By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Alaska nuk duhet të bëhet Jalta e re” Reagimet e para ndaj takimit të ardhshëm midis Trump dhe Putin
August 9, 2025
The Insider: Shërbimet speciale ruse arrestuan në Dubai ish-kreun e kompanisë “VEB-Leasing”, i cili ishte fshehur për gati 10 vjet
August 9, 2025
Irani kërcënon për korridorin e Zangezurit midis Azerbajxhanit: Do të bëhet ‘varrezë për “mercenarët” e Trump
August 9, 2025
WSJ: Ukraina dhe Evropa paraqesin planin e tyre të paqes: së pari një armëpushim, vetëm shkëmbim i ndërsjellë i territoreve
August 9, 2025
Rusia po humbet kontrollin e saj rajonal
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Von der Leyen i bën thirrje Shkupit t’i miratojë ndryshimet kushtetuese
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Von der Leyen i bën thirrje Shkupit t’i miratojë ndryshimet kushtetuese
Ballina 2Rajon / Botë

Von der Leyen i bën thirrje Shkupit t’i miratojë ndryshimet kushtetuese

Kosova Times
Last updated: 2024/10/24 at 3:56 PM
Kosova Times Published October 24, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, i ka bërë thirrje të enjten Maqedonisë së Veriut t’i kalojë ndryshimet kushtetuese për ta përmbushur njërin prej detyrimeve vendimtare në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE).

Von der Leyen u takua me kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski, gjatë një vizitë në Shkup të enjten, si pjesë e turneut të saj në Ballkanin Perëndimor, ku e përsëriti se zgjerimi i BE-së mbetet një nga prioritetet kryesore të saj.

“Pothuajse jemi aty. Shpresoj se me dialog të përbashkët, të gjitha forcat politike në vend do të bashkohen dhe do t’i ndërmarrin hapat e nevojshëm vendimtarë për përparim. Jam e bindur se mund t’i kapërcejmë barrierat të cilat ekzistojnë”, tha Von der Leyen të enjten në një konferencë shtypi së bashku me Mickoskin.

Maqedonia e Veriut ka ngelur mbrapa në procesin e integrimit dhe mori një goditje këtë muaj kur BE-ja e hapi kapitullin e parë në negociatat për anëtarësim me Shqipërinë, duke e shkëputur Shkupin nga paketa e përbashkët me Tiranën.

Arsyeja është se Maqedonia e Veriut nuk e ka përmbushur kushtin e vendosur nga Bullgaria, që ta përfshijë në preambulën e Kushtetutës së vendit edhe minoritetin bullgar.

Ky kusht ishte futur në kornizën negociuese që Parlamenti maqedonas votoi në korrik të vitit 2022, propozim që njihet edhe si “propozimi francez”. Opozita, që atëbotë udhëhiqej nga VMRO-DPME, ishte kundër ndryshimeve kushtetuese.

Në zgjedhjet e majit të këtij viti, VMRO-ja doli e para dhe mori udhëheqjen e Qeverisë dhe kryeministri Mickoski e ka bërë të qartë se ai dëshiron ta rinegociojë “propozimin francez”.

Por, gjatë konferencës me shefen e KE-së të enjten, Mickoski deklaroi se Qeveria e tij mbetet e përkushtuar në rrugën drejtë BE-së dhe se me ndihmën e bllokut “mund të tejkalohet çdo sfidë”.

“Qëllimi ynë është i qartë, ne duam të jemi pjesë e familjes evropiane, duke ndarë të njëjtat vlera të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Jemi të vetëdijshëm se para nesh qëndrojnë sfida të rëndësishme si në fushën e drejtësisë, luftës kundër korrupsionit, zhvillimit ekonomik dhe forcimit të institucioneve që mbeten vendimtare për të ardhmen tonë”, tha Mickoski.

Mickoski, duke anashkaluar kërkesën e KE-së për ndryshimet kushtetuese dhe përfshirjen e minoritetit bullgar në të, tha se Qeveria e tij mirëpret ndihmën e Bashkimit Evropian për të vazhduar procesin e integrimit evropian.

Von der Leyen vlerësoi përparimin e Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në agjendën e reformave dhe njoftoi se Shkupi do të përfitojë më shumë se 750 milionë euro nga Plani i Rritjes, duke përfshirë këstin e parë prej 52 milionë eurosh, deri në fund të vitit.

“Jini të sigurt që zgjerimi do të mbetet prioritet kryesor për Komisionin Evropian në pesë vitet e ardhshme. Tani i kemi të gjitha mjetet dhe instrumentet e nevojshme për ta mundësuar këtë”, tha kreu i KE-së.

Veç takimit me kryeministrin Mickoski, ajo do të takohet edhe me presidenten e vendit, Gordana Silanovksa – Davkova.

Von der Leyen mbërriti në kryeqytetin maqedonas nga Tirana, ku e kishte nisur turneun e saj në gjashtë vendet e rajonit.

Ndërkohë, të premten ajo do ta vizitojë Bosnje e Hercegovinën, ku në Sarajevë do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjës, si dhe me kryesuesen e Këshillit të Ministrave, Borjana Krishto, e pastaj do të niset drejt Beogradit, në takime me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin Milosh Vuçeviq.

Të shtunën, Von der Leyen do të qëndrojë në Prishtinë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti. Pas kësaj ajo do të qëndrojë edhe në Podgoricë, me çka e përfundon turin rajonal të filluar të mërkurën me vizitën në Tiranë.

Në prag të vizitës së saj, Komisioni Evropian përcaktoi të mërkurën edhe zyrtarisht agjendën e reformave të Maqedonisë së Veriut dhe katër vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, duke i hapur mundësi rajonit për qasje në Fondin për Reforma që parasheh një ndihmë prej gjashtë miliardë eurosh.

Bosnjë e Hercegovina u përjashtua nga paketa pasi në Bruksel paraqiti një agjendë jo të plotë reformash.

You Might Also Like

“Alaska nuk duhet të bëhet Jalta e re” Reagimet e para ndaj takimit të ardhshëm midis Trump dhe Putin

The Insider: Shërbimet speciale ruse arrestuan në Dubai ish-kreun e kompanisë “VEB-Leasing”, i cili ishte fshehur për gati 10 vjet

Irani kërcënon për korridorin e Zangezurit midis Azerbajxhanit: Do të bëhet ‘varrezë për “mercenarët” e Trump

WSJ: Ukraina dhe Evropa paraqesin planin e tyre të paqes: së pari një armëpushim, vetëm shkëmbim i ndërsjellë i territoreve

India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit

TAGGED: #Hristijan Mickoski, #Ursula von der Leyen
Kosova Times October 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Autoritetet e Koresë së Jugut ngrisin Serbinë në këmbë: Aty fshihet një mashtrues që shkaktoi dëme prej 42 miliardë dollarësh

Kosova Times Kosova Times December 13, 2022
Çka po paralajmëron Bajqinovci: Do të ketë shumë shkelma
Rama: Po punohet që Vjosa të jetë pjesë e trashëgimisë së mbrojtur botërore
Zëdhënësja virtuale e Ukrainës: “Ne duhet të jemi një hap përpara”
Kryeministri i Armenisë: “Ne nuk jemi aleatë të Rusisë në luftën me Ukrainën”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?