By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
UGSh shpreh dhimbjen e anëtarëve dhe kolegëve per ndarjen nga jeta te gazetarit Marin Nikolla
December 18, 2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena
December 18, 2025
Mbetjet e një aeroplani francez pasagjerësh të vitit 1968 gjenden në det pranë Nicës
December 18, 2025
Aeroplani u rrëzua gjatë uljes dhe u përfshi nga flakët, frikësohet se ka më shumë viktima
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Banorët e fshatit Dabishec kërkojnë rregullimin e rrugës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Banorët e fshatit Dabishec kërkojnë rregullimin e rrugës
Ballina 1Lajme

Banorët e fshatit Dabishec kërkojnë rregullimin e rrugës

Kosova Times
Last updated: 2024/10/27 at 9:37 PM
Kosova Times Published October 27, 2024
Share
SHARE

Tash e disa vjet, edhe banorët e fshatit Dabishec të Prishtinës, thonë se po përballen me mungesë të infrastrukturës rrugore. Ata kanë kërkuar rregullimin e rrugës, në mënyrë që të mos braktiset fshati. E komuna thotë se nuk mund të intervenojë tani për tani meqë kontrata për zhavorr është ankimuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Pas 43 vitesh qëndrimi në Zvicër, Maliq Maliqi është kthyer të jetojë në fshatin e tij në Dabishec të Prishtinës. Por rruga e dëmtuar thotë se po ua vështirëson jetesën në këtë fshat.

“Unë jam kthyer që të investoj në vendin tim. Jemi gati 9 shtëpi këtu. Në këtë rrugë nuk ka mundësi tjetër daljeje, pos me traktor”, tha për RTK, Maliq Maliqi, banor.

Edhe Femi Kaleviqi thotë së dëshiron të investojë në vendlindje, porse mos-rregullimi i rrugës po ua pamundëson investimin.

“Unë kam dëshirë të vijë këtu, që të hapë një fermë të dhive, sepse është vend turistik, por shkaku rrugës nuk po kam zgjidhje”, tha Femi Kaleviqi.

Edhe banorë tjerë të fshatit thonë së disa herë i kanë dërguar kërkesë komunës për rregullimin e rrugës “Dëshmorët e Kombit”.

“Nuk është rrugë shumë e gjatë, është diku 2 km. Jemi bllokuar këtu, ne kemi investuar në këtë fshat”, tha Sabri Imeri.

Komuna e Prishtinës në përgjigje me shkrim thotë se kontrata për zhavorr është ankimuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit dhe për momentin komuna nuk ka mundësi të ndërhyjë deri në zgjidhje të rastit. Por në momentin e parë që ka përgjigje pozitive, Komuna premton se do të punojë në ato rrugë ku ka kërkesa, ndër to edhe në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

You Might Also Like

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

UGSh shpreh dhimbjen e anëtarëve dhe kolegëve per ndarjen nga jeta te gazetarit Marin Nikolla

Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotografi`

Largohet nga jeta në menyrë të parakohshme gazetari Marin Nikolla

Heqja e 50% të masave të BE-së ndaj Kosovës vlerësohet si hap i rëndësishëm

TAGGED: #Dabishec, #Rruga
Kosova Times October 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Dialogu midis Serbisë dhe Kosovës në pritje? Këto katër data mund ta vënë në plan të dytë

Kosova Times Kosova Times November 27, 2023
Ukrainasit sulmuan një magazinë armësh ruse me dronë, popullsia u urdhërua të evakuohej
BE-ja do t’i transferojë Ukrainës 2-3 miliardë euro të para nga të ardhurat nga asetet e ngrira të Rusisë
Milan në sulm për Amrabat
Macron e Scholz do të diskutojnë me Osmanin e Vuçiqin në Kishinjev
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?