 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani: Pjesëmarrja në “Defender- Europe’23” konfirmon besimin e fuqishëm të partnerëve strategjik në ushtrinë tonë

Kosova Times Kosova Times April 5, 2023
Pas 7 pikëshit ultimativ të Aleksandër Vuçiqit, asnjë kompromis në dëm të shtetit, Republika e Kosovës të vepron me unitet dhe mbështetet në parimet Kushtetuese
34 aksidente me të lënduar dhe 18 persona të arrestuar në 24 orët e fundit
Sllovakia i lejon nëntë qytetarë të vet t’i bashkohen ushtrisë ukrainase
Vdes një polic nga rrethi i Orbanit: Vdiq pas kthimit nga kampionati europian i futbollit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?