By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Çizme të Vjetra Money: Aksesori përfundimtar
December 20, 2025
4 ngjyra manikyrësh që janë gjithmonë dhe përgjithmonë në trend
December 20, 2025
Këto janë mokasinat më të kërkuara në botë
December 20, 2025
Horoskopi ditor për 20 dhjetor 2025
December 20, 2025
Një turmë e tërbuar në Bangladesh i vuri flakën zyrave të redaksisë së gazetave më të mëdha: Gazetarët mbetën të bllokuar në çati
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në forumin e ministrave të brendshëm të Ballkanit Perëndimor, Sveçla shpalos të arriturat e vendit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Në forumin e ministrave të brendshëm të Ballkanit Perëndimor, Sveçla shpalos të arriturat e vendit
Lajme

Në forumin e ministrave të brendshëm të Ballkanit Perëndimor, Sveçla shpalos të arriturat e vendit

Kosova Times
Last updated: 2024/10/28 at 8:27 PM
Kosova Times Published October 28, 2024
Share
SHARE

Në Budva të Malit të Zi është mbajtur sot Forumi i Ministrave të Brendshëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor, i organizuar nga Presidenca Hungareze e Këshillit të Evropës dhe Qeveria e Malit të Zi.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla në fjalën e tij në këtë ministerial, prezantoi të arriturat e Republikës së Kosovës në fushën e luftimit të krimit të organizuar, trafikimit me qenie njerëzore, armëve dhe narkotikëve si dhe në luftimin e migrimit të paligjshëm, si temat kryesore të këtij forumi.

Përgjatë vitit 2023, në fushën e luftimit të krimit të organizuar, terrorizmit, trafikimit me njerëz dhe me armë, institucionet tona kanë trajtuar 256 raste dhe 168 raste për 9 mujorin e këtij viti.

Ministri Sveçla theksoi angazhimet e Policisë së Kosovës në luftën kundër trafikimit me droga dhe grupeve kriminale të përfshira. Nga janari i vitit të kaluar deri më tani është konfiskuar sasi e konsiderueshme e narkotikëve prej të cilave vlen të përmenden rreth 30 kg heroinë dhe mbi 2.5 ton kanabis. Gjatë periudhës 9 mujore të këtij viti, Policia e Kosovës ka arritur t’i zbulojë dhe shkatërrojë 4 laboratorë të cilët janë shfrytëzuar për prodhimin e narkotikëve si dhe 9 plantacione të kultivimit të kanabisit.

Duke qenë se migrimi i parregullt mbetet sfidë për shumë vende që po ballafaqohen me to, Ministri Sveçla prezantoi angazhimet e institucioneve tona relevante në këtë drejtim, duke konfirmuar kështu se falë angazhimeve të akterëve tanë, Kosova më nuk është zonë qëndrimi për migrantë, pasi që për periudhën e fundit një vjeçare, numri i migrantëve që janë identifikuar është vetëm 636, që i bie, vendi ynë ballafaqohet me më pak se dy migrantë në ditë.

Në përfundim të fjalës së tij në kuadër të dy paneleve, Ministri Sveçla rikonfirmoi përkushtimin e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës në luftimin e çdo ilegaliteti që cenon sigurinë e vendit tonë, rajonit, por edhe më gjerë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Haradinaj premton anëtarësim në NATO brenda mandatit

Hamza premton 50 për qind rritje të pensioneve për veteranët e UÇK-së

Kurti premton investim në Trepçë bashkë me një korporatë ndërkombëtare

Limaj me ish-luftëtarë të UÇK-së: E rëndësishme prezenca jonë në Kuvend

Presidentja Osmani: Njohja e Kosovës nga Bahamet, një moment historik

TAGGED: #MPB, #Xhelal Sveçla
Kosova Times October 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Reagime për dhe kundër pas miratimit të rezolutës për Srebrenicën

Kosova Times Kosova Times May 23, 2024
Sekuestrohen 3045 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren
Nevada, një nga shtetet kryesore për betejën elektorale
I shpallur në kërkim për grabitje banesash në Itali, arrestohet pas disa vitesh në arrati “skifteri” shqiptar
Vuçiq: Cilido qoftë vendimi i popullit tonë, unë do ta pranoj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?