By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 shkurt 2026
February 2, 2026
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare
February 1, 2026
Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë
February 1, 2026
Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi
February 1, 2026
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përfundon grumbullimi i gështenjave në Deçan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Përfundon grumbullimi i gështenjave në Deçan
Ballina 1Bujqësi

Përfundon grumbullimi i gështenjave në Deçan

Kosova Times
Last updated: 2024/10/28 at 9:55 PM
Kosova Times Published October 28, 2024
Share
SHARE

Edhe në Deçan ka përfunduar grumbullimi i gështenjave. Banorët e kësaj ane thonë se edhe në të kaluarën kanë grumbulluar dhe shitur gështenja, brez pas brezi, dhe se me këtë frutë kanë siguruar të ardhura.

Për banorët e Rrafshit të Dukagjinit në të kaluarën gështenja ka qenë ndër burimet kryesore për ekzistencë. Kështu thonë fermerët e kësaj ane në ‘Ditën e Gështenjës’, në Deçan, ku krahas këtij produkti ata kanë ekspozuar edhe prodhime tjera vendore.

“Brez pas brezi, gjeneratë pas gjenerate, kemi mbledhur gështenja, pra kemi jetuar me to. Si fëmijë e mbaj mend mblidhnim gështenja dhe blinim gjëra për veshmbathje për shkollim e për të gjitha”, tha Faton Tolaj, fermer.

“Kjo ditë është e shumë e veçantë për rajonin e Dukagjinit është dita e gështenjës dhe në përgjithësi për të gjitha produktet tona është e veçantë dhe shumë mirë e organizuar”, tha Besim Zeka, prodhues.

Organizimi tashmë tradicional i Ditës së Gështenjës nga komuna e Deçanit dhe Ministria e Bujqësisë përmes panairit të prodhimeve vendore është në funksion të promovimit dhe nxitjes së fermerëve për shtimin e kapaciteteve të tyre prodhuese, thanë zyrtarët komunal dhe ekspertët e kësaj fushe.

“Sot për ne është një festë e dyfishtë sepse festojmë edhe ditën e gështenjës, një ditë e shënuar për ne, njëkohësisht rrethuar me shumë produkte të Deçanit dhe shumë fermerëve të mrekullueshëm që ka treva jonë”, tha Rifat Stojkaj, drejtor i DBZHR-së.

“Po kësaj gështenja ka filluar të subvencionohet edhe nga Ministria e Buqësisë, të mbjellën plantacione me kulturën e gështenjës e cila do të përshtatet në këto zona dhe do të jetë një aset i mirë për zhvillimin e gjithëmbarshëm dhe zhvillimin e familjeve që janë në rrethinën e kësaj gështenje”, tha Bajram Çeku, agronom.

Në masivin e pyjeve në pjesën perëndimore të Rrafshit të Dukagjinit janë rreth 3500 hektarë me gështenjë.

You Might Also Like

Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare

Kurti për Rekën: Dëshmitar i qetë i kohës, fotografia e tij kujtesë publike

Osmani: Guximi i Elfete Humollit dhe Mentorit na frymëzon përjetësisht

Prokuroria në Mitrovicë interviston 43 kryesues për falsifikim votash

Kurti: Zahir Pajaziti me shokë, dritë udhërrëfyese e rezistencës çlirimtare

TAGGED: #Deçan, #Gështënja
Kosova Times October 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Ballkani mposht Malishevën, rikthehet në krye, kjo është tabela

Kosova Times Kosova Times November 11, 2024
Plani i Trump nuk do të shkojë lehtë apo shpejt. Nëse dështon, do të pasojë përshkallëzimi.
OKB: Numër alarmant i fëmijëve të vrarë në Sudan
Tahiri: Njohja e pasaportave serbe nga BE, goditje për shtetin e Kosovës
Ish-polici malazez tregon në detaje ku gjenden laboratorët e drogës në Kosovë dhe në Mal të Zi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?