By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës
November 2, 2025
Organizonin luftëra ilegale me qen, arrestohen 9 veta nga Maqedonia dhe Kosova
November 2, 2025
Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos
November 2, 2025
Rama: Në takimin e Nanos me Millosheviqin nuk pati asgjë prej tradhtari
November 2, 2025
Trupat ruse djegin kamionët e tyre për të ndaluar vendosjen e Pokrovsk
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shkodër, konferencë shkencore në 100 vjetorin e lindjes së At Zef Pllumit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Shkodër, konferencë shkencore në 100 vjetorin e lindjes së At Zef Pllumit
Lajme

Shkodër, konferencë shkencore në 100 vjetorin e lindjes së At Zef Pllumit

Kosova Times
Last updated: 2024/10/26 at 8:09 PM
Kosova Times Published October 26, 2024
Share
SHARE

Konferenca shkencore “Frati i Kujtesës”, kushtuar 100 vjetorit të lindjes së françeskanit At Zef Pllumi, u organizua nga Provinca françeskane shqiptare dhe Universiteti i Shkodrës me pjesëmarrjen e 26 studiuesve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

At Vitor Demaj thotë se “ Kjo konferencë sjell risi edhe përmes studiuesve që do të sjellin aspekte të reja. Po ashtu, do të sjellë risi edhe si nxitje për ne si popull, si qytetarë shqiptarë, për të reflektuar rreth disa temave që sikur i kemi harruar gjatë këtyre 34 viteve që kaluam nga ai sistem i egër. Ndaj, vepra e At Zef Pllumit paraqitet aktuale”.

At Vitor Demaj thotë se, At Zef Pllumi, falë kujtesës dhe aftësive të tij, na dhuroi veprën madhore “Rrno vetëm për me tregue”, por edhe vepra të tjera që trajtojnë çështje të kulturës shqiptare dhe identitetit kombëtar.

Për profesor Sabri Hamitin nga Kosova, At Zef Pllumi është françeskani arbëror më atipik dhe i madhi i shekullit të 20-të. Françeskani At Zef Pllumi, thotë profesor Hamiti, është i vetmi që nuk ka bërë kurrë studime jashtë, që të gjithë shërbimet kulturore dhe fetare i ka bërë në vend, që të gjithë librat i ka shkruar në shqip dhe botuar në vend. Por, librat e tij kanë ‘pushtuar’ hapësirën botërore të letërsisë në përkthime.

“Ai është themeluesi i prozës dokumentare të kombinuar me prozën autobiografike. Në këtë formë e ka krijuar një vepër fondamentale që është “Rrno vetëm për me tregue”. Por, nuk është vetëm kjo. Në veprat e tjera, këto pika të kërkimeve, qoftë autobiografike, qoftë dokumentare, marrin pikëzim në kohën dhe hapësirën shqiptare për t’a mbaruar mozaikun kulturor të shkrimtaristikës”, thotë zoti Hamiti.

Për profesor Artan Haxhin, At Zef Pllumi ka ardhur në heshtje, plot dhimbje dhe vuajtje, por me dinjitetin e njeriut që dëshmon për një nga periudhat më të dhimbshme të popullit të tij.

“Unë mund ta quaja memoristi kryesor në letërsinë shqiptare, sepse me dokumentet, me materialet, me librat e tij ai sjell mjaft të reja, të cilat pakkush ka patur guximin t’i paraqesë”, thotë ai.

At Zef Pllumi ishte françeskani i fundit që i mbijetoi përndjekjes së regjimit komunist. 23 vitet e dënimit me burgim ai i kaloi në disa nga burgjet më të egra në Shqipëri; në burgun e Spaçit, në Reps, Ballsh, Zejmen -Shënkoll, Skrofotinë të Vlorës, Shën Vasil dhe Tiranë.

Pas rrëzimit të komunizmit, ndihmon në ringritjen e institucioneve fetare, ribotimin e revistës françeskane “Hylli i Dritës” si dhe nisbotimin e veprave të tij. Ai ndërroi jetë më 25 shtator të vitit 2007, në spitalin Gemeli në Romë. At Zef Pllumi është fitues i çmimit letrar “Penda e Artë”, ndërsa në vitin 2006 është nderuar me urdhrin “Nderi i Kombit”.

You Might Also Like

Në Dukagjin po vazhdon restaurimi i kullave

Nis në Zurich Festivali `Zurich Shqip Up Comedy Festival`

MKRS: Me dinamikë po zhvillohen punimet në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Sekuestrohen katër objekte te “Rana e Hedhun”, masa sigurie për nëntë persona

Përfundon restaurimi i kullës së familjes Geci në Deçan

TAGGED: #At Zef Pllumi, #Frati i Kujtesës
Kosova Times October 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KFOR-i dhe EULEX-i me stërvitje të përbashkët: Kontribuojmë në stabilitet

Kosova Times Kosova Times April 15, 2024
Bëhen të pavlefshme dokumentet me emrin “Maqedoni”
Moti në Shqipëri, me kthjellime dhe ulje temperaturash
Ndalohet një shtetas rus në kufi, iu gjetën mjete monetare të padeklaruara
AGK-ja dënon mungesën e transparencës nga ZRRE-ja
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?