By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania
November 2, 2025
Sallata Cezar: Një klasik që u krijua rastësisht
November 2, 2025
5 ushqime që mjekët nuk i hanë kurrë për shkak të rrezikut të kancerit të zorrës së trashë
November 2, 2025
Venediku i vogël, më i lirë dhe më pak i mbushur me njerëz
November 2, 2025
Shtëpi me tre dhoma gjumi për më pak se 50,000
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Protezat e gjirit sigurohen nga ShSKUK e Ministria e Shëndetësisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Protezat e gjirit sigurohen nga ShSKUK e Ministria e Shëndetësisë
Ballina 1Shëndetësi

Protezat e gjirit sigurohen nga ShSKUK e Ministria e Shëndetësisë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/27 at 11:26 PM
Kosova Times Published October 27, 2024
Share
SHARE

Klinika e Kirurgjisë Plastike ka kohë që u del në ndihmë grave që e kanë mposhtur kancerin e gjirit. Në këtë klinikë, u vendosin proteza grave që duan të ndihen më mirë pas sëmundjes së rëndë.

Kirurgjia plastike për të katërtin vit ka nisur t’u ndihmojë grave të prekura nga kanceri, në rikonstruktimin e gjirit. Kirurgia Havushe Ramadani tha se po u ndihmojnë intensivisht grave të cilat e kanë mposhtur sëmundjen e kancerit të gjirit, që t’i nënshtrohen procesit të operimit për rikonstruktimin e gjirit.

“Derisa vjen te kirurgu plastik, përafërsisht ne e kemi marrë si mesatare diku 2 vjet për të kaluar prej procesit që diagnostikohen dhe e përfundojnë procesin e trajtimit të sëmundjes. Pas 2 vjetëve mund të lajmërohen te kirurgu plastik për korrigjim të gjirit apo për rekonstrukcion të gjirit”, tha për RTK, Havushe Ramadani, kirurge plastike në Klinikën e Kirurgjisë Plastike.

Ramadani thotë se proteza, e cila është në përbërje silikoni, përdoret në të gjithë botën.

“Fillimisht e vendosim një ekspander, i cili është një lloj proteze, mirëpo ai mbushet me tretësirë fiziologjike, vendoset fillimisht te pacientja e çdo javë e mbushim me tretësirë fiziologjike, derisa na, si operatore, konstatojmë që kemi arritur volumentë të mjaftueshëm të lëkurës për të bërë rikonstrukcion pastaj me protezë të përhershme. Pastaj 2 deri 3 muaj kur konstatohet që është mjaftueshëm, atëherë bëhet akti i dytë operator, largimi i ekspanderit, pastaj vendoset proteza e përhershme”, tha kirurgia Ramadani.

Shefi i Klinikës së Kirurgjisë Plastike, Agim Berisha, thotë se me gjithë rritjen e operimeve të pacienteve, problem mbetet mungesa e anesteziologëve.

“Kemi filluar me 3 deri 5 pacientë brenda javës, ka pasur javë që i kemi ngritur edhe 2 ditë operacione prej numrit më të madh. Kërkesat janë për rritjen e numrit të pacientëve për tretman të kancerit të gjirit, por jemi të detyruar mos të rrisim shumë, për shkak se kemi problem me ekip të anestezionit që krejt QKUK-ja e dinë. Do të thotë pa anestezion nuk mund të kryhen këto lloj operacionesh”, tha Berisha.

Pacientet, të cilat u nënshtrohen këtyre ndërhyrjeve, nuk dëshirojnë të flasin për këtë trajtim. Protezat sigurohen nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar dhe Ministria e Shëndetësisë, kurse pacientet nuk paguajnë asgjë.

You Might Also Like

5 ushqime që mjekët nuk i hanë kurrë për shkak të rrezikut të kancerit të zorrës së trashë

TikTok-u rus përmbytet me pilula për dobësim, adoleshentët përfundojnë në spitale

Krasniqi: Idealet e tyre janë po aq të freskëta, sa dita kur ranë

Basha e Kurti vlerësojnë lartë sakrificën e heronjve Zhitia dhe Fazliu

Kurti: Zahir Pajaziti është pararendës i luftës çlirimtare

TAGGED: #MSh, #Protezat e gjirit, #ShSKUK
Kosova Times October 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti në Davos u takua me shefen e USAID-it, forcimi i stabiliteti rajonal temë diskutimi

Kosova Times Kosova Times January 19, 2024
Fushtica: Komisioni do të bëjë vlerësimin e dëmeve nga vërshimet
Asambleja Parlamentare e OSBE-së e njeh Rusinë si sponsor shtetëror të terrorizmit
Një kombinim i pazakontë që supozohet se shëron gripin: 40 milionë njerëz shikuan recetën me dy përbërës
Befasia në fluturimin për Amsterdam: Lindi në aeroplan, pretendon se nuk e dinte se ishte shtatzënë…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?