By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
June 26, 2025
June 26, 2025
Aktakuzë për shpëlarje parash, sekuestrohen pasuri mbi 350 mijë euro
June 26, 2025
Policia me operacion në rajonin e Prishtinës, konfiskohen 13 skuterë
June 26, 2025
Vitia: Investime të reja në shëndetësi për Shtimen, dorëzohet autoambulanca
June 26, 2025
Murati: Vetëm VV kundër që nënkryetari i Kuvendit t’i takojë Listës Serbe
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Marrëdhëniet me Rusinë e Kinën, ndër pikat kryesore të Raportit të Progresit për Serbinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Marrëdhëniet me Rusinë e Kinën, ndër pikat kryesore të Raportit të Progresit për Serbinë
Ballina 2Rajon / Botë

Marrëdhëniet me Rusinë e Kinën, ndër pikat kryesore të Raportit të Progresit për Serbinë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/28 at 6:02 PM
Kosova Times Published October 28, 2024
Share
SHARE

Marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë dhe Kinën, dialogu me Kosovën, si dhe zgjedhjet e parakohshme janë aspektet kryesore të kapitujve politikë në Raportin e Progresit për Serbinë, të përpiluar nga Komisioni Evropian.

Ky raport vjetor, me të cilin vlerësohet përparimi i vendeve kandidate për anëtarësim në BE, pritet të publikohet më 30 tetor.

Por, burime të afërta me Radion Evropa e Lirë kanë pasur tashmë qasje në draftin e tij.

Sipas tyre, Serbia, pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, ka vepruar vetëm pjesërisht në përputhje me qëndrimet e BE-së në forumet ndërkombëtare, përfshirë Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Thuhet se Serbia ka vazhduar të bashkëpunojë me BE-në në ofrimin e mbështetjes financiare dhe humanitare për Ukrainën, por vihet në pah se ajo nuk ka respektuar asnjë masë kufizuese ndaj Rusisë.

Dokumenti thekson se Serbia ka mbajtur një nivel të lartë të marrëdhënieve me Federatën Ruse dhe se ka intensifikuar marrëdhëniet me Kinën – gjë që “ngre pikëpyetje për drejtimin strategjik” të saj.

Në raport, Komisioni Evropian rikujton se nga Serbia pritet që gradualisht ta harmonizojë politikën e saj me qëndrimet e miratuara nga BE-ja, përfshirë sanksionet ndaj Rusisë.

Dialogu është kyç

Draft-raporti, po ashtu, thekson se përparimi i Serbisë drejt BE-së do të varet në masë të madhe nga progresi në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Aty thuhet se Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, e arritur nga udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë në shkurt të vitit 2023, si dhe Aneksi për zbatimin e saj, janë dokumente ligjërisht të detyrueshme për të dyja palët.

“Asnjë formalitet, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me miratimin e tij, nuk duhet ta pengojë progresin në zbatimin e marrëveshjes”, thuhet në draftin e dokumentit, për të cilin është njoftuar REL-i.

Marrëveshja e as aneksi i lartpërmendur nuk janë nënshkruar, sepse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë.

Në draftin e Raportit të Progresit thuhet se Serbia dhe Kosova duhet t’i zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e arritura përmes dialogut.

Konstruktiviteti i palëve do të vlerësohet vetëm në bazë të asaj që ato zbatojnë, thekson draft-raporti, duke kujtuar se normalizimi mbetet kusht thelbësor në rrugën evropiane të të dyja vendeve.

Nga Serbia pritet t’i ndjekë autorët e sulmit në Banjskë

Në draft-raport vlerësohet se gjatë periudhës që mbulon ai, ka pasur tensione të larta në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe.

Aty theksohet se normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën vazhdon të ndikohet negativisht nga hapat e pamjaftueshëm të Serbisë për t’i ndjekur përgjegjësit për sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator, 2023, në Banjskë.

Ky sulm, siç vlerësohet në raport, ishte “përshkallëzimi më i madh i viteve të fundit”.

Sipas draft-dokumentit, BE-ja pret që Serbia të bashkëpunojë plotësisht dhe t’i marrë masat e nevojshme për arrestimin dhe nxjerrjen e shpejtë para drejtësisë të autorëve të sulmit.

Gjithashtu, konsiderohet se tërheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022 dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës në prill të vitit 2023, ndikojnë keq në obligimet e Serbisë në dialog.

Draft-raporti kritikon edhe veprimet e autoriteteve të Kosovës në zonat e banuara me shumicë serbe, si: ndalimin e përdorimit të valutave të tjera përveç euros, mbylljen e Postës së Kursimeve të Serbisë dhe mbylljen e zyrave të institucioneve tjera serbe.

Vlerësohet se këto veprime janë në kundërshtim me zotimet e marra në dialog.

Në draft-dokument thuhet se BE-ja ka shprehur vazhdimisht shqetësime për mungesën e vazhdueshme të koordinimit nga ana e Kosovës dhe ndikimin negativ të veprimeve të saj te njerëzit në terren.

Fatkeqësisht, thekson dokumenti, nuk është arritur të gjendet ndonjë zgjidhje e pranueshme reciprokisht për njerëzit më të prekur nga këto veprime.

Ngecje në reforma për shkak të zgjedhjeve të parakohshme

Burimet e Radios Evropa e Lirë, të informuara për përmbajtjen e dokumentit, thonë se raporti i këtij viti thekson se zgjedhjet e parakohshme në Serbi dhe, për pasojë, ndërprerja e funksionimit të Qeverisë dhe Parlamentit “e kanë ngadalësuar progresin e reformave” në këtë vend.

Sipas tyre, raporti thekson nevojën për vullnet të fortë politik, planifikim efikas dhe koordinim të planeve, si dhe burime të mjaftueshme njerëzore dhe financiare, në mënyrë që Serbia ta përshpejtojë punën në përmbushjen e objektivave në negociatat e anëtarësimit në BE.

Autoriteteve serbe do t’u kërkohet, po ashtu, ta kenë prioritet komunikimin proaktiv dhe objektiv për procesin e pranimit të Serbisë në BE, si dhe shtypjen e dezinformatave në mediat kombëtare.

You Might Also Like

Kurti për ekspozitën e luftës: Thirrje për drejtësi për gjenocidin serb

Të paktën 21 persona u vranë në sulmet ajrore dhe të shtënat në Gaza

Policia austriake thotë se vdekja e stjuardesës është mbyllur

Nxehtësi rekord deri të dielën, 6 qytete me paralajmërim të kuq

Sistemet ruse Pantsir dështojnë të ndalin turmën e dronëve në Irak

TAGGED: #Marrëdhëniet me Rusinë e Kinën, #Raporti i Progresit për Serbinë
Kosova Times October 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Lufta në Gazë hyn në muajin e shtatë

Kosova Times Kosova Times April 7, 2024
Muzeu kombëtar i artit mesjetar me më shumë se 2000 vizitorë
Zelensky: Ukraina ka forcuar pozicionet në rajonin Kursk
Osmani në Finlandë: Nuk duam ndere, por procese meritore dhe integrim
Hoti kritikon vizitën e ministrit të brendshëm në Trepçë: Veprim që turpëron qeverinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?