By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës
January 23, 2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje
January 23, 2026
BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve
January 23, 2026
Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë
January 23, 2026
Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ngrihet aktakuzë ndaj deputetit të partisë në pushtet në Shqipëri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ngrihet aktakuzë ndaj deputetit të partisë në pushtet në Shqipëri
Ballina 2Rajon / Botë

Ngrihet aktakuzë ndaj deputetit të partisë në pushtet në Shqipëri

Kosova Times
Last updated: 2024/10/25 at 7:24 PM
Kosova Times Published October 25, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri, deputeti socialist Plarent Ndreca u mor sot i pandehur nga Prokuroria e posaçme. Avokatit të tij, iu komunikua se deputeti akuzohet “Shkeljes së barazisë në tenderë”, për rastin e rikonstruksionit të katër komisariateve në qytete të ndryshme të vendit. Në atë kohë, ai ishte Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme. Fundjavën e shkuar, u arrestua një tjetër deputet socialist i porsadorëhequr, Jurgis Çurbja, ndërsa të hënën, u vendos nën masë sigurie dhe deputetja e opozitës Monika Kryemadhi, si pjesë e hetimeve që çuan në arrestimin, po atë ditë, dhe të ish presidentit Ilir Meta.

Hetimet për tenderin e zhvilluar për rikonstruksionin e komisariateve të Mirditës, Vlorës, Pogradecit dhe atij numër 4 në kryeqytet, kanë nisur në vitin 2021. Shkak u bë një kallëzim i Kontrollit të Lartë të Shtetit, sipas të cilit procesi kishte pasur shkelje të procedurave. Në kohën kur është zhvilluar, gara, deputeti socialist Plarent Ndreca ishte Sekretar i Përgjithshëm i ministrisë së Brendshme, kur ky institucion drejtohej nga zoti Sandër Lleshaj. Dyshimet janë se fituesi i tenderit ka qenë i paracaktuar.

Zoti Ndreca nuk u paraqit vetë në Prokurori, por zgjodhi të dërgojë një avokat mbrojtës, të cilit iu komunikua akuza për deputetin socialist, ajo e “Shkeljes së barazisë në tendera”. Nën akuzë përfunduan dhe persona të tjerë, ish anëtarë të Komisionit të vlerësimit të ofertave.

Zoti Ndreca u bë pjesë e parlamentit në janar të këtij viti, duke marrë mandatin e ndërprerë të ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, po ashtu nën disa akuza nga Prokuroria e Posaçme dhe i larguar nga vendi.

Atij ju besua roli i nënkryetarit të Komisionit hetimor për koncensionet në Shëndetësi, ku u dallua për përplasje të herëpashershme me drejtuesen demokrate Albana Vokshi.

Zoti Ndreca nuk ka bërë asnjë koment mbi rastin, sikundër nuk ka pasur asnjë reagim as nga Partia socialiste apo grupi i saj parlamentar. Fundjavën e kaluar, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme u arrestua ish deputeti tjetër socialist Jurges Cyrbja, i cili vetëm pak ditë përpara arrestimit kishte dhënë dorëheqjen. Ai dyshohet për lidhje me elementë të rrezikshëm të botës së krimit e bashkëpunim me ta, duke i ndihmuar që t’i shpëtojnë ndjekjes së autoriteteve e duke përfituar mbështetjen e tyre për të marrë vota.

Të hënën, po me urdhër të Prokurorisë së Posaçme u arrestua ish presidenti Ilir Meta. Ai dyshohet për korrupsion, pastrim parash, dhe fshehje të pasurisë. Hetimet përfshijnë katër episode të ndryshme. Për të njëjtat akuza, ndaj ish bashkëshortes së tij, deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u dha masa e detyrimit për paraqitje.

You Might Also Like

‘Jemi gati të nënshkruajmë’: Zelensky thotë se garancitë e sigurisë së SHBA-së janë finalizuar, ndërsa Donbasi mbetet çështja kryesore

A do ta ndajë botën “Bordi i Paqes” i Trumpit?

Kremlini i këshillon propagandistët e tij të shkruajnë sa më shumë të jetë e mundur për Groenlandën

Bloomberg: SHBA-të duan të heqin çdo kufizim mbi praninë e tyre ushtarake në Grenlandë

Shërbimet amerikane po “gërmojnë” në Serbi, paniku mbizotëroi në Beograd

TAGGED: #Aktakuzë, #Deputet i PS-së, #Plarent Ndreca, #Shkeljes së barazisë në tenderë
Kosova Times October 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vuçiç nxitoi të diskutonte situatën në BHme Macronin,mori një përgjigje për sundimi të ligjit

Kosova Times Kosova Times August 3, 2025
Çmenduri në Serbi: Ata i bëjnë thirrje Trump dhe Musk që të krijojnë një Serbi të Madhe
Një vit nga agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës
Ku ka mbetur vetting-u në drejtësi?
Viktor Orbán i kërkoi Kievit: Rajoni i Zakarpattia të shpallet territor hungarez
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?